LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Gjuha e Ballës, porosi e Edi Ramës si hakmarrje ndaj denoncimeve të Albana Vokshit tek ndërkombëtarët

Kryedemokrati shtoi se për Partinë Demokratike autori i vërtetë i “rrugaçërisë parlamentare” është Edi Rama, ndërsa theksoi se opozita do të ndjekë çështjen edhe në Komisionin e Etikës në Kuvend.

6 Mars 2026, 13:03 Nga I.A
Berisha: Gjuha e Ballës, porosi e Edi Ramës si hakmarrje ndaj
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për incidentin në Kuvend dhe fyerjet e deputetit Taulant Balla ndaj deputetes Albana Vokshi. Në një deklaratë për mediat, Berisha e akuzoi Ballën për gjuhë të papranueshme dhe e cilësoi atë si pjesë të organizatës kriminale të Edi Ramës.

Sipas Berishës, gjuha e përdorur nga Balla në Kuvend ishte e porositur nga kryeministri Edi Rama, si një reagim ndaj denoncimeve që Albana Vokshi ka bërë tek ndërkombëtarët. Kryedemokrati shtoi se për Partinë Demokratike autori i vërtetë i “rrugaçërisë parlamentare” është Edi Rama, ndërsa theksoi se opozita do të ndjekë çështjen edhe në Komisionin e Etikës në Kuvend.

'Taulant Balla përbën një nga kriminelët më të shpërfytyruar, një nga anëtarët më kryesorë të organizatës kriminale të Edi Ramës. Taulant Balla siç e kam denoncuar shumë e shumë herë, ish student është denoncuar nga organet zyrtare diplomatike të Shqipërisë si trafikant prostitutash. Ju jeni dëshmitarë se që në atë kohë unë kam denoncuar publikisht veprimtarinë kriminale me prostituta moldave të sjella nga Edi Rama tek eksponentë të PS-së. Kam denoncuar asokohe dhe lokalet ku ata frekuentonin. Fatos Nano ka marrë informacion të qartë për ndalimin e tij në kufi nga shtet mike, si transportues prostitutash.

Taulant Balla është një kriminel i degraduar, që ka porositur vrasje dhe porositë e tij për vrasje u dokumentuan në dosje gjyqësore të cilat një gjykatës dhe një prokuror kriminel i dogjën me procesverbal. Taulant Balla është personi i cili për të nxitur vrasje në Elbasan, ka udhëzuar që të vendosin revole në murin e oborrit të një familje, për ta konsideruar revolen të fshehur. Taulant Balla është krimineli i cili ka liruar së bashku me Vat Stakën, dy terroristët që i vendosën Lulzim Kullës, tritolin nën shalën e biçikletës dhe kjo është në dosje. Urdhërohet nga Suel Çela që së bashku me Vat Stakën të shkojë e të lirojë terroristët që vendosë tritol dhe ata u liruan. Dhe Vat Staka vazhdon të jetë në KLP apo se ku është tani. Taulant Balla është krimineli i cili është i dokumentuar duke biseduar me Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës, ku i ankohet për Sali Berishën dhe e nxit kundër Sali Berishës.

Taulant Balla është krimineli që po bën çdo përpjekje për të liruar vëllain e Suel Çelës i shtruar në një spital privat dhe po bën të gjitha përpjekjet për ta nxjerrë. Taulant Balla është krimineli i cili pas dokumenteve mbi të cilat fjeti për vite të tëra Altin Troplini, është krimineli që u mor me lirimin e automjeteve me të cilat u sollën 5 mln euro për kartelin e drogës Çela.
Taulant Balla është krimineli i cili në biseda me Mario Çelën, zotohet se do të arrestojë kundërshtarët e bandës Çelaj, me kusht që ata të garantojnë të gjitha votat. Ky është Taulant Balla, një kriminel i damkosur, e vërteta e tij. Përsa i përket gjuhës së tij, është gjuha që i shkon atij, është gjuhë e një njeriu që nuk ka asnjë normë morale, asnjë normë shoqërore, asnjë normë ligjore. Është një kriminel peng i krimit, i aftë të zbatojë.

Por ai ka zbatuar dje porosinë direkte të Edi Ramës. Ne kemi të dhëna dhe do të hetojmë se ajo çka tha Taulant Balla është bërë në përputhje me porosinë e Edi Ramës, i cili në urrejtjen e papërmbajtur të një paranojaku fajëson Alban Vokshin për ndëshkimet që po vijnë njëra pas tjetrës nga komuniteti ndërkombëtar. Pra është një reagim i Edi Ramës ndaj ndëshkimeve të njëpasnjëshme që ka marrë dhe do të marrë nga komuniteti ndërkombëtar. Kështu që për PD autori i vërtetë i asaj rrugaçërie parlamentare është Edi Rama. Ai ka porositë krimin,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet