LIVE UPDATES
Politike

Tensionet në Kuvend/ REL: Deputetët e përjashtuar tentojnë të hyjnë me forcë

Garda e Republikës vendosi gardh metalik pranë hyrjes kryesore në ndërtesën e Kuvendit, për ta parandaluar hyrjen e 24 deputetëve të opozitës, të cilët janë të përjashtuar përkohësisht nga pjesëmarrja në seancat e Kuvendit.

17 Tetor 2024, 13:29 Nga M.B
Tensionet në Kuvend/ REL: Deputetët e përjashtuar tentojnë
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, i cili u mblodh të enjten në një seancë të rregullt plenare, duke shkaktuar kaos. Garda e Republikës vendosi gardh metalik pranë hyrjes kryesore në ndërtesën e Kuvendit, për ta parandaluar hyrjen e 24 deputetëve të opozitës, të cilët janë të përjashtuar përkohësisht nga pjesëmarrja në seancat e Kuvendit.

Kuvendi i nisi punimet me deputetët e shumicës dhe me një grup të vogël deputetësh opozitarë. Por, seanca u ndërpre, pasi deputetja opozitare, Elda Hoti, hodhi një lëndë që ajo tha se ishte “aromatizues”. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kërkoi përjashtimin nga seanca të tre deputetëve të opozitës, pasi ata gjithashtu grumbulluan karrige para foltores për ta penguar punën, dhe kërkoi të verifikohet se çfarë ishte lënda që hodhi deputetja, pas dyshimeve se bëhej fjalë për benzinë.

Ndërkohë, tensionet jashtë seancës u rritën me kalimin e kohës dhe këmbëngulësinë e deputetëve opozotarë për ta çarë kordonin policor, dhe me ardhjen e disa protestuesve mbështetës të opozitës. Kreu i grupit parlamentar të partisë kryesore opozitare, Partia Demokratike, Gazment Bardhi, e publikoi një video duke pretenduar se një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë “u ka drejtuar armën dy deputetëve Bledion Nallbatit dhe Luan Baçi”.

Por, Policia e Shtetit tregoi shpejt për ta hedhur poshtë pretendimin e tij, duke thënë se bazuar në Ligjin për Tubimet “asnjë punonjës policie nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri, por vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome”.

“Policia është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit. Ndërkohë, do të kryejmë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj policisë do të kallëzohen në Prokurori", thotë policia.

Pas mbylljes së protestës, Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, tha për mediat se opozitën “nuk e ndal asgjë” deri në arritjen e qëllimit të saj.

"Mosbindja civile do të vazhdojë derisa të plotësohet kërkesa jonë për qeveri teknike", tha Noka.

Deputetë të opozitës, që morën pjesë në seancë, thanë se janë penguar dhe pretenduan se janë sulmuar nga punonjës të gardës. Ata tentuan ta djegin një banderolë ku shkruhej "Edi Rama Mafia" para Kuvendit, por nuk u lejuan nga punonjësit e sigurisë. Më herët, Bardhi e quajti “akt të turpshëm” vendosjen e gardhit metalik përreth ndërtesës së kuvendit.

“Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm që, nga njëra anë, është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Evropian, dhe, nga ana tjetër, rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët 'armiq'", shkroi ai në rrjetet sociale.

Në kohët e fundit opozita në Shqipëri ka protestuar në mënyra të ndryshme për ta kërkuar largimin e partisë në pushtet të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste, dhe zëvendësimin e saj me një qeveri teknike para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Deputetët – të cilët u përjashtuan më 2 tetor për një periudhë prej 10 deri në 60 ditë për shkak se dogjën ulëset e tyre në Kuvend – tentuan të hynin me forcë duke u përpjekur ta hiqnin gardhin metalik, por nuk u lejuan nga Garda. Pranë ndërtesës së Kuvendit në gatishmëri janë edhe automjete të policisë dhe zjarrfikësve, për shkak të situatave të kaluara, kur janë djegur karrige dhe disa manekinë.

Më 30 shtator, deputetë të Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Ai u dënua me një vit burgim për sajimin e një audio-përgjimi. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që u panë më 30 shtator në Kuvendin e Shqipërisë dhe u bënë thirrje pushtetit dhe opozitës që të zhvillojnë dialog.

Javën e kaluar, opozita organizoi një protestë kundër burgosjes së Salianji, gjatë të cilës u hodhën mjete shpërthyese në drejtim të Kryeministrisë dhe disa objekteve tjera. Dhjetë zyrtarë policorë u lënduan si pasojë e hedhjes së molotovit, lëndëve piroteknike dhe sendeve tjera të forta. Policia ka iniciuar kallëzim penal për tre drejtues të Partisë Demokratike në lidhje me këtë protestë./ REL

kuvendi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion