LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Beteja jonë vazhdon në parlament, rreth tij, jashtë tij dhe kudo

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se beteja e opozitës nuk do të kufizohet vetëm brenda sallës së parlamentit, por do të shtrihet edhe përreth tij, jashtë institucioneve dhe në çdo hapësirë ku, sipas opozitës, cenohet demokracia.

22 Dhjetor 2025, 13:32 Nga M.L
Berisha: Beteja jonë vazhdon në parlament, rreth tij, jashtë tij
Sali Berisha

TIRANA-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Kuvendi duhet të rikthehet në rolin e tij kushtetues si institucion që përfaqëson vullnetin dhe lirinë e qytetarëve. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se beteja e opozitës nuk do të kufizohet vetëm brenda sallës së parlamentit, por do të shtrihet edhe përreth tij, jashtë institucioneve dhe në çdo hapësirë ku, sipas opozitës, cenohet demokracia.

Berisha u shpreh se opozita ndodhet në një moment më të përgatitur dhe më të vendosur se kurrë më parë për të nisur një përballje të drejtpërdrejtë politike. Ai theksoi se tensionet dhe ngjarjet e fundit në Kuvend janë pasojë e mbylljes së çdo hapësire institucionale për deputetët opozitarë.

Sipas tij, pasi kryeministri ka siguruar kontrollin mbi pushtetin gjyqësor përmes Gjykatës Kushtetuese, hapi i radhës ka qenë marrja e kontrollit mbi parlamentin. 

DEKLARATA:

Parlamenti do shndërrohet në tempullin e lirisë të shqiptarëve, siç është në Kushtetutë. Beteja jonë vazhdon në parlament, rreth tij, jashtë tij dhe kudo. Thashë, kurrë ndonjëherë nuk jemi gjetur kaq rrugështruar dhe punëmbaruar, po të themi këtu, si kësaj here, për të nisur betejën tonë. Në parlament, ajo që patë ju, erdhi pasi u mbyll çdo hapësirë ndaj deputetëve të opozitës. Mbrapa çfarë ndodhi?

Edi Rama, pasi mori pushtetin gjyqësor me Gjykatën Kushtetuese, mori parlamentin. Bllokoi heqjen e imunitetit, duke shkelmuar me të dy këmbët rregulloren e parlamentit, e cila në mënyrë laksative detyron kryetarin e parlamentit, që sapo të marrë kërkesën për heqjen e imunitetit apo arrest të deputetit apo ministrit, t’ia dërgojë këtë kërkesë komisionit të imunitetit të mandateve.

Dhe komisioni shqyrton kërkesën dhe është i detyruar, sipas rregullores, brenda dy javëve, të paraqesë raportin në seancën e parë si pikë të parë të rendit të ditës. Edi Rama, në mënyrë që nuk ka ndodhur kurrë, i tmerruar, pezulloi punimet e këshillit të mandateve, pezulloi papritmas punimet, nuk caktoi datë tjetër për t’u mbledhur këshilli, dhe deklaroi se ajo çështje kalon kur të dojë ai, pas vendimit të gjykatës që i dha licencën për të vjedhur Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, i dha licencën për të kërcënuar dëshmitarët, për të falsifikuar dhe manipuluar dokumentet. Prandaj thashë, janë bërë të gjitha. Jemi tani, më të kthjellët se kurrë...

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet