LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Çdo qytetar shqiptar ka përfituar vetëm 4 euro nga fluksi turistik

Kreu i PD-së theksoi se sipas statistikave të qeverisë Rama, raportohet se çdo qytetar shqiptar ka përfituar vetëm 4 euro nga fluksi turistik,ndërkohë që kjo llogari logjikisht nuk mund të jetë reale.

17 Korrik 2024, 20:32 Nga E. D
Berisha: Çdo qytetar shqiptar ka përfituar vetëm 4 euro nga
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demikratike Sali Berisha në fjalimit e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë pallatit u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe statistikat e qeverisë së tij tregojnë shifra jo reale dhe përpiqen të fshehin shifrat e vërteta të numrit të turistëve dhe të të ardhurave që shteti Shqiptar ka fituar në vitin e shkuar. Kreu i PD-së theksoi se sipas statistikave të qeverisë Rama, raportohet se çdo qytetar shqiptar ka përfituar vetëm 4 euro nga fluksi turistik,ndërkohë që kjo llogari logjikisht nuk mund të jetë reale. 

"Edi Rama dhe televizionet e tij turiste, nga mëngjesi gjer në darkë u bien borive se vitin e kaluar morën, patën 10.1 milionë turistë. Mirëpo, po statistikat e narkoqeverisë së Edi Ramës thonë se në 109 mijë shtretër turistikë të Shqipërisë, u regjistruan gjithsej 6 milionë net fjetje. Pra, miqtë e mi, me këtë llogari i bie se çdo turist fjeti në Shqipëri dy orë më shumë se gjysëm nate, apo një orë më shumë se gjysëm nate. Nga 10 milionë, janë 6 milionë net. Më falni, nuk po shkoj larg unë, as në Spanjë, as në Itali, Francë apo ndonjë vend tjetër, por po ndalem këtu në Mal të Zi, 100 e ca kilometra që këtu. Ky vend, vitin e kaluar ka regjistruar 2.6 milionë të ardhur në Malin e Zi. Dhe ka regjistruar 16.3 milionë net fjetje. Pra, turisti në Malin e Zi, 180 kilometra nga Tirana, ka regjistruar me 2.6 milionë, 16.3 milionë net, apo 6.2 net për turist. Ka regjistuar pra miqtë e mi, fiks mbi 10-fishin e netëve për turist të Shqipërisë. Pra, qytetari i Malit të Zi, ka përfituar nga taksat e këtyre net fjetje, 10 herë më shumë se qytetari i Shqipërisë. 10 herë më shumë, por unë po i marr të dhënat siç janë. Ku kanë shkuar këto? Që të gjitha këto 10 herë më pak për shqiptarët atëherë, kanë shkuar në kontot bankare të klientelës së Edi Ramës, qeveritarëve, por jo në taksa që duhet të ktheheshin në buxhet për arsimin, shëndetësinë, për rrogat, pensionet. Prapë vazhdojmë me këtë analizë, Edi Rama ka shndërruar këtë sektor në një mallkim për qytetarët. Po pse? Në vitin 2022, Ministria e Financave me fatura, konstaton se nga 7.2 milionë turistë, fjetjet e tyre në Shqipëri janë xhiruar 140 milionë euro. Nga të cilat janë paguar si TVSH me 6 përqind, që është TVSH e tyre, 8.5 milionë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kanë ndarë pra, nga 7.2 milionë turistë, 8.5 milionë. Po t’i heqim kreditimin e TVSH, i bie 8 milionë. Pra o miqtë e mi, në këtë pasuri përrallore, çdo qytetar i këtij vendi, përveç atyre që janë pronar hotelesh e motelesh, ka përfituar 4 euro. Në qoftë se kemi përfituar gjithsej 8 milionë euro si popull dhe 4 euro për person, kemi shpenzuar nga paratë e buxhetit, nga taksat tuaja, kemi investuar në resortet turistike të klaneve të Edi Ramës, 430 milionë euro në vit," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë