“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Kryedemokrati tha ndër të tjera, se nuk ka një vend tjetër që të ketë një kontrabandë më të madhe se Shqipëria.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se dhjetëra mijëra ton naftë futen kontrabandë në Shqipëri. Duke folur në takimin e organizuar nga departamenti i Burimeve Natyrore në PD, Lideri i opozitës tha se kontrabandën e naftës mund ta realizojë vetëm qeveria, pasi nafta vjen me anije dhe sipas tij, janë anijet e Libisë që vijnë për qeverinë.
Kryedemokrati tha ndër të tjera, se nuk ka një vend tjetër që të ketë një kontrabandë më të madhe se Shqipëria.
"Ky është i shkonfiguruar nga çdo koncept qeveritari dhe zyrtari. Nuk ka asnjë koncept. I fshirë. Dhe mbi këtë bazë, del e u thotë qytetarëve çdo lloj mashtrimi që i vjen në kokë. Shet injorancë nga mëngjesi gjer në darkë para kamerave.
Shet mashtrime të turpshme t’i dëgjojë një njeri.Dhe gjithçka bën për të mbuluar këtë ndëshkim që u bën shqiptarëve me çmimin e naftës. Ndëshkim që shkon në miliarda euro. Shkon në 2.6 miliardë euro. Shkon në pamundësi masive të fermerëve për të paguar mjetet e punës. Shkon në çmime të larta transporti.
Në rritje të çmimit të ushqimeve. Dhe shkon në një cinizëm, në një sharlatanizëm ekstrem. Tani do ta gjurmojmë naftën ne, thotë, se ajo nafta të rikujton ndonjëherë paranojakët e dikurshme. Thoshte Enver Hoxha, ma thotë ajo mendja ime se në atë katror atje ka naftë. Edhe ky thotë, ma thotë kjo mendja ime se nafta transit na zhduket. Nuk zhduket nafta transit, por zhduken 350 mijë ton naftë kontrabandë. Dhe kontrabandën nuk mund ta bëjë njeri tjetër përveç qeverisë. Nafta e tëra vjen me anije.
Dhe është vërtetuar se anijet e Libisë vijnë për qeverinë. Është gjetur. Po ato vijnë, kapen dhe mbyllen se janë anijet e qeverisë. Nafta, në qoftë se ti e taton 60 përqind të çmimit litrin, ti faktikisht bë një plaçkitje masive të shqiptarëve. Pra, dy janë faktorët kryesorë të këtij çmimi ndëshkues të litrit të naftës në Shqipëri. Ngarkesa fiskale më e lartë në botë. Nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë ngarkesë fiskale më të lartë se Shqipëria. Jo.
Dhe e dyta, nuk ka një vend tjetër që të ketë një kontrabandë më të madhe se Shqipëria. Por kontrabanda, thashë edhe njëherë, është e tëra kontrabandë qeveritare. Se gjemitë kontrabandë i sjell vetëm qeveria. 1.1 euro dora e shtetit merr për litër nafte nga qytetari. 0.7 u merr në Maqedoni, u merr në Kosovë, dhe çmimet aty janë minimumi 40 përqind më të lira. Më e lirë," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për çmimin e lartë të naftës në vend. Gja...
Albin Kurti, Ganimete Musliu KOSOVË- Tensione të ashpra ka pasur në Kuvednin e Kosovës. Mësohet se, deputetja e Partisë Demok...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në njësinë nr. 3 evidentoi pjesëmarrjen e lartë të g...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli edhe për denoncimet në Bruksel të grupit parlamentar të Partis&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të kaluara është një rezultat me rrit...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se të gjithë personat të cilët marrin ndihmë ekonomike do t&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se BE do të bëj Shqipërinë pjesë të saj. Gjatë fjalës së tij n...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se për çështjen e presidentit ë...
Foto ilustruse Anëtarë të kabinetit qeverisës i kanë kundërshtuar kërkesat e opozitës për uljen e akcizës...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama tha se në bashkëpunim me ministrinë e Bujqësisë dhe të Mbrojtjes ë...