LIVE UPDATES
Politike

"Hiqni masën e vendosjes në kafaz!" ZBARDHEN kërkesat e Erion Veliaj në GJKKO, cilat janë pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës: Jam thirrur për t’u mbrojtur jo për t’u poshtëruar

Veliaj ka theksuar se beson dhe respekton drejtësinë, por ka kërkuar respektimin e të drejtave të tij themelore, duke nënvizuar mungesën e mundësisë për të njohur materialet e dosjes.

2 Dhjetor 2025, 10:05 Nga M.L
"Hiqni masën e vendosjes në kafaz!" ZBARDHEN kërkesat e
Erion Veliaj në GJK, foto ilustruese

TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet sot seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai është i pranishëm personalisht në sallë dhe ka bërë të qarta kërkesat e tij kryesore për procesin.

Veliaj ka theksuar se beson dhe respekton drejtësinë, por ka kërkuar respektimin e të drejtave të tij themelore, duke nënvizuar mungesën e mundësisë për të njohur materialet e dosjes. Sipas tij, deri tani nuk i është vënë në dispozicion një kopje fizike e aktakuzës, e cila përbën rreth 60,000 faqe, gjë që e ka penguar përgatitjen e mbrojtjes.

Kryebashkiaku kërkon heqjen e masës së vendosjes në kafaz gjatë seancave, që sipas tij cenon dinjitetin, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për mbrojtje efektive. Ai kërkon gjithashtu të ketë akses të plotë dhe të menjëhershëm në aktet e dosjes dhe shtyrjen e procedurës derisa këto të drejta të garantohen në mënyrë të plotë.

Veliaj ka theksuar se kërkesat e tij nuk burojnë nga statusi publik, por nga e drejta e tij si qytetar i Republikës së Shqipërisë, dhe se qëllimi i tij është të marrë pjesë në proces në mënyrë të barabartë dhe të drejtë.

Fjala e plotë e Erion Veliajt:

E nderuara zonja Gjyqtare,

Është hera e parë që paraqitem personalisht në këtë fazë gjyqësore.

Dua ta nis duke e bërë të qartë se kjo vonesë nuk ka ardhur kurrë për mungesë respekti ndaj këtij trupi gjykues, as ndaj gjykatës, e aq më pak ndaj drejtësisë. Përkundrazi, pikërisht sepse besoj dhe e respektoj drejtësinë, pikërisht sepse e respektoj rolin e gjykatës dhe standardet që duhet të udhëheqin një proces të drejtë, kam kërkuar pa asnjë ndërprerje, në gjithë këta muaj, drejtësi dhe standarde të larta në zbatimin e saj.

Gjatë gjithë këtyre muajve kam kërkuar vetëm të drejta elementare, të drejta që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia garanton çdo qytetari pa përjashtim, por që mua, deri më sot, nuk më është bërë e mundur ti ushtroj. Kam kërkuar dinjitet dhe të kem akses të plotë, të pakufizuar dhe real, si dhe kohën e kushtet e nevojshme për të lexuar aktet, provat dhe çdo deklarim mbi të cilat është ndërtuar akuza që më ka sjellë para Jush dhe më ka vendosur në izolim.

Fakti që është dashur një kohë kaq e gjatë për të më vënë në dispozicion një dosje që është bërë jo vetëm shkak i heqjes së lirisë sime, por edhe i largimit faktik nga ushtrimi i funksioneve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, po kthehet në një absurd tragjikomik. Dhe këtë e them me shumë keqardhje dhe me respekt të plotë për këtë gjykatë: vonesa dhe pengesat e vazhdueshme krijojnë panoramën e një paragjykimi të plotë të çështjes, si dhe të trajtimit të të drejtave të mia kushtetuese jo si detyrime solemne të shtetit, por si pengesa që duhen anashkaluar në funksion të një procesi, që duket sikur kërkohet të zhvillohet shpejt, të mbyllet shpejt dhe të dëgjohet sa më pak.

Fakti që mua personalisht, nuk më është vënë ende në dispozicion një kopje fizike e akteve, si dhe koha minimale për t’u njohur me një akuzë të ndërtuar mbi rreth 60 mijë faqe, flet qartë për fatin procedural që po i përgatitet këtij procesi. Një volum i tillë dokumentesh, që do të kishte sfiduar edhe gjykimet më të rënda të historisë moderne nga Nurembergu deri tek Tribunali i Tokios, po përdoret këtu jo për të zbardhur të vërtetën, por për të bërë praktikisht të pamundur ushtrimin e së drejtës sime kushtetuese për t’u mbrojtur. Në këto kushte, është e qartë se procesi rrezikon të humbasë karakterin e tij gjyqësor dhe të kthehet në një procedurë formale ku volumi i akteve zëvendëson dijeninë, ndërsa mungesa e aksesit zëvendëson mbrojtjen.

Ndaj, znj. Gjyqtare, jam para jush sot për të paraqitur dy kërkesa themelore, kërkesa të cilat nuk burojnë nga statusi im publik, por nga atributi im më i thjeshtë dhe më i rëndësishëm: ai i qytetarit të Republikës së Shqipërisë. Nëse këto kërkesa nuk pranohen, atëherë faktikisht po më përjashtoni nga ky proces gjyqësor, një proces i cili as nuk është nisur nga unë dhe as nuk ka ardhur me iniciativën time. Unë jam thirrur nga kjo gjykatë të marr pjesë në një procedim penal.

Por, nëse nuk më bëhen të ditura të gjitha aspektet e tij, nëse nuk më garantohet e drejta për t’u mbrojtur dhe nëse nuk trajtohem me dinjitetin që i takon çdo qytetari të këtij vendi, çdo qytetari që beson në standardet evropiane të procesit të drejtë, atëherë më keni treguar “derën” në mënyrë më cinike të mundshme. Në atë moment, gjykata e ka konsideruar prezencën time dhe pjesëmarrjen time jo të panevojshme, por të pakuptimtë, sepse nuk mund të ketë pjesëmarrje reale aty ku mungon mbrojtja reale.

Kërkesa për respektimin e dinjitetit, prezumimit të pafajësisë dhe të drejtës për mbrojtje efektive
Znj. Gjyqtare, qëndrimi im prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, në prani të këtij trupi gjykues, përbën një shkelje të qartë dhe të vazhdueshme të:

* dinjitetit tim njerëzor,

* prezumimit të pafajësisë,

* të drejtës sime për mbrojtje efektive,

* dhe të vetë perceptimit të paanshmërisë së gjykatës.

Ky pozicionim fizik, i pazakontë për një vend që aspiron standarde evropiane, transmeton automatikisht një imazh kriminalizues, krijon idenë se jam një person “i rrezikshëm”, dhe ushqen, qoftë edhe pavetëdijshëm, paragjykime të brendshme brenda vetë trupës gjykuese. Dua të jem shumë i qartë: Këto nuk janë ankesa personale. Këto janë standarde të sanksionuara ndërkombëtarisht, të cilat çdo gjykatë e një shteti anëtar të Këshillit të Evropës është e detyruar t’i respektojë.

Dua të sjell në vëmendje një fakt të pakontestueshëm: para pak ditësh unë kam qenë i pranishëm në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vendit dhe aty kam qenë i ulur, jo i mbyllur në kafaz. Nuk pati asnjë shqetësim, asnjë incident, asnjë arsye sigurie. Nëse gjykata më e lartë e Republikës së Shqipërisë ka vlerësuar se unë mund të paraqitem i lirë dhe me dinjitet para saj, është e pakuptimtë që në një gjykatë më të ulët të paraqitem si kërcënim për rendin publik.

Ky standard i dyfishtë nuk qëndron dhe nuk mund të justifikohet.

Praktika e GJEDNJ: Kafazi = shkelje e neneve 3 dhe 6 të KEDNJ
Znj. Gjyqtare, standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë të qarta dhe të padiskutueshme: vendosja e të pandehurit në një kafaz është trajtim degradues, poshtërues dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 3 dhe nenin 6 të KEDNJ. Në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë, GJEDNJ konstatoi se mbajtja e të pandehurit në një kafaz metalik përbën trajtim degradues dhe dëmton rëndë prezumimin e pafajësisë. Në çështjen Ashot Harutyunyan kundër Armenisë, Gjykata theksoi se një “kafaz hekuri” krijon menjëherë perceptimin se i akuzuari është një “kriminel i rrezikshëm”, sidomos në rastet, si ky i imi, ku nuk ekziston asnjë rrezik real për sigurinë publike.

Në çështjen Khodorkovskiy dhe Lebedev kundër Rusisë, GJEDNJ ishte edhe më e prerë:

mbajtja e të pandehurve në kafaz:

* dëmtoi komunikimin me mbrojtësit,

* kufizoi pjesëmarrjen reale dhe të ndërgjegjshme në proces,

* minoi të drejtën për një proces të drejtë.

Të gjitha këto standarde janë të detyrueshme edhe për këtë gjykatë dhe në asnjërën prej këtyre çështjeve nuk u gjet ndonjë rrezik konkret që ta justifikonte këtë masë. Ashtu si në rastin tim, nuk ka asnjë arsye ligjore, logjike apo faktike për të më mbajtur në këtë kafaz. Asnjë.

Kafazi dëmton mbrojtjen time dhe të drejtën për proces të rregullt
Znj. Gjyqtare, kjo strukturë metalike ku jam vendosur nuk është një detaj fizik i sallës, është një pengesë e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme për të ushtruar të drejtat e mia themelore dhe një pabarazi proçeduriale ulëritëse. Ky kafaz më pengon:

* të komunikoj lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit e mi,

* të ndjPo ek procesin në mënyrë aktive,

* të kontribuoj realisht në mbrojtjen time,

* të kem pozitë të barabartë proçeduriale me palën akuzuese,

* dhe të ruaj dinjitetin që i detyrohet çdo qytetari në një sallë gjyqi.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në çështjet Moisejevs kundër Lituanisë dhe A.B. kundër Rusisë, ka qenë e prerë: mbajtja e të pandehurit në kafaz cenon mënyrë të pakthyeshme të drejtën për mbrojtje efektive, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 6(3)(b) dhe (c) të KEDNJ. Ky është pikërisht rasti im. Ndaj, kërkesa ime nuk është as privilegj, as përjashtim:

kërkoj thjesht të trajtohem si një qytetar që gëzon prezumimin e pafajësisë dhe barazi proçeduriale, dhe jo si një person i rrezikshëm që duhet ekspozuar në një formë poshtëruese dhe paragjykuese.

E drejta ime për t’u njohur me aktet e dosjes e mohuar plotësisht deri sot
Znj. Gjyqtare, ashtu siç theksova më lart edhe me një kërkesë time zyrtare paraqitur kësaj gjykate, deri në këtë moment unë nuk jam njohur asnjëherë, as për një ditë, as për një faqe, me përmbajtjen e dosjes penale që numëron rreth 60.000 faqe. USB-ja që prokuroria i ka përcjellë avokatëve të mi nuk mund të më dorëzohet ligjërisht, sepse rregullorja e paraburgimit ndalon përdorimin e çdo pajisjeje elektronike. Ky nuk është një kufizim i rastësishëm: është një pamundësi objektive, e cila e bën formal çdo pretendim se “dosja më është vënë në dispozicion”. Si pasojë:

* nuk kam parë asnjë faqe të dosjes,

* nuk kam pasur asnjë mundësi reale të kuptoj akuzën ndaj meje,

* nuk kam pasur asnjë mjet për të përgatitur mbrojtjen,

* dhe kështu, e drejta ime për mbrojtje efektive është shkelur brutalisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Ky nuk është një problem procedurial. Është një shkelje thelbësore e nenit 31 të Kushtetutës, nenit 6 të KEDNJ, dhe një cenim i drejtpërdrejtë i vetë kuptimit të procesit të rregullt ligjor.

Neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë më garanton:

* të vihem në dijeni menjëherë dhe hollësisht për akuzën që më bëhet, për të drejtat e mia,

* të kem kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen vetë;

* të mbrohem vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi ligjor të zgjedhur prej tij

Neni 6 paragrafi 3 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut më rikonfirmon të njëjtat garanci dhe,

Neni 34/a i Kodit të Procedurës Penale më garanton:

* të njihem me materialet e çështjes,

* të kem lehtësitë e nevojshme për mbrojtje,

* të komunikoj privatisht me mbrojtësin,

* të marr pjesë në mënyrë aktive në proces.

Asnjë nga këto nuk është respektuar.

Znj. Gjyqtare, pas rreth 300 ditësh në paraburgim, jam sot përpara jush për t’Ju marr vetëm tre minuta me vetëm me tre kërkesa elementare. Tre kërkesa që nuk kërkojnë as privilegj, as përjashtim, por vetëm respektimin minimal të të drejtave që Kushtetuta ua njeh të gjithë qytetarëve.

Kërkesat e mia konkrete sot

Heqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz, në përputhje me standardet detyruese të KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDNJ, që e konsiderojnë këtë praktikë trajtim poshtërues, paragjykues dhe të papajtueshëm me nenet 3 dhe 6 të Konventës.

Vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime.
Shtyrjen e procedurës, derisa kjo e drejtë elementare, e drejta për t’u mbrojtur, të më garantohet në mënyrë të plotë dhe efektive. Asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa respektuar këto tre kushte minimale.

Unë jam këtu i thirrur nga ana Juaj, për t’u mbrojtur, jo për t’u poshtëruar. Jam këtu si një i qytetar i një vendi demokratik dhe të lirë që kërkon të drejtën e tij, por gjithashtu edhe si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i vetëdijshëm se ky proces prek jo vetëm lirinë time, por edhe parimet më themelore mbi të cilat ndërtohet drejtësia në këtë vend dhe për të cilat si një i votuar kam pjesën time të përgjegjësisë.

Dua ta them qartë: drejtësia nuk ndërtohet mbi kafaze, nuk ndërtohet mbi perceptime kriminalizuese dhe nuk ndërtohet duke shkelur të drejtën themelore të mbrojtjes. Unë pres drejtësi me standarte evropiane ose refuzoj të bëhem pjesë e një procedure poshtëruese që nuk e meriton asnjë qytetar i këtij vendi.

E nderuara gjykatë, me besimin e plotë për përmbushjen e një procesi të rregullt ligjor kërkoj vendimmarrjen tuaj për këto kërkesa./ Dosja.al

erion veliaj ne gjkko

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet