LIVE UPDATES
Politike

Berisha: 11 maji është dita e gjykimit për Edi Ramën, është dita e verdiktit të rinisë

Ai u shpreh se në këto 12 vite të qeverisjes së Ramës e paguan shtrenjtë të rinjtë shqiptarë. Sipas tij të rinjtë e paguan me shkatërrimin e shkollës, institucioni më serioz, më i rëndësishëm pas familjes.

2 Prill 2025, 17:13 Nga N.F
Berisha: 11 maji është dita e gjykimit për Edi Ramën,
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë e FRPD-së u shpreh se rinia shqiptarë nuk ka patur armik më të egër dhe më të pabesë se kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se në këto 12 vite të qeverisjes së Ramës e paguan shtrenjtë të rinjtë shqiptarë. 

Sipas tij të rinjtë e paguan me shkatërrimin e shkollës, institucioni më serioz, më i rëndësishëm pas familjes. Berisha theksoi se shkolla shqiptare pësoi një rrokullisje të paimagjinueshme. Ai shtoi se në zgjedhjet e 11 majitështë dita e gjykimit për Edi Ramën, dhe se është dita e verdiktit të rinisë.

"Nuk ka pasur rinia shqiptare një armik më të egër dhe më të pabesë se Edi Rama, ndonjëherë.
Nëse ju analizoni këto 12 vite, çmimin më të shtrenjtë në këto 12 vite e paguan të rinjtë shqiptarë, e paguan fëmijët e shqiptarëve, e paguan ata me përhapjen e drogës dhe me humbjen e jetëve të dhjetëra e dhjetëra prej tyre.

E paguan ata me shkatërrimin e shkollës, institucioni më serioz, më i rëndësishëm pas familjes për fëmijët dhe të rinjtë. Shkolla shqiptare pësoi një rrokullisje të paimagjinueshme. Ajo në këto 12 vite ra, pësoi rënien më të madhe në botë. Mendimi krijues i të rinjve shqiptarë në vend se të zhvillohej dhe të kalonte në nivele më të larta në shkollat tona, ra në fund, në fundin e botës për shkak të degradimit të plotë të sistemit arsimor. Tarifat, taksat, varfëruan familjet tuaja dhe ju paguani në universitete, tarifat ndër më të lartat, në mos në proporcion më të lartat në Europë. Në një kohë kur prindërit tuaj, marrin rrogat më të ulëta dhe blejnë me çmime më të shtrenjta.

Kjo bëri që nga viti në vit, të rinjtë të largohen, të largohen dhe vetëm të largohen. Shqipëria të pakësohet, të rrudhet si kurrë ndofta në historinë e saj. Edi Rama në atë subkoshiencën e tij, e dinte se të rinjtë e urrejnë atë. Jo se të rinjtë janë të prirur nga urrejtja, absolutisht jo, përkundrazi, por të rinjtë arrogancën nuk e pranojnë. Të rinjtë, nuk është në psikologjinë e tyre, në formimin e tyre, ata e urrejnë çdo formë të bulëzimit dhe arrogancës. E vërteta është se, ai ka frikë të madhe nga ju. Pse ka frikë ai nga ju? Ai e di që rinia, nuk është vetëm moshë, apo vetëm fazë e jetës, është diçka tjetër më shumë, është një revolucion në shpërthim dhe këtë ai, e pa veten të shkuar pak vite më parë nga studentët. E di që 11 maji është dita e gjykimit për Edi Ramën, është dita e verdiktit tuaj," tha ai.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet