LIVE UPDATES
Politike

"60% të çmimit për çdo litër e merr qeveria"/ Berisha: Shqiptarët kanë çmimin e naftës më të lartin në botë krahasuar me fuqinë blerëse

Teksa theksoi se çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në Europë dhe në botë, Berisha tha se askush nuk e bën këtë përveç Edi Ramës. 

3 Prill 2026, 18:49 Nga E. D
"60% të çmimit për çdo litër e merr
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për çmimin e lartë të naftës në vend. Gjatë takimit në selinë blu me departamentin e Burimeve Njerëzore, Lideri i opozitës theksoi se shqiptarët kanë çmimin e naftës më të lartin në botë krahasuar me fuqinë blerëse. 

Teksa theksoi se çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në Europë dhe në botë, Berisha tha se askush nuk e bën këtë përveç Edi Ramës. 

"Ju falënderoj ju të gjithëve për praninë tuaj në këtë takim për një nga çështjet më themelore, më thelbësore të ekonomisë sonë, që lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me të gjithë sektorët e kësaj ekonomie dhe me jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar më shumë se çdo faktor tjetër. Nuk ka asgjë tjetër të lidhur me çmimet e prodhimeve në bujqësi, me çmimet e transportit, me çmimet e përpunimit të prodhimeve se sa nafta. Nuk ka asnjë faktor tjetër që t’u marrë qytetarëve shqiptarë që kanë vetura 7.2 përqind të të ardhurave të tyre ditore.

Në një kohë kur çmimi i naftës apo litra e naftës në Gjermani iu kushton gjermanëve 1.2 përqind të të ardhurave ditore të tyre. U kushton zviceranëve rreth 1 përqind të të ardhurave ditore. Shqiptarëve u kushton 7 herë më shumë. Ky është realiteti. Në qoftë se marrim çmimin e naftës me atë që quhet fuqi blerëse, çmimi i naftës në Shqipëri është absolut më i larti në Europë dhe në botë. Pra, krahasuar me fuqinë blerëse të xhepave të tyre, çmimi i naftës për qytetarët shqiptarë është më i lartë se në çdo vend të Europës dhe në çdo vend të botës.

Pra, nafta është një ndëshkim për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Nuk ka asnjë vend tjetër të ketë një ngarkesë të çmendur fiskale mbi litrin e naftës siç e ka Shqipëria. 60 përqind e çmimit të naftës përbëhet nga ajo që qeveria u merr qytetarëve për çdo litër. Askush nuk e bën këtë përveç kësaj qeverie. Askush nuk e bën këtë dhe nuk mund të imagjinojë të bëjë një gjë të tillë. Në vitin 2013, taksa e qarkullimit ishte 7 lekë të vjetra për litër.

E rriti në 28 lekë, e rriti me katër herë. Në një akt cinik të pashembullt, edhe akcizën e ka bërë të indeksueshme. Nuk ua bën pensionistëve indeksimin e pensioneve, jo, i mashtron. Indekson akcizën e naftës dhe e rrit atë në përputhje me inflacionin. Dhe kjo i jep një rritje të ndjeshme çdo vit, dhe marrë së bashku, rëndon me 40 lekë të vjetra në çmimin e saj," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026