LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Dokumentet janë të institucioneve shtetërore, katër shkeljet që nxjerrin në pah mashtrimin e madh të Dumanit

Gjatë një deklarate për mediat para godinës së SPAK, Berisha u shpreh se dokumentet që vërtetojnë këto janë të institucioneve shtetërore.

18 Maj 2026, 11:10 Nga E.d
Berisha: Dokumentet janë të institucioneve shtetërore, katër
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se janë katër shkeljet që nxjerrin në pah mashtrimin e Altin Dumanit, gjatë procesit të Vetingut. Gjatë një deklarate për mediat para godinës së SPAK, Berisha u shpreh se dokumentet që vërtetojnë këto janë të institucioneve shtetërore.

Klodiana Lala, News24: Zoti Berisha, ju prej disa herësh vini këtu përpara SPAK-ut dhe ngrini akuza ndaj zotit Dumani. Ju kam pyetur edhe më herët, por deri tani nuk kemi një informacion zyrtar që ju të keni bërë një kallëzim penal. A do të paraqisni një kallëzim penal ju në cilësinë e ish-kryeministrit ndaj zotit Dumani dhe nëse po, për cilat vepra penale ju kanë orientuar avokatët tuaj? Sepse këto deklaratat publike, sikurse ju thatë vetë, i merr era, sepse dhe më herët ju e keni vlerësuar zotin Dumani si një ndër njerëzit më të suksesshëm në sistemin e drejtësisë. Sot e konsideroni si e keqja e madhe e Prokurorisë së Posaçme. A do të ketë një kallëzim penal nga ana juaj në adresë të tij?

Sali Berisha: Unë, njerëzisht do t'ju kërkoja ta korrigjonim pak atë çështjen që, të krahasimit të fjalëve me dokumentet.

Klodiana Lala: Po pikërisht këtë po ju pyes zoti Berisha. Ju thatë vetë që fjalët i merr era. Meqënëse pretendoni që keni dokumente, a do bëni kallëzim penal?

Sali Berisha: Unë këtu po flas me dokumente zyrtare, të cilat nxjerrin në pah.
Një: mashtrimin e madh të Altin Dumanit.
Dy: larjen e parave në vilën e tij.
Tre: shkeljen e ligjeve, ndërtimin pa leje dhe legalizimin në vitin 2016.

Katër: tërheqjen si mafie të deklaratës nga dosja e vetingut. Nuk është deklarata e dhëndurrit të tij në dosjen e vetingut, sepse është shkatërrimtare deklarata. Deklarata është shkatërrimtare. Thotë, vila është banuar në vitin 2000 dhe Altini në media ka deklaruar se është përdorur si faltore, në një kohë kur, në një kohë kur ajo s'ekzistonte, ekzistonte tokë arë. Unë besoj se me dokumente origjinale, me vulë dhe firmë, po bëhet një kontribut i jashtëzakonshëm në zbardhjen e të vërtetave për një njeri që ka kryesuar institucionin më të rëndësishëm të akuzës dhe që e meriton të jetë sot në bankën e akuzës.

Klodiana Lala: Pikërisht këtë pyetje po ju bëj zoti Berisha, a do të bëni ju kallëzim penal në adresë të zotit Dumani? Është shumë e thjeshtë pyetja.

Sali Berisha: As që mund të pyetet për këtë punë, që do të ketë një kallëzim, i cili, siç u bë për Irena Gjokën dhe e gjykoi Altin Gjoka, edhe ky do mund të gjejë, se këta janë një korporatë krimi. Këta janë një korporatë e kapur. Këta janë një grup kriminelësh të cilët shkelmojnë mbi djersën, mundin, punën e dhjetëra e dhjetëra e dhjetëra prokurorëve, gjykatësve, hetuesve që duan të bëjnë ligjin. Këta janë. Se ky është kryetar, ajo ishte kryetare.
Dhe ky e mbron atë. Dhe ja pse e mbron, sepse ajo i ka këto dosje. Ajo i ka, Irena i ka këto. Irenës ja kanë dhënë këto.

Arsen Rusta, MCNTV: Ku i gjeti Irena Gjoka këto?

Sali Berisha: Aty ku i gjeta unë? Kanë të njëjtin burim. Po aty, po burimet janë institucione shtetërore. Janë institucione shtetërore, nuk i kam marrë tjetërkund unë. Këto janë institucione shtetërore. Ky është, përpjekja e tij të fshehë, ka tërhequr deklaratën e dhëndërrit dhe vjehrrës dhe nuk e gjeni aty, po ja që është ajo./Dosja.al

altin dumani sali berisha pd

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026