LIVE UPDATES
Politike

Balluku inspekton Flotën e re të ARRSH, shtohet fokusi te mirëmbajtja estetike e akseve rrugore

Në kuadër të këtij vizioni, ARRSH ka ngritur një flotë të re mjetesh dhe ka angazhuar 125 punonjës të dedikuar, të shpërndarë në katër rajonet e vendit. Në çdo drejtori rajonale është krijuar sektori i mirëmbajtjes estetike, i cili do të merret me punime si mbjellja e pemëve dekorative, gjelbërimi i hapësirave përgjatë akseve rrugore, si dhe përmirësimi vizual i rrethrrotullimeve dhe daljeve hyrëse të rrugëve kryesore.

25 Tetor 2025, 17:31 Nga E. D
Balluku inspekton Flotën e re të ARRSH, shtohet fokusi te
foto ilustruese

TIRANË- Siguria dhe mirëmbajtja rrugore kanë qenë gjithmonë në fokusin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, por tashmë një rëndësi të veçantë ka marrë mirëmbajtja estetike e akseve rrugore në mbarë vendin.

Në kuadër të këtij vizioni, ARRSH ka ngritur një flotë të re mjetesh dhe ka angazhuar 125 punonjës të dedikuar, të shpërndarë në katër rajonet e vendit. Në çdo drejtori rajonale është krijuar sektori i mirëmbajtjes estetike, i cili do të merret me punime si mbjellja e pemëve dekorative, gjelbërimi i hapësirave përgjatë akseve rrugore, si dhe përmirësimi vizual i rrethrrotullimeve dhe daljeve hyrëse të rrugëve kryesore.

Punimet e para kanë nisur në zonën e Rinasit, ku po realizohet gjelbërimi i rrethrrotullimit dhe hapësirave përreth. Procesi u inspektua nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Gjatë inspektimit Gjyli deklaroi se puna ka filluar në të gjitha rajonet dhe po zhvillohet me ritme të mira. “Janë shpërndarë mjetet që do të ndihmojnë në mirëmbajtjen estetike. Puna ka nisur në rrethrrotullime dhe në hyrje-daljet e rrugëve kryesore. Aktualisht kemi 25 punonjës për çdo rajon, por planifikohen edhe reformime të tjera për zgjerimin e shërbimit", theksoi ai.

Nga ana e saj Zv.Kryeministrja Balluku vlerësoi projektin si një hap të rëndësishëm që kontribuon jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por edhe në përvojën vizuale dhe turistike të vendit.
“Ka ardhur momenti që krahas sigurisë dhe mirëmbajtjes së rrugëve, të kujdesemi edhe për aspektin estetik. Shqipëria tashmë është një destinacion i rëndësishëm turistik, ndaj duhet të ofrojmë jo vetëm rrugë të sigurta, por edhe rrugë që plotësojnë standardet estetike", u shpreh Balluku.

Një pjesë e rëndësishme e këtij procesi do të jetë edhe pastrimi i akseve rrugore nga mbeturinat, një sfidë që bëhet edhe më e madhe gjatë sezonit turistik, kur rritet fluksi i lëvizjeve. “Uroj që skuadrat e reja të kryejnë një punë efikase dhe të dukshme, për të treguar se estetika është po aq e rëndësishme sa edhe siguria rrugore", shtoi Balluku.

Ky projekt i ri i ARRSH-së pritet të përmirësojë ndjeshëm pamjen dhe cilësinë e akseve rrugore në të gjithë territorin, duke ndikuar pozitivisht në imazhin e Shqipërisë dhe mirëqenien e qytetarëve./Dosja.al

arrsh belinda balluku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet