LIVE UPDATES
Politike

"Ne jemi më të bashkuar", Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

Ai theksoi se u munduan ti përçajnë po ata u bashkuam. Berisha shtoi se ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen e tyre me 11 maj do të marrin disfatën e merituar.

12 Janar 2025, 13:05 Nga N.F
"Ne jemi më të bashkuar", Berisha: Ata të cilët
Berisha

LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me degën e PD-së në Lezhë. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se PD i njeh gabimet e veta që nën qeverisjen e tyre por ai theksoi se tipari i partisë së tij është realizmi. Berisha theksoi se sot janë më të bashkuar, më të fortë, më të fuqishëm se kurrë.

Ai theksoi se u munduan ti përçajnë po ata u bashkuam. Berisha shtoi se ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen e tyre me 11 maj do të marrin disfatën e merituar. Ai theksoi se vijnë sot më të sigurtë se kurrë për fitoren.

Fjala e Berishës:

Natyrisht ne kemi gabimet tona dhe jashtë gabimeve nuk dalim ndonjëherë, por ajo që është tipari ynë, është realizmi. Ne i shohim drejt në sy gjërat. Ne i njohim gabimet. Vërtetë skemat piramidale u zhvilluan nën qeverisjen tonë, por ne e dorëzuam pushtetin. E dorëzuam pushtetin nën parimin moral se, ne duhet tu faktojmë shqiptarëve se nuk kemi prekur një qindarkë të tyre.
Pra, u ndala në një gabim. Por gabime të tjera janë bërë. Por gjithmonë janë njohur dhe janë bërë përpjeke të mëdha për korrigjimin e tyre. Ne kemi një meritë, kemi një meritë shumë të veçantë; ne kurrë nuk jemi ndarë dhe nuk ndahemi nga qytetarët. Jo.


Miqtë e mi. Ju i keni ndjekur zgjedhjet në SHBA. Edhe unë i kam ndjekur sigurisht. Çfarë keni parë aty? Keni parë e gjithë elita amerikane, i gjithë Hollivudi, mediat etj., me radhë në mbështetje të kandidatit kundërshtarë të Donald Trump. Të gjithë humbën, pse humbën? Humbën se ishin të shkëputur nga qytetarët amerikanë. Thelbi, absolutisht jo se amerikanët nuk admironin Tailor Suift, apo yjet e Hollivudit, por e kishin të qartë se ata ishin për në Hollivud dhe jo për hallet e tyre.


E dinin mirë se për hallet e tyre ishte një njeri tjetër, një njeri që mediat e censuronin, një njeri të cilin të gjithë, për të mos thënë e gjithë bota kundër tij. Por një njeri që mendonte për amerikanët dhe ato 4 vite që kishte qeverisur u kishte dëshmuar amerikanëve se mendonte për ta, ekonominë dhe xhepat e tyre. Ne vimë sot, pas një kalvari që kaluam në mënyrë të pamerituar. Kurrë nuk meritonim ne, ne kishim përmbysur diktaturën më të egër në Europë, kishim anëtarësuar vendin në NATO, kishim dyfishuar rrogat, pensionet, e transformuam vendin.


Por u sulmuam nga sundimi mafioz i Edi Ramës. U sulmuam nga kryemafiozi i planetit Xhorxh Soros dhe mafia e tij. Ata menduan se do na zhduknin, por ata gabuan. Ja ku jemi ne sot më të bashkuar, më të fortë, më të fuqishëm se kurrë. Na përçanë, u bashkuam. Na e morën flamurin, ja ku e kemi më krenar se kurrë në jetën e tij. Na arrestuan, ja ku jemi sot më të fortë se asnjëherë.
Pra miq, ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar. Ne vijmë sot më të sigurtë se kurrë në fitoren tonë. Ne vijmë sot pasi i damkosëm ata në gjithë botën, për grabitjen e zgjedhjeve. Ne vijmë sot pasi i damkosëm ata në gjithë botën, për narkodiktaturën. Ne vijmë sot pasi i damkosëm ata në gjithë botën, për vjedhjet e tmerrshme, pasi qëndruam dhëmb për dhëmb për çdo vjedhje të tyre. Ne vijmë sot më të sigurtë se kurrë në fitore, sepse jemi më të bashkuar, sepse kemi programin tonë, programin që i jep përgjigje çdo qytetari.

berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet