LIVE UPDATES
Politike

Berisha-Dumanit: Ti je një armik i egër i pluralizmit politik. Je një bastard, një Aranit Çelë në llojin tënd

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se Erion Veliaj është arrestuar për "llogari" të Edi Ramës.

15 Tetor 2025, 14:07 Nga E.d
Berisha-Dumanit: Ti je një armik i egër i pluralizmit politik. Je
Sali Berisha

TIRANË - Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Kreun e SPAK Altin Dumanin se ai është "armik i egër i pluralizmit politik". Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se Erion Veliaj është arrestuar për "llogari" të Edi Ramës.

Berisha e akuzoi Dumanin për mospërgjegjësi në rrethimin dhe dhunën ndaj aktivistëve. Kreu i PD-së  kërkoi responsabilitet për zyrtarët të cilët sipas tij, "flenë mbi dosjet e krimit".

"A nuk është ky ? Më falni ë, e kanë rrethuar dhe desh e kanë rrahur dhe kanë bërë shumë gabim.
E tha vetë. E rrethoi shteti atë, nuk kemi bërë protesta ne, kurrë. Dhe opozita mund të bëjë protesta, po unë nuk jam për protesta. Problemi i drejtësisë është ky, që kur është krijuar shteti, këtij sistemi i jepet pushtet për ta ushtruar. Nuk është i zgjedhur, por është në ujdinë për ekzistencën e shtetit që ka ligjet, që duhet të ketë edhe sistemin e mbikëqyrjes. Opozita ka të drejtë të protestojë, por as ka protestuar dhe as do protestojë. Kam bërë konferenca shtypi aty vetëm për t’u thënë të vërtetat shqiptarëve. Desh i shtruan në dru, e tha vetë dje, dhe shërbëtori i tyre, po kujt i thotë, me se i justifikon ai, të na thotë pak, dosjen 339 dhe 184?

Ato janë dosje botërore...
A ka krim më të shëmtuar se ky të mbyllësh ato dosje?
Unë u them qytetarëve shqiptarë se njeriu që për një arsye apo një tjetër, pothuaj çdo ditë merret me bandat, kartelet, me këto e me ato, asnjëra prej tyre nuk u ka vjedhur ju 1 miliardë euro. As nuk kanë vjedhur as një të pestën e këtyre që kanë vjedhur këta me kollare. Ja ku janë 1 miliard euro. Ku janë? Asnjë përgjegjës. Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë djegësin e Tiranës. I pavarur ky. Ti je një armik i egër i pluralizmit politik në Shqipëri. Je një bastard, një Aranit Çelë në llojin tënd. Prisni një minutë, kemi arrestuar apo kemi bërë 35 zyrtarë. Ndalemi pak. Tre liderët e partive kryesore opozitare. Asnjë zyrtar të partisë së krimit. Erion Veliajn e arrestuat për llogari të Edi Ramës. Atë e ka marrë vesh tani çdo njeri. Dhe nuk kanë turp dhe dalin e flasin. Megjithëse shpesh dje ai u bë gati të largohej se nuk i përballonte dot të vërtetat.
Po sigurisht se po të vish si armik i atij sistemi për të cilin kanë vdekur shqiptarët, i lirive të tyre të votës, a e dini ju sa padi janë bërë në SKAP? Mbi 100 vetëm për zgjedhjet. Ky injorant, i turpshëm. Po të lexojë raportin e ndërkombëtarëve. Raporti thotë që në fillim se u përdorën resurset shtetërore në kundërshtim me ligjin për votat.


Por nuk ka rëndësi për të se partia e tij mund të bëjë ç’të dojë për votat sepse vetë është i marrë peng.
Dhe ankohet se është quajtur kryetar i një organizate kriminale. Nuk e quaja unë kurrë të tillë po të mos kisha unë këtu dokumentet që faktojnë se Taulant Balla ka porositur vrasje dhe janë eliminuar dokumentet. Nuk e thosha kurrë këtë po të mos kisha dokumente zyrtare që faktojnë se Taulant Balla ka arrestuar bandën kundërshtare. Edhe tani kështu po ndodh. Ky është i gjithë skenari. Pra arreston bandën për të marrë votat dhe jo për të bërë rendin. Dhe ky i ka në dosje.
Ky ka në dosje Vath Stakën. A e dini se ç’është Vath Staka? Është një prokuror hajdut që ka fshehur gjysmën e pasurisë. Dhe ia ka kaluar Taulant Balla me kompani vetingun. Ia kam unë dosjen.


Po pse? Sepse i thoshte Sueli këtij Taulantit, shko më nxirr ato dy vrasësit.
Terroristë ata, se të fusësh tritol në shalë që të vrasësh njerëz, ky është akt terrorist.
Dhe Vath Staka shkoi dhe i liroi ata. I ka të gjitha në dosje këto ky Troplini. Po ti je kriminel dhe për këto do të përgjigjesh absolutisht. Unë nuk dua të them kurrë se SPAK i tërë është. Por aty janë 5-6 vetë të lidhur me krimin dhe ky në radhë të parë, se ky fle mbi dosjet. Ky ka dosjet. Eriona Daupaj, ish-agjentja e BKH, e regjistruar me të gjitha, përmend prokurorët e tij, që kërkojnë jo nuk i duam 30 mijë, duam 70 mijë. Dëshmon Taulant Balla se do ua marrë atyre makinat në polici që t’i nxjerrin jashtë afatit. Dhe çfarë do të themi ty mor? Je varianti më i shëmtuar. Ti ke një vend dhe ai vend është aty ku e kanë ata që flenë mbi dosjet e krimit. Prandaj vrapoje ti për të ndryshuar Kushtetutën se duhej të vazhdoje me mandatin. Megjithatë unë u përgëzoj se ai u bë disa herë gati që të dilte nga salla." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd altin dumani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë