Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bardhi shprehet se futja e policisë brenda mjediseve të Kuvendit, gjatë aktivitetit parlamentar, pengimi i deputetëve për të lëvizur në ambientet e Kuvendit prej tyre, është një akti i paprecedentë në funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit lidhur me futjen e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në sallën e seancës plenare. Bardhi shprehet se futja e policisë brenda mjediseve të Kuvendit, gjatë aktivitetit parlamentar, pengimi i deputetëve për të lëvizur në ambientet e Kuvendit prej tyre, është një akti i paprecedentë në funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Kreu i Grupit të PD-së kërkon të gjendet se kush ishte ai që dhe urdhrin për futjen e policisë në Kuvend dhe po ashtu kërkon hapjen e kamerave të sigurisë të të gjithë ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Kuvendit. Bardhi dënon me forcë këtë akt dhe shprehet se autorët do të mbaheni përgjegjës për këtë shkelje të rëndë ligjore, që sipas tij, ka tiparet e një puçi kushtetues ndaj integritetit të Kuvendit të Shqipërisë.
LETRA E PLOTË:
Më datë 17.10.2024 gjatë zhvillimit të seancës plenare, në kundërshtim flagrant me nenin 122 të Rregullores së Kuvendit dhe ligjin për Policinë e Shtetit, Forcat Speciale të Policisë së Shtetit kanë dhunuar, penguar dhe kanosur me jetë deputetët e opozitës brenda mjediseve të Kuvendit të Shqipërisë. Është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës (punonjësve të Shërbimit të Sigurisë së Kuvendit) për të mbrojtur deputetët nga agresioni brenda mjediseve të Kuvendit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Futja e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit brenda mjediseve të Kuvendit, gjatë aktivitetit parlamentar, pengimi i deputetëve për të lëvizur në ambientet e Kuvendit prej tyre, kanosja me jetë e deputetëve të opozitës dhe cenimi i integritetit të tyre fizik, është një akti i paprecedentë në funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kurrë në historinë e parlamentarizimit në Shqipëri, një Kryetar Kuvendi nuk ka lejuar futjen e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë. Kurrë në historinë e parlamentarizmit në Shqipëri nuk ka ndodhur që Forcat Speciale të Policisë së Shtetit të pengojnë një deputet të Kuvendit brenda mjediseve të tij.
Futja e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit gjatë një aktiviteti parlamentar është një puç i rëndë kushtetues ndaj vetë Kuvendit të Shqipërisë dhe një provokim i pandodhur kurrë më parë ndaj opozitës. Për këtë arsye, kërkojmë të na:
– Informoni menjëherë se kush ishte autoriteti që dha urdhrin për futjen e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë?
– Vini në dispozicion kamerat e sigurisë të të gjitha ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Kuvendit të Shqipërisë (përfshirë por pa u kufizuar: sallës plenare, korridoreve lidhëse të sallës plenare, hyrjes kryesore të Kuvendit, ambinteve të jashtme të oborrit të Kuvendit të Shqipërisë).
Duke dënuar me forcë aktin brutal, të paprecedentë, të hakërrimit të Policisë së Shtetit ndaj deputetëve të opozitës në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, ju siguroj se ju personalisht dhe cilido tjetër që në mënyrë arbitrare urdhëroni Forcat Speciale të Policisë së Shtetit të dhunojnë deputetët e opozitës, do të mbaheni përgjegjës për këtë shkelje të rëndë ligjore, që ka tiparet e një puçi kushtetues ndaj integritetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Luan Baçi TIRANË- Luan Baçi ka thënë se e ka parë shumë qartë që ishte armë zjarri ajo që ...
Pamjet TIRANË-Një situatë e paprecedent ka ndodhur ditën e sotme gjatë protestës së opozitës para Kuvendit. Teksa p...
Andrea Mano TIRANË- Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka vendosur dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë,...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar pamje në lidhje me pretendimin e policisë, se efektivi i...
Pjesë nga vidoja TIRANA- Pas videos së publikuar nga Policia e Shtetit ku demonstrohej fakti se efektivët para Kuvendit nuk ishin t&eum...
Përplasjet TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas përplasjeve fizike të zhvi...
Petrit Vasili TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka deklaruar se incidentet që ndodhën në seancën ...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës janë përpjekur të futen me forcë n...
Kuvendi TIRANA- Pas largimit të deputetëve të PD-së nga oborri i parlamentit si dhe protestuesve, në godinë ka mbër...
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka noftuar ditën e sotme se do të kallzojë në Prokurorinë e Posa&ccedi...