LIVE UPDATES
Politike

Mbyllen hetimet për dosjen “SASPAC”, zbardhen akuzat e SPAK për Ilir Beqajn dhe të pandehurit e tjerë

Personat e pandehur janë, Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Gazmend Haxhia, Personi juridik shoqëria tregtare “Landways International” sh.p.k , Alfred Nikolla, Elton Marini, Personi juridik shoqëria tregtare “Nine Service Int” sh.p.k, Bjona Ziaj, Bledar Leka, Marinela Jazoj, Mira Topçiu.

2 Prill 2025, 16:23 Nga r.ll
Mbyllen hetimet për dosjen “SASPAC”, zbardhen akuzat e SPAK
ilir beqaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen "SASPAC" dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe personat e tjerë të pandehur. Në njoftimin e SPAK janë zbardhur edhe akuzat që rëndojnë ndaj secilit prej të pandehurve. 

Personat e pandehur janë, Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Gazmend Haxhia, Personi juridik shoqëria tregtare “Landways International” sh.p.k , Alfred Nikolla, Elton Marini, Personi juridik shoqëria tregtare “Nine Service Int” sh.p.k, Bjona Ziaj, Bledar Leka, Marinela Jazoj, Mira Topçiu.

Beqaj akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim (2 herë); “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim; “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë kryer në bashkëpunim, e kryer 9 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda kryer 2 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim”, e kryer 3 herë; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer 3 herë.

Në njoftimin e SPAK thuhet se në kuadër të hetimeve është vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë e paluajtshme (apartament), me vendodhje në Lungomare, Vlorë dhe disa llogarive bankare, e të tjera sekuestruar të pandehurve, si më poshtë vijon:

14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) lekë;

15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) euro;

42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;

19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.

Tre automjete regjistruar në pronësi të pandehurve

Prokuroria e Posaçme njofton gjithashtu se hetimet po vazhdojnë për fakte të tjera penale të rezultuara gjatë këtij procedimi penal.

NJOFTIMI I SPAK: 

Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.190, viti 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën për gjykim ndaj një 11 të pandehurve në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Të pandehurit janë:

Ilir Beqaj – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim (2 herë) parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal kryer 8 herë; “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal, e kryer 9 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143/3 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim”, e kryer 3 herë, parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni  257/a/2 i Kodit Penal e kryer 3 herë.

Ermal Kurtulaj – I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, (2 herë) parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, (8 herë);  “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit të Procedurës Penale, kryer 9 herë;  “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, i parashikuar nga nenet 143/3 e 25 të Kodit Penal, (2 herë);  “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim (3 herë), parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal.

Gazmend Haxhia – I akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Mashtrim me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Personi juridik shoqëria tregtare “Landways International” sh.p.k – Akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Mashtrimit me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal si dhe“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Alfred Nikolla – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrimit me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, si dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 I Kodit Penal.

Elton Marini – I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimit” me pasojë të rënda, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Mashtrim” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 I Kodit Penal, si dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 I Kodit Penal.
Personi juridik shoqëria tregtare “Nine Service Int” sh.p.k – Akuzuar për veprave penale; “Mashtrim” me pasojë të rënda, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal, si dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 I Kodit Penal.

Bjona Ziaj – E akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Bledar Leka – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Marinela Jazoj – E akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Mira Topçiu – E akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të dokumentave” , e kryer në bashkëpunim më shumë se njëherë (8 herë), parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Faktet penale:

1. Përgjatë hetimeve të kryera, provohet se i pandehuri, Ilir Beqaj*, të ketë pasur njohje me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, të paktën që prej vitit 2012, kohë kur i pandehuri ka qenë ortak pranë shoqërisë “Intech” sh.p.k.

I pandehuri Ermal Kurtulaj rezulton të ketë punuar në vitin 2017 pranë FSDKSH-së, më pas në disa projekte të ndryshme dhe që prej datës 01.06.2022 ka punuar si koordinator i zyrës “Facility Point”, për programin “EUSAIR”, në SASPAC, i emëruar nga vetë i pandehuri Ilir Beqaj sipas urdhrit nr. 80, të datës 26.05.2022.

Gjatë ushtrimit të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut, i pandehuri  Ilir Beqaj duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, i cili ka vepruar si zbatues, përgjatë viteve 2022-2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG”, të përcaktuara në Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së, të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së, Fondi i 10-të Europian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)” dhe ligjit me nr. 21/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit mes Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për Programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (Adrion) 2014-2020 ”.

Të gjitha shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E ardhmja e Turizmit të qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri” dhe “Konferenca e Energjitikës” si dhe “Bashkëpunimi në Rajonin e e Adriatikut dhe Jonit”, organizuar ne vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më përpara se të realizohet procedura e prokurimit, e kryer në mënyrë fiktive më pas për efekt dokumentacioni.

Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkurruese, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga i pandehuri, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar mbi dakordësinë për të kryer shërbimin e caktuar; ftesat që iu janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave; shkresa dërguar fituesit pas vlerësimit, si edhe lidhja e kontratës, urdhrat e pagesave- veprime këto të kryera kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.

Një pjesë e shërbimeve rezulton se të jenë prokuruar në mënyrë fiktive, pasi shoqëritë tregtare nuk kanë ofruar shërbime, por kanë mashtruar në bashkëpunim me të pandehurit Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, për qëllime përfitimi material, si dhe në të paktën dy raste provohet që këta të fundit kanë marrë përfitime të parregullta nga të pandehurit që kanë përfaqësuar këto shoqëri tregtare.

2. I pandehuri Ilir Beqaj ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore në 50% të kuotave në shoqërinë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” shpk, me NIPT L91329021O dhe nuk ka deklaruar shpenzimet e kryera për investime në këtë shoqëri tregtare; ka fshehur pronësinë dhe nuk ka deklaruar shpenzimet në lidhje me një apartament të ndodhur në qytetin e Vlorës; si dhe ka fshehur pronësinë e një automjeti.

Në kuadër të hetimeve është vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë e paluajtshme (apartament), me vendodhje në Lungomare, Vlorë dhe disa llogarive bankare, e të tjera sekuestruar të pandehurve, si më poshtë vijon:

14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) lekë;
15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) euro;
42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;
19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.
Tre automjete regjistruar në pronësi të pandehurve

Shënim për gazetarët:

a. *I pandehuri Ilir Beqaj në vitet 2014-2017 ka ushtruar funksionet; Ministër i Shëndetësisë; në shtator të vitit 2017-2021, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas në vitin 2022 është emëruar në pozicionin e Drejtorit të përgjithshëm  të Agjencisë Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës njohur me emërtimin “SASPAC”.

b. Hetimet po vazhdojnë për fakte të tjera penale të rezultuara gjatë këtij procedimi penal.

spak ilir beqaj fondet e saspac

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë