Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha u shpreh se në ultësirën e Durrësit, dy hidrovorë të fuqishëm, që e mbrojnë atë dhe dy kanalet kryesore të kësaj ultësire, janë jashtë funksioni.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do të bëjë inventarin e përmbytjeve dhe do të dëmshpërblej të gjithë banorët, kur të vij në pushtet. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha u shpreh se në ultësirën e Durrësit, dy hidrovorë të fuqishëm, që e mbrojnë atë dhe dy kanalet kryesore të kësaj ultësire, janë jashtë funksioni.
Ai tha se patronazhistët kanë vjedhur tre pompa të fuqishme nga hidrovori i Hamallës. Lideri i opozitës tha se hidrovori i Porto Romanos është postuar në mënyrën më kriminale nga vendi. Sipas tij nga 9 porta që ka, gjysma nuk i funksionojnë. Në fund, Berisha tha se kjo është një emergjencë dhe kërkon që shteti t’i përgjigjet.
“Më dramatike është situata e përmbytjeve home-made, e bërë nga dora e njeriut.
Jo shiu, shiun nuk e ka sjellë njeriu. Por problemi është se në ultësirën e Durrësit, dy hidrovorë të fuqishëm, që e mbrojnë atë, dhe dy kanalet kryesore që e mbrojnë territorin e kësaj ultësire, ishin jashtë funksioni. Hidrovori i Hamallës, patronazhistët i kishin vjedhur tre pompa të fuqishme mijëra e mijëra litra ujë në sekondë. Zhdukur të tria.
Vjedhur pompat, vjedhur motorrat. Mirrnin rrogat dhe pafytyrësisht gjer sot asnjë njeri nuk është bërë përgjegjës. Por një njeri që të kujton njerëzit primitivë me qëndrimet e veta, por nuk është primitiv, fajësonte qytetarët se kanë hedhur letra dhe plastika në kanalet. Ndërkohë, nga taksat e tyre janë marrë 40 e ca milionë euro për pastrimin e kanaleve, mirëmbajtjen e tyre dhe mbrojtjen e qytetarëve, por ato kanë përfunduar të gjitha në xhepat e Lubive të qeverisë, e banditëve të qeverisë.
Hidrovori i Porto Romanos është postuar në mënyrën më kriminale nga vendi, pika më e ulët që duhej të ishte, e kanë nxjerrë në një terren tjetër ku mbi 1 metër e gjysmë apo dy metra më lart, dhe atij nga 9 porta, gjysma nuk i funksionojnë fare. Kështu dhe hidrovorët e tjerë me radhë. Një shtet që figuron vetëm në drogë dhe në letër. Dhe për të gjitha këto, fajet i paskan qytetarët. Njeri primitiv që nuk mban përgjegjësi. Nuk është primitiv, është hajdut i tmerrshëm dhe ka frikë nga vjedhjet që ka bërë, të gjitha fatkeqësitë që kanë në themel vjedhjet e tyre. Unë i përgëzoj deputetët për punën që bënë në solidaritetin e tyre ndaj qytetarëve të përmbytur.
U bënë zëri i tyre dhe do jemi zëri i tyre, i çdo shqiptari në nevojë dhe fatkeqësi.
Cinizmi i Ramaduros nuk ka kufi. Pas 10 ditësh e mblodhi të ashtuquajturin komitetin e emergjencave civile dhe nuk shpalli gjendjen e emergjencës në mënyrë që të mos ketë detyrim për të kompensuar qindarkë për qindarkë dëmet e krijuara absolutisht nga indiferenca, korrupsioni, vjedhja e institucioneve të narko-qeverisë.
Ne jemi angazhuar në një lloj inventari me ato që mundemi. I garantojmë qytetarët e këtyre zonave se zërin tonë do ta përdorim fuqishëm dhe në çdo kohë, kjo parti në pushtet do i dëmshpërblejë ata për çdo qindarkë që kanë humbur në këto mbytjeje. Sepse ajo është një emergjencë dhe kërkon që shteti t’i përgjigjet, kurse ky do t’i fajësojë se kanë hedhur letra dhe plastika në kanale.” tha Berisha./Dosja.al
Mbledhja e partise demokratike TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, të gjithë miqtë e Shqipërisë...
Shkëlqim Hajdari TIRANË- Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. M&e...
Agim Ismaili TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për tentativës së hakerimit të SPAK vitin e kaluar. M&eum...
Andis Salla GJERMANI- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin, Gjermani, në kuadër të Forum...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin e saj, lidhur me sekuestrimin e telefonave celular nga SP...
Ambasada e SHBA TIRANË- Ambasada amerikane ka reaguar ditën e sotme në lidhje me pezullimin e vizave nga DASH për Shqipërin&e...
SPAK TIRANË- Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme. Mës...
TIRANË- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me pezullimin e vizave të SHBA për ...
Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për...
Foto ilustruese TIRANË- Gara për emërimin e zv.drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit është hapur...