15 Janar 2026, 10:09
Nga I.A

TIRANË- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me pezullimin e vizave të SHBA për 75 vende, ku mes tyre është edhe Shqipëria.
Sipas Spiropalit, SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve, por ka ndryshuar politikën e emigracionit për lejet e qëndrimit.
Postimi i Plotë:
Fabula e tyre e çartur shkon aq larg, sa deklarojnë se partnerët tanë historikë dhe strategjikë, e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë. E paimagjinueshme!
Në fakt, të dyja këto, janë fund e krye trillime politike. E vërteta është se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.
Askush nuk ndalohet të udhëtojë dhe të vizitojë si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e Qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit.
Pra nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor.
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullohet përpunimi i vizave të imigracionit deri në rishikim zyrtar, dhe ky vendim vjen si pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit.
Pra shkurt dhe thjesht, vendimi nuk ka të bëjë asgjëkundi me fabrikime nga më të çuditshmet për nongrata imagjinare mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
elisa spiropali
Politike
15 Janar 2026, 09:52
I.A
Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për...
Politike
15 Janar 2026, 09:19
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Gara për emërimin e zv.drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit është hapur...
Politike
14 Janar 2026, 20:49
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të PS ditën e premte në orën 10:00, në...
Politike
14 Janar 2026, 20:39
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ky vendim ...
Politike
14 Janar 2026, 20:16
E. D
Hykmete Bajrami
KOSOVË- Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares së LDK-së. Njëkohësisht a...
Politike
14 Janar 2026, 19:06
E.d
Foto ilustruse
Dyshime për manipulime me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, dhe ankesa nga kandidatët për deputet&eum...
Politike
14 Janar 2026, 18:32
E.d
Foto ilustruse
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryeminist...
Politike
14 Janar 2026, 17:29
E. D
Besfort Lamallari
TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka thirrur sot një takim të posaçëm me drejtuesit e t&e...
Politike
14 Janar 2026, 16:54
E. D
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka hartuar një Plan Veprimi 27-faqësh, pasi Bashkimi Evropian e k...
Politike
14 Janar 2026, 15:52
E. D
Protesta para kryeministrise
TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë të shtunën e 24 janarit protestën e radhës komb&...