22 Dhjetor 2025, 11:50
Nga M.L

SHKUP- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku mëngjesin e sotëm u prit nga Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timčo Mucunski.
Gjatë fjalës së saj, Spiropali tha se me kolegun Timčo Mucunski bashkëndajmë vizionin, perspektivën dhe vendosmërinë e përbashkët për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE.
Spiropali theksoi se bashkë me Maqedoninë e Veriut, Italinë, Bullgarinë dhe Rumaninë na pret një punë e mirë për projektin strategjik të Korridorit të VIII-të.
"Forumi i parë që do të mbahet në Tiranë në shkurt të 2026, do të institucionalizojë më tej bashkëpunimin pesëpalësh për këtë projekt që i shërben sigurisë Euro-Atlantike, transformimit dhe zhvillimit të qendrueshëm ekonomik në rajon e më gjerë", tha Spiropali.
Ministri Mucunski deklaroi se thellimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dy vende partnere dhe aleatë në NATO, i shërben në vetvete përparimit të të gjithë rajonit tonë.
Spiropali do të pritet gjatë ditës nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, si dhe Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi.
Ministrja Spiropali do të theksojë përgjatë kësaj vizite rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe e rajonale.
elisa spiropali timčo mucunski
Politike
22 Dhjetor 2025, 11:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me rektorin e Universitetit Bujqësor gjatë një takimi me ferm...
Politike
22 Dhjetor 2025, 11:14
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të ndërtojë laboratorë të akredituar nga Bashkimi...
Politike
22 Dhjetor 2025, 11:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot se mbështetja për fermerët nga qeveria nuk do të mungojë. Gja...
Politike
22 Dhjetor 2025, 11:00
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sot objektivat për bujqësinë në vitet e ardhshme. Gjatë fjalës s&...
Politike
22 Dhjetor 2025, 10:55
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sot dy anët e medaljes të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për ...
Politike
22 Dhjetor 2025, 10:48
I.A
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi sot vizionin dhe hapat konkretë të transformi...
Politike
22 Dhjetor 2025, 10:45
I.A
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Dhëndëri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi është paraqitur sot në Prokurorinë e...
Politike
22 Dhjetor 2025, 10:09
I.A
Klodian Braho
TIRANË- Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë ceremonis&eum...
Politike
22 Dhjetor 2025, 10:07
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Prokurori i Posaçëm Altin Dumani i ka dhënë stafetën e drejtimit të Prokurorisë së...
Politike
22 Dhjetor 2025, 09:51
I.A
Petrit Malaj
TIRANË- Qeveria ka bërë ndryshime në buxhetin 2025, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministr...