LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen përfundimtare, 22 mln euro fluturime me charter

Numri një i opozitës kujtoi provokimin që Rama bëri dje në Dibër, ku edhe kujtoi fjalinë e Damian Gjiknurit, e cila doli në përgjimet e gazetës gjermane "Bild", ndërsa duke qeshur shtonte se ditën po e kalonte me Partinë Socialiste të tërmetit. 

31 Tetor 2022, 12:08 Nga k.m.
Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen përfundimtare, 22 mln
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Berisha kërkoi largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si simbolin e pushtetarit abuzes që shkel ligjet për të përfituar para për luksin dhe pushtetin e tij. Ndër të tjera, numri një i opozitës kujtoi provokimin që Rama bëri dje në Dibër, ku edhe kujtoi fjalinë e Damian Gjiknurit, e cila doli në përgjimet e gazetës gjermane "Bild", ndërsa duke qeshur shtonte se ditën po e kalonte me Partinë Socialiste të tërmetit. Gjithashtu, ndër të tjera në deklaratën e tij për shtyp, kryedemokrati u shpreh se Rama synon të falimentojë industrinë e birrës në vendin tonë për interesa në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe vëllezërve Karric të sanksionuar gjatë sanksioneve kundër Rusisë.

"Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese, është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv, që nuk njeh normë, standard moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, për luksin e tij, për pushtetin e tij. Edi Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë, që krijon sipërmarrje personale me 420 milionë euro të grabitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për djegësat. Sipërmarrja e Edi Ramës e djegësave Tiranë, Fier dhe Elbasan është sipërmarrja e vetme në Europë me imunitet të plotë, në të cilin formalisht shpallen në kërkim menaxherët dhe administratorët e kësaj ndërmarrje, por faktikisht, ndonëse të gjitha objektet e krimit nuk konfiskohen, dhe ata shëtisin të lirë, madje kanë filluar presionin për t’u çliruar nga akuzat, kjo sipërmarrje merr çdo javë qindra e mijëra euro që shkojnë në kontot bankare të Edi Ramës dhe ministrave të tjerë me emra të ndryshëm. Drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet. Ajo është faktuar tërësisht si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë, Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrje, Gugalja, Zoto dhe Mërtiri, ata të cilët i kërkojnë Edi Ramës në mënyrë ultimative, çlirimin nga akuzat. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë sepse është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me çarter 137 udhëtime.

Nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me çarter. 22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i frenuar, janë më shumë se ka shpenzuar Byroja Politike e diktaturës në 20 vite. Një gjakpirje ndaj pensionistëve, mjekëve, pedagogëve. Për të gjitha këto, Edi Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se çarteri ‘Ismaili’ i është dhënë për promovim të avionit, pacaka se avioni në një udhëtim shpenzon 150 mijë euro minimumi. Qejfli i madh promocioni po del. Turpi i turpeve. Edi Rama për të mbuluar këtë skandal, faktin që ka përdorur çartera sa të gjithë kryeministrat e Europës së bashku, e detyron të flasë ashtu siç i kanë thënë sikur ka traktin tretës në gojë, si pjesë fundore. Por as me këto nuk i largon këto. Ai duhet të largohet si kryeministër. Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë të shqiptarëve. Dje nga Dibra ai u zotua sërish në një shou festiv, foli përsëri për plaçkitje të votave. Të përdorësh një shou festiv për t’u zotuar se do plaçkitësh votat, sfidon çdo shqiptar që beson te vota e lirë, dhe i mobilizon ata por të dhënë përgjigjen që meriton: armik i votës së lirë. Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga zyra dhe të japë dorëheqjen edhe për aferën e madhe të Butrintit. Ai shpartalloi parkun e Butrintit vetëm për interesat e veta dhe të oligarkëve të tij. 

Po falimenton industrinë e birrës duke lënë pa punë mijëra familje që jetojnë në sektorë të ndryshëm të kësaj industrie. Këtë e bën direkt për interesa në kuadrin e Ballkanit të Hapur të vëllezërve Karric. Të sanksionuar me sanksione të fuqishme në kuadrin e sanksioneve ndaj Rusisë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për mega aferën e tmerrshme të Porti të Durrësit që ka përfunduar përsëri në ortakëri me Aleksandër Vuçiç, me ata të cilët u zotuan se do investonin 4 apo 12 mld por kanë investuar gjithsej 20 mln euro. Rama e ka shndërruar policinë e shtetit në një bandë të paimagjinushme. Të rinjtë vriten njëri pas tjetrit. Shqiptarët janë të vendosur më shumë se kurrë që këtë nëntor t’i japin atij vendin e merituar. Të përmbysin pushtetin e tij. Ndaj dhe njëherë kërkoj dorëheqjen tij si kryeministër i vendit. 

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse ai është bërë zëdhënës i vëllezërve Kaliç të Vuçiçit. Në emër të interesave të tyre, ai po mbyll dhe po falimenton të gjithë industrinë e birrës të krijuar këto 30 vite në Shqipëri, duke lënë pa punë mijëra familje, të cilat jetojnë duke punuar në sektorë të kësaj industrie. Këtë e bën direkt vetëm për interesa në kuadër të Ballkanit të Hapur, për interesa të vëllezërve Kaliç, të sanksionuar. Edi Rama duhet të japë dorëheqje për mega-aferën e tmerrshme të portit të Durrësit, që ka përfunduar përsëri në ortakëri me Aleksandër Vuçiç,"-tha Berisha ndër të tjera në deklaratën e tij për shtyp.

DEKLARATA E PLOTË:

Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese, është sot simboli më i nxirrë i pushtetarit abuziv që nuk njeh normë, standart moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, luksin e tij, për pushtetin e tij. Edi Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që krijon sipërmarrje personale me 420 milion euro të grabitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për djegsat. Sipërmarrja e Edi Ramës, të djegsave Tiranë, Fier, Elbasan është sipërmarrja e vetme në Europë me imunitet të plotë në të cilin formalisht shpallen në kërkim menaxherët dhe administaratorët e kësaj ndërmarrje, por faktikisht ndonëse të gjitha objekte krimi, nuk konfiskohet asgjë dhe ata shetisin të lirë madje kanë filluar presionin për t’u çliruar nga akuzat. Kjo sipërmarrje merr çdo jave qindra mijëra euro që shkojnë në kontot bankare të Edi Ramës dhe ministrave të tjerë me emra të ndryshëm.

Procesi apo drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet, ajo është faktuar tërëisisht si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë, Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrje, të punësuarit e tjerë të kësaj sipërmarrje,  Gugalja, Zoto dhe Mërtiri, ata të cilët i kërkojnë Edi Ramës në mënyrë ultimative, çlirimin nga akuzat. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, të largohet menjëherë, sepse ai është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me çarter 137 udhëtime. Nuk ka kryeministër kund që të ketë realizuar me çarter as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës. 22 milion euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i shfrenuar. Janë më shumë seç ka shprenzuar byroja politike e diktaturës, ju garantoj, në 20 vite të marra së bashku. Me një gjakpirje e pamëshirë e pensionistëve, arsimtarëve, mësuesëve, mjekëve, pedagogëve të universitetit. Për të gjitha këto Edi Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se çarteri ‘Ismaili’ i Air Albania, i është dhënë për promovim, promocion të avionit, paçaka se avioni në një udhëtim për promocion shpenzon 150 mijë euro minimumi. Qejfli i madh promocionesh na del. Turpi i turpeve. Edi Rama për të mbuluar këtë super skandal, faktin që ka përdorur çartera ndoshta sa të gjithë kryeministrat e Europës së bashku, e detyron të flasë përçart, me gjuhën e një ordineri, të flsë ashtu siç i kanë thënë sikur ka traktin tretës në tru dhe gojën si pjesën fundore të këtij trakti. Por as me këto nuk e mbulon dot skandalin. Ai duhet të largohet menjëherë si kryeministër.

Edi Rama është një armiki egër i votës së lirë të shqiptarëve. Dje nga Dibra ai u zotua sërish në një show festiv, foli përsëri për plaçkitje dhe grabitje të votave. Të përdorësh një show festiv për t’u zotuar se do plaçkitësh votat, sfidon të gjithë shqiptarët që besojnë te vota e lirë dhe i mobilizon e motivon ata për të dhënë përgjigjen që meriton : armiku i votës së lirë. Por natyrisht, nuk mund të ndodhë ndryshe. Ata që festojnë të zhytur në luks. Ata që paguajnë dadot e koneve 700-800 mijë lekë në muaj. Ata që paguajnë dadot e breshkave po kaq. Ata nuk kanë ndjesi për qytetarët. Atyre xhepat, portofolat, taksat e qytetarëve u duken të vetat, u duken private. Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga zyra. Të japë dorëheqjen dhe të paraqietet para drejtësisë për të gjitha këto, por edhe për aferën e madhe të Butrintit. Ai shpartalloi parkun e Butrintit vetëm e vetëm për interesat e veta dhe të oligarkëve të tij.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, sepse ai është bërë zëdhënës i Bratjakaliç, i vëllezërve Kaliç të Vuçiçit. Në emër të interesave të tyre, ai po mbyll dhe po falimenton të gjithë industrinë e birrës të krijuar këto 30 vite në Shqipëri, duke lënë pa punë mijëra familje, të cilat jetojnë të punësuar në sektorë të ndryshëm të kësaj industrie. Këtë e bën direkt vetëm për interesa në kuadër të Ballkanit të Hapur, për interesa të vëllezërve Kaliç, të sanksionuar me sanksione të fuqishme në kuadrin e sanksioneve ndaj Rusisë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për mega-aferën e tmerrshme të portit të Durrësit, i cili ka përfunduar përsëri në ortakëri me Aleksandër Vuçiç. Me ata të cilët u zotuan se do investonin 4 apo 12 miliard në Waterfront-in e Savës dhe kanë investuar gjithësej 20 milion euro.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sepse e ka shndëruar policinë e shtetit në një bandë të paimagjinueshme. Njëri pas tjetrit vriten të rinjtë në rrugët e Tiranës, çka nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Për të gjitha këto, qytetarët shqiptarë janë të vendosur më shumë se kurrë që këtë nëntor t’i japin atij vendin e merituar. Të përmbysim pushtetin e tij. Ndaj dhe njëherë kërkoj largimin e tij të menjëhershëm dhe dorëheqjen e tij si kryeministër i vendit. 

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet