LIVE UPDATES
Politike

Berisha shpjegon vonesën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar: Prioritet mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë

Kryedemokrati theksoi se ai dhe lidershipi i partisë janë njerëz të fjalës, por pas zgjedhjeve fokusi i tyre kryesor ka qenë mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë.

17 Dhjetor 2025, 17:34 Nga M.L
Berisha shpjegon vonesën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar:
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti pasditen e sotme fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar demokrat. Berisha fillimisht sqaroi arsyet pse Këshilli nuk u mblodh menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit, siç ishte paralajmëruar më parë.

Kryedemokrati theksoi se ai dhe lidershipi i partisë janë njerëz të fjalës, por pas zgjedhjeve fokusi i tyre kryesor ka qenë mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë.

Sipas kryedemokratit, ata që fajësojnë opozitën për humbjen në zgjedhje bëjnë një gabim të madh, pasi, dashje pa dashje, po justifikojnë atë që ai e quajti një farsë zgjedhore.

“Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt ju, anëtareve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, të gjithë demokrateve dhe demokratëve, mbështetësve tanë kudo që janë. Do ta filloj këtë fjalë së pari me një sqarim të domosdoshëm për vonesën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD pas zgjedhjeve të 11 majit. Duhet të garantoj çdo demokrate e demokrat, çdo anëtare dhe anëtar të Këshillit Kombëtar se kjo vonesë ka pasur vetëm një shkak, dhe ky shkak ka qenë mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë.

Unë, dhe të gjithë ne, jemi njerëz të fjalës. Ne mbahemi për fjalën tonë. Dy kanë qenë, të themi, kryefjalët tona. E para, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. E kam thënë me dhjetëra e dhjetëra herë dhe e them përsëri, por e dyta, ne u thamë shqiptarëve se do mbrojmë votën. Dhe se mbrojtja e votës ishte prova më e madhe e seriozitetit tonë, e përkushtimti tonë, e vendosmërisë, integritetit dhe ndershmërisë tonë.

Duke thënë këtë, theksoj se fushata elektorale e vitit 2025 ka qenë fushata me programin më të shkëlqyer elektoral në tërë historinë e PD. Ka qenë fushata me arkitektin më të aftë të fushatave elektorale, arkitektin e fitores së presidentit Donald Trump. Ka qenë fushata, në të cilën ne garantuam mbështetje të plotë dhe totale nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë, CDI, IDU dhe vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, Partia Popullore Europiane denoncoi pa u zhvilluar farsën elektorale që kishte përgatitur Edi Rama.

Në këtë kontekst, mund të them se farsa e vitit 2025, tejkalonte në përmasa të pakrahasueshme të gjitha farsat e tjera elektorale. Ata të cilët duan të fajësojnë opozitën për farsën bëjnë një gabim të madh në substancë, në thelb, dhe me dashje ose pa dashje justifikojnë farsën. Sepse për çdo qytetar, për çdo individ, për çdo politikan, që ka të qartë procesin zgjedhor, ai e di se në qoftë se gara zhvillohet midis shtetit elektoral dhe partive politike, ajo nuk është garë, por është farsë.

Për ata të cilët, përsëri në mungesë të kulturës elektorale apo për arsye të tjera, mendojnë ndryshe, u them prapë se në rast se qeveria organizon në kundërshtim me ligjin, duke shpenzuar për çdo aktivitet, organizon 4533 aktivitete, përfshi ditën e votimit 7 milionë për Giro D’Italia, ajo nuk zhvillon zgjedhje, por zhvillon farsë dhe shkel me këtë parimet themelore të dokumenteve ndërkombëtare për zgjedhjet e drejta. Në rast se qeveria, në një proces zgjedhor, u dhuron 65 perqind të zgjedhësve 100 euro për votë, ajo nuk është zgjedhje, por është farsë.

Në rast se qeveria fal dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë euro gjoba dhe kamata, ato që unë i quaja 200 milionë, provohet të jenë 2 miliardë, dhe që u interesojnë 200 mijë familjeve dhe bizneseve, nga të cilat 84 mijë aktive, ajo nuk është zgjedhje, por është farsë. Në rast se qeveria licencon në mes të fushatës elektorale mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis nga 200 që e autorizon ligji, ajo nuk është zgjedhje, por është farsë.

Në rast se qeveria mobilizon si agjentë elektoralë rrogëtarët e paguar me paratë e taksapaguesve, administratën shtetërore, përdor të gjithë logjistikën e saj, mjetet e saj, fuqinë ekzekutive të saj, ato nuk janë zgjedhje, por janë farsë. Dhe në rast se ndonjë njeri mendon se Edi Rama fitoi zgjedhjet, mashtron veten dhe është i mashtruar. Në rast se përdor bandat më të rrezikshme të Europës, si Troplinët e Durrësit, Suel Çelën e Elbasanit, Bajrët e Shkodrës, Xhabaftët e Vorës, Hakmarrjen për Drejtësi të Lushnjes dhe Vlorës, dhe u jep atyre listën për 28 deputetë, ato nuk janë zgjedhje, por janë farsë.

Dhe çdo njeri që pretendon se vërtet Edi Rama u votua në ato zgjedhje, mashtron veten dhe me dashje apo pa dashje mbështet Edi Ramën. Edi Rama nuk i fitoi kurrë zgjedhjet, PD do ishte në pushtet sot në qoftë se nuk do përdoreshin 2 miliardë euro dy ditë para zgjedhjeve, 76 milionë euro në mes të fushatës elektorale, bandat në të katër anët për të terrorizuar qytetarët dhe blerë votat, etj, etj”, tha Berisha./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet