17 Korrik 2024, 18:02
Nga M.B
Petro Gjikuria
HIMARA- Kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuaria, nis sot fushatën për zgjedhjet që do të mbahen më 4 gusht. Ditën e djeshme u bë publike ftesa e Gjikurias për të marrë pjesë në hapjen e fushatës së tij. Aty shkruhej se Gjikuria fton bashkëqytetarët e Himarës në orën 19:30 të ditës së mërkurë në Himarë Fshat. Në ftesë Gjikuria shtonte se fton qytetarët e Himarës që të bashkëbisedojnë për vizionin dhe për programin për drejtimin e Bashkisë.

Para disa ditësh, edhe kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur si kandidat të tyre Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës, në këto kushte rivali i Gjikurias.
Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.
Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit.
Me urgjencë, qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.
petro gjikuria
Politike
17 Korrik 2024, 17:19
M.B
Niko Hyka
TIRANA- Gjatë seancës dëgjimore sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndet&eum...
Politike
17 Korrik 2024, 16:10
S.B
Zheni Gjergji
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji ka bërë një deklaratë lidhur me zjarrin e vën&e...
Politike
17 Korrik 2024, 15:34
M.B
Foto nga mbledhja
TIRANA- Afati për punimet e Komisionit Hetimor Parlamentar për Koncesionet në Shëndetësi dhe Check Up ë...
Politike
17 Korrik 2024, 15:28
I.A
Fatmir Mediu
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka folur për gjyqin për Gërdecin, që po mbahet kundër tij. N&...
Politike
17 Korrik 2024, 15:12
I.A
Kryeministria
TIRANË- Mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj në takimin e kryeministrit Edi Rama së bashku me kryebashkiakët e tjerë...
Politike
17 Korrik 2024, 13:35
I.A
Vlora Hyseni
TIRANË- Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, ka raportuar sot në komisionin e Sigurisë. Ajo u shpreh se ka pasur akuza të...
Politike
17 Korrik 2024, 14:57
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj në takimin e kryeministrit Edi Rama së bashku me kryebashkiakët e tjerë...
Politike
17 Korrik 2024, 14:51
N.F
Mbledhja
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu gjatë fjalës së saj në komisionin e Shëndet&eum...
Politike
17 Korrik 2024, 14:52
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme grupin Parlamentar për të diskutuar në lidhje me reform&e...
Politike
17 Korrik 2024, 14:15
r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në një deklaratë për media...