LIVE UPDATES
Politike

Durrës Marina/ Investigimi: Nga “investim strategjik” në një skemë fitimi

Kur kontrata me kompaninë private të familjes së Mohamed Alabbar u miratua në Kuvend, u kuptua qartë se ajo që ishte thënë nuk kishte lidhje me projektin që miratohej.

18 Maj 2026, 10:04 Nga D.S

Durrës Marina/ Investigimi: Nga “investim strategjik” në

DURRËS- Durrës Yacht Marina u prezantua fillimisht si një nga investimet më të mëdha të huaja që do të realizoheshin në Shqipëri dhe se do të transformonte qytetin e Durrësit në epiqendër të turizimit të jahteve në Europë.

Kur kontrata me kompaninë private të familjes së Mohamed Alabbar u miratua në Kuvend, u kuptua qartë se ajo që ishte thënë nuk kishte lidhje me projektin që miratohej. Më shumë se sa marinë turistike (që planfikohet të ndërtohet në fund), portin më të rëndësishëm tregtar të vendit do e zëvendësonte një projekt masiv ndërtimi me pallate dhe hotele.

Me një ndryshim: financimi nuk do të ishte i kompanisë me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, por i blerësve. Në planin e biznesit, kompania merrte përsipër të investonte vetëm 6.8% të projektit (3.4% kredi nga banka) dhe pjesa dërrmuese e parave do të sigurohej nga lidhja e kontratave të parashitjes. Toka ku ndërtohej dhe taksa në infrastrukturë ishin kontribut i shtetit shqiptar që ka 33% në kompaninë Durrës Marina.

Në fund, pasi investonte 80 milion euro para të saj, Eagle Hills Real Estate Development planfikonte të fitonte 572 milion euro, me një normë kthimi investimi 615%! Pasi propaganda se paratë që do të financonin Durrës Marina ishin investime të huaja ra, në publik u shit fabula se projekti do të ishte ndër më të mirët sa i takon punimeve inxhinierike dhe arkitekturës, pasi vinte të ndërtonte firma e një prej drejtuesve të Emaar Group, kompani që kishte ndërtuar Burj Kalifa, Marina Dubai, Dubai Mall etj. Tashmë dhe kjo fasadë ra.

Projektimi është bërë nga kompani shqiptare dhe ndërtimin po e bëjnë po ato. Nga 5 godina që po ngrihen, dy janë fundosur me disa centimetra dhe rrezikojnë prishjen. Nëse sheh bilancet e kompanisë Durrës Marina, mund të konstatosh shumë lehtë se vlera e punimeve për vitin 2023 dhe 2024 është 41 milion euro, nga të cilat investimi i kompanisë Eagle Hills është 7.4 milion euro. Shumica e punimeve janë financuar me paratë e kontratave të shitjes përmes të cilave janë mbledhur 36 milion euro.

Me këtë që ka ndodhur, investitori ka luajtuar bixhoz me lekët e klientëve (pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë)! Ky rrezik ka ardhur për shkak të modelit të financimit që kanë miratuar në kontratën e projektit deputetët e Kuvendit dhe që ndodh si fenomen në të gjithë tregun e ndërtimit në Shqipëri. Mbrojtja për konsumatorin është zero: ai jep paratë e financimit, merr përsipër çdo risk – ndërsa investitori që ka siguruar lejen e ndërtimit vjel fitimin! Por përveç kësaj, shifrat tregojnë se historia e projektit Durrës Marina nxjerr të humbur jo vetëm ata që kanë blerë apartamente, por të gjithë qytetarët shqiptarë.

Po prishet një pasuri që vlen qindra milion euro siç është Porti i Durrësit, me paratë e taksave të shqiptarëve po financohet një projekt tjetër që kushton 390 milion euro vetëm për Fazën e Parë, që t’i hapim rrugën investimit 13.3 milion euro (bashkë me kapitalin që ka shtuar në 2025-n) të kompanisë nga Dubai, Eagle Hills Real Estate!/Shteg.org

durres marina edi rama emiratet e bashkuara

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës