LIVE UPDATES
Politike

Dialogu për krijimin e qeverisë! Vjosa Osmani intervistë për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto ditë në Berlin në një intervistë për DW flet lidhur me raportet aktuale ndërkombëtare të Kosovës, procesin e dialogut dhe krijimin e mazhorancës për qeverinë.

25 Tetor 2025, 14:12 Nga M.L
Dialogu për krijimin e qeverisë! Vjosa Osmani intervistë për
Vjosa Osmani

BERLIN- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto ditë në Berlin në një intervistë për DW flet lidhur me raportet aktuale ndërkombëtare të Kosovës, procesin e dialogut dhe krijimin e mazhorancës për qeverinë.

DW: Zonja presidente, mirë se vini në Berlin. Ndodhemi 100 metra larg Portës së Brandenburgut, e cila ka simbol të fortë, sepse lidhet me disa momente historike me shumë rëndësi: E para është triumfi në kohën e Prusisë. Pastaj vjen koha e ndarjes së Gjermanisë edhe pastaj vjen koha e lirisë dhe e paqes. Ku është Kosova ose në cilën prej këtyre fazave jemi në Kosovë?

Vjosa Osmani: Kosova natyrisht është në fazën e lirisë dhe paqes. Do të thoja që sfidat në mbrojtjen e lirisë dhe të paqes nuk ndodhin vetëm njëherë. Dhe kjo vërtetohet sidomos në kontinentin europian, ku sfidat e sigurisë janë të mëdha edhe sot, dhe pas pushtimit rus ndaj Ukrainës, ne e kemi parë që të gjithë, sidomos ne që kemi përjetuar luftë dhe që kemi në fqinjësinë tonë shtete agresore, që mbrojtja e lirisë dhe mbrojtja e paqes janë punë të përditshme, nuk përfundojnë me një triumf. Ato duhet vazhdimisht të mirëmbahen, ato duhet vazhdimisht të ushqehen, duhet vazhdimisht të mbrohen me çdo kusht dhe pavarësisht çmimit të lartë që duhet të paguhet, sepse gjithmonë ka forca, të cilat dëshirojnë t’i minojnë këto arritje, pra lirinë, paqen dhe demokracinë, dhe ne duhet si demokraci që jemi, të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e tyre.

DW: Një prej sfidave që keni përmendur janë edhe provokimet që vijnë nga shtetet e rajonit. Ju Serbinë e keni quajtur si dora e zgjatur e Rusisë. Ka pasur vërtet rreziqe konfliktesh, për të cilat ka folur edhe presidenti Trump, mes Kosovës dhe Serbisë?

Vjosa Osmani: Më mirë të them, mes Serbisë dhe Kosovës. E dini që sikur ta thoja këtë para vitit 2023, ndoshta shumë njerëz nuk do ta merrnin edhe aq seriozisht. Mirëpo pas shtatorit 2023, ku Serbia tentoi një akt agresioni kundër Kosovës, dhe nëpërmjet grupeve terroriste dhe paramilitare të cilët i futi në Kosovë, kishte për qëllim të aneksonte veriun e Kosovës, sipas planeve të Putinit dhe metodave të tij.

Tashmë është e qartë që Serbia e ka pikërisht atë qëllim, dhe në arritjen e atij qëllimi Serbia vazhdimisht përdor taktika destabilizuese dhe jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër Bosnjë e Hercegovinës dhe shteteve të tjera në rajon. Pra, është e qartë që Serbia vazhdon të jetë shtet agresor, vazhdon të jetë dorë e zgjatur e Putinit, sepse është qëllim i Rusisë dhe ka qenë tradicionalisht dhe historikisht qëllim i Rusisëqë të destabilizohet Ballkani Perëndimor, si mjet destabilizimi për gjithë kontinentin europian. Nuk është që ato gjëra vetëm po i themi, ato gjëra kanë ndodhur në shtator 2023. Pastaj në nëntor 2024. Po po, akt agresioni ka qenë në Banjskë.

Në nëntor 2024 ka pasur sulm në Ibër Lepenc, mirëpo qëllimi ka qenë që të shkatërrohen mjetet jetike nëpërmjet të cilave Republika e Kosovës furnizohet me ujë, me energji elektrike, me ngrohje e të tjera dhe nëpërmjet kësaj të dëshmohet se përdoren edhe metoda hibride të sulmeve ndaj Kosovës, jo vetëm ajo ushtria tradicionale që ne e kemi parë në vitet 90-të. Serbia vazhdimisht i provon këtu. Ka pasur tendenca destabilizimi edhe sivjet në pranverë, me ndihmën e aleatëve tanë i kemi parandaluar. Tani ka shumë që nuk duan të tregojnë publikisht se çfarë ka ngjarë. Unë i kam lexuar raportet e institucioneve tona, e di çfarë ka synuar Serbia, e di çfarë ka synuar.


DW: Por as ju me siguri, nuk jeni e hapur të flisni për këto…

Vjosa Osmani: Po këto janë çështje, të cilat janë të rregulluara me ligj dhe kur informacionet janë të klasifikuara, ne e kemi për detyrë. Natyrisht unë si presidente kam të drejtë të deklasifikoj informacione, mirëpo mendoj që nuk është e drejtë që t’ia vështirësojmë punën institucioneve tona të sigurisë. Ato duhet të vazhdojnë të mbledhin informata, ato duhet të vazhdojnë të jenë të gatshëm që të na informojnë neve si institucione, por edhe aleatët tanë në mënyrë që të parandalojmë çdo tendencë destabilizuese të Serbisë.

DW: Megjithatë, kur jemi tek raportet me Serbinë, Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, të gjithë kanë kërkuar vazhdimin e dialogut edhe arritjen e një marrëveshjeje. Mendoni se vërtetë është e mundur arritja e marrëveshjes me Serbinë në këtë konstelacion forcash politike?

Vjosa Osmani: Në Kosovë, forcat politike në Kosovë nuk kanë qenë kurrë pengesa për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila fokusohet në njohje të ndërsjelltë. Pra, kurrë problemi nuk ka qenë në Kosovë. Pavarësisht cilat forca politike e kanë udhëhequr Kosovën, gjithnjë Kosova gjatë tërë dialogut nga viti 2010 e tutje, kanë qenë shumë konstruktive në procesin e dialogut. Nuk ka qenë Kosova që e ka bllokuar. Forcat politike të Serbisë janë problem.

Unë nuk kam shpresa të mëdha. Natyrisht, ka njerëz në Bashkimin Europian që besojnë se Vuçiçi do të tregohet konstruktiv. Unë nuk kam aspak besim që nga ky njeri mund të pritet konstruktivitet, sepse e ka dëshmuar që është i interesuar për dhunë dhe destabilizim dhe është i interesuar që ta kthejë jo vetëm Kosovën, por ta kthejë gjithë rajonin tonë mbrapa në vitet 90-të. Natyrisht ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Ama, nëqoftëse shihni numrin e marrëveshjeve që Serbia i ka nënshkruar në dialogun e Brukselit, mbi 2/3 nuk i ka zbatuar kurrë. Marrëveshja e fundit, propozimi gjermano-francez, i cili pastaj u bë propozim i Bashkimit Europian, është ofruar që të nënshkruhet nga Kosova, mirëpo nuk është pranuar nënshkrimi i asaj marrëveshjeje nga Serbia. Pra, këtu dihet qartë se kush po e bllokon procesin.

Dhe të kthehemi te pyetja juaj, që SHBA-të dhe BE-ja po kërkojnë që të rikthehemi në dialog. Kosova nuk ka asgjë kundër dialogut. Kosova i përgjigjet çdo thirrjeje për të marrë pjesë në dialog dhe ne jo vetëm që marrim pjesë, por ne dhe i pranojmë marrëveshjet duke mos shkelur sovranitetin e Kosovës, por duhet ditur që ato marrëveshje kanë kompromise në to dhe kanë kosto të lartë politike, megjithatë janë marrëveshje që janë pranuar nga Kosova, por është Serbia ajo që e ka bllokuar procesin gjithnjë.

DW: “I pranojmë marrëveshjet”, thatë ju. E pranoni dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe?

Vjosa Osmani: Marrëveshja e cila quhet propozimi gjermano-francez, që pastaj ka pasur edhe aneksin e “Ohrit”, ndër të tjera parasheh në nenin 7 dhe në nenin 10, edhe një gjë të tillë. Mirëpo si presidente e vendit, në asnjë mënyrë nuk pranoj asnjë Asociacion që jep kompetenca ekzekutive për komunat serbe dhe asnjë Asociacion që do të binte ndesh me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me akt-gjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

Pakoja e Ahtisarit dhe kushtetuta e Kosovës lejojnë bashkëpunimin ndërmjet komunave. Një bashkëpunim i tillë do të ishte në rregull, ama jo një bashkëpunim që i jep kompetenca ekzekutive një entiteti të ri, i cili del jashtë sistemit tonë kushtetues, sepse ai është i rrezikshëm dhe propozimi aktual, draft-statuti aktual që ishte propozuar nga zoti Lajçak në atë kohë, për fat të keq i përmban disa dispozita të cilat, si vlerësim i imi si presidente e vendit, janë edhe në kundërshtim me kushtetutën, edhe në kundërshtim me akt-gjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

DW: Prandaj ju pyeta dhe për dialogun, sepse Kosova është një vend i izoluar për momentin. Ju po i quani masa, dikush i quan ndryshe. Çfarë do të bëni ju për heqjen e izolimit të Kosovës? Sepse dhe Shtetet e Bashkuara e kanë ndërprerë dialogun strategjik, ose më mirë të them, procesin. Si e shihni ju pozitën e sotme diplomatike dhe ndërkombëtare të Kosovës?

Vjosa Osmani: Ky është jo vetëm një konstatim totalisht i gabuar, por është një konstatim që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Dhe për dallim prej konstatimit tuaj që Kosova kinse qenka vend i izoluar, dhe që nuk keni fare argumente për një gjë të tillë, unë kam me mijëra argumente pse Kosova në këto pesë vite ka pasur dyert më të hapura sesa në çdo periudhë tjetër. Ma gjeni një periudhë tjetër ku Kosova është ftuar në secilin forum ndërkombëtar.

Unë si presidente dhe udhëheqëse e politikës së jashtme: nuk ka organizim ndërkombëtar ku nuk kam qenë e ftuar për t’i dhënë zë Kosovës dhe për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës, përfshirë edhe në samitin e NATO-s, ku Kosova kurrë në histori nuk ka qenë më parë e ftuar. Nëqoftëse ke çdo derë hapur, në qoftë se ke besimin dhe përkushtimin e secilit lider shtetëror, nuk po flas tani për shtete si Rusia dhe armiqtë e Kosovës, po flas për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po flas për Gjermaninë, po flas për Francën, po flas për shtetet në kontinente të largëta, me të cilat asnjë president tjetër paraprak nuk ka ndërtuar marrëdhënie të afërta, dhe në qoftë se udhëheqësja e politikës së jashtme të Kosovës ka arritur që të jetë e pranishme deri në këtë masë, si mund të quhet Kosova shtet i izoluar?

Sa i përket dialogut strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë thënë edhe në intervistë, që ndërprerja e planifikimit të dialogut strategjik nuk është kundër popullit të Kosovës, dhe njëkohësisht kanë treguar publikisht që do ta vazhdojnë bashkëpunimin me presidenten e Republikës së Kosovës dhe ne këtë partneritet po e vazhdojmë. Në fushën e mbrojtjes, si komandante supreme e Ushtrisë së Kosovës, jam siguruar që asnjë projekt në fushën e mbrojtjes mos të ndërpritet me Shtetet e Bashkuara dhe po e vazhdojmë në përmasa që nuk ka qenë më herët.

DW: Të kthehemi tek e diela. Çfarë prisni nga seanca e ardhshme e parlamentit të Kosovës? Do të ketë qeveri ditën e diel, apo jo? Dhe cili është qëndrimi juaj ndaj të gjithë procesit që po zhvillohet rreth krijimit të qeverisë?

Vjosa Osmani: Nuk dihet në qoftë se të dielën do të ketë seancë të kuvendit ose jo, sepse seanca e kuvendit ftohet vetëm në qoftë se krijohen 61 votat e nevojshme nga i mandatuari për kryeministër, zoti Kurti. Në qoftë se kjo do të ndodhë apo jo, është tërësisht në duart e partive politike dhe për momentin nuk mund të parashikoj, edhe pse e diela është shumë afër, por siç e dini rrjedhat politike në Kosovë nganjëherë janë të paparashikueshme.

Pra, brenda orësh mund të ketë marrëveshje. Në qoftë se ka marrëveshje, mund të mbahet seanca dhe mund të ketë qeveri. Në qoftë se s’ka marrëveshje, atëherë si presidente e vendit do t’i ftoj të gjitha partitë politike për të parë nëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, sepse mendoj që është përsëri herët të flasim për zgjedhjet e jashtëzakonshme, por ajo është një alternativë nëqoftëse nuk krijohet shumica.

DW: Pyetja e fundit, zonja presidente, ku e shihni ju Vjosa Osmanin pas prillit?

Vjosa Osmani: Unë nuk mendoj asnjëherë se ku do të jetë Vjosa Osmani. Mendoj gjithmonë vetëm se ku do të mbetet Republika e Kosovës dhe nëqoftëse populli i Kosovës dëshiron që unë akoma të jap kontribut për republikën tonë, atëherë do të vazhdoj ta jap atë kontribut. Nëqoftëse qytetarët e Kosovës nuk dëshirojnë të më shohin duke dhënë kontribut në politikë, unë gjej mënyra të tjera për të kontribuar për shtetin tim. Me rëndësi është që unë do të vazhdoj të jem në Republikën e Kosovës, duke dhënë kontribut qoftë profesional, qoftë politik./DW

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet