LIVE UPDATES
Politike

"Asnjë vendim nuk lidhet me rastin tim"/ GJL nisi rishikimin e praktikës së arrestit, Beqaj: Do vazhdoj të qëndroj në burg si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi

Ermal Yzeiraj, avokati i Beqajt ka publikuar në në rrjetet sociale deklaratën e ish-ministrit. Në deklaratë, Beqajt shprehet se diskutimi i zhvilluar mbi çështjen e paraburgimit, nuk ka asnjë lidhje me të dhe as me ndryshimin e masës së sigurisë për ta liruar nga burgu.

10 Prill 2026, 11:55 Nga E. D
"Asnjë vendim nuk lidhet me rastin tim"/ GJL nisi rishikimin e
 Ilir Beqaj 

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka bërë një reagim, pas mbledhjes së Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Ermal Yzeiraj, avokati i Beqajt ka publikuar në në rrjetet sociale deklaratën e ish-ministrit. Në deklaratë, Beqajt shprehet se diskutimi i zhvilluar mbi çështjen e paraburgimit, nuk ka asnjë lidhje me të dhe as me ndryshimin e masës së sigurisë për ta liruar nga burgu.

Ish-ministri thotë se emri i tij vendoset qëllimisht në media si përfitues nga një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë, por kjo është krejtësisht e pasaktë. Ai nënvizon se një person në paraburgim nuk është ende i dënuar, e për rrjedhojë, juridikisht nuk bëhet fjalë për lirim nga vuajtja e një dënimi, por për shqyrtim të masës së sigurisë. Në fund, Beqaj thekson se duhet të vazhdojë të qëndrojë në burg si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi.

Deklarata e plotë

Në cilësinë e përfaqësuesit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:

Asnjë vendim unifikues i Gjykatës së Lartë nuk lidhet me ndryshimin e masës sime të sigurisë. Të enjten, më 09.04.2026, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë diskutuan çështjen e paraburgimit. Po atë mbrëmje, në emisione televizive prime time, u trajtua e njëjta temë. Në pothuajse të gjitha studiot, për ilustrim, u përdor edhe fotografia ime. Sipas drejtuesve të këtyre emisioneve, vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë po merret edhe për të më liruar mua nga paraburgimi.

Kjo është e pasaktë. Një person në paraburgim nuk është ende i dënuar. Për rrjedhojë, juridikisht nuk bëhet fjalë për lirim nga vuajtja e një dënimi, por për shqyrtim të masës së sigurisë. Nëse një i akuzuar, para një vendimi të formës së prerë, qëndron në paraburgim apo nën një masë më të lehtë sigurie, kjo nuk paragjykon fajësinë dhe as vendimin penal përfundimtar ndaj tij. Kjo nuk është lojë fjalësh, por çështje mentaliteti. Pikërisht për këtë arsye duhet ndalur helmimi i opinionit publik me tezën se po lirohen të korruptuarit.

Sa i përket rastit tim, unë nuk pres asgjë nga vendimi unifikues që pritet të marrë Gjykata e Lartë, as nga ndonjë vendim tjetër i tillë. Pas 21 muajsh në paraburgim, të martën, më 07.04.2026, gjatë shqyrtimit të kërkesës sime për ndryshimin e masës së sigurisë, organi i akuzës paraqiti kundërshtime që, sipas meje, mbështeteshin vetëm në gënjeshtra. Kur një prokuror, në emër të shtetit, paraqet si argumente gënjeshtra, atëherë asnjë vendim i Gjykatës së Lartë, i Gjykatës Kushtetuese apo i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk mund të shërbejë realisht si pikë referimi.

Gënjeshtra nr.1

Organi i akuzës deklaroi se, gjatë fazës së hetimeve, unë nuk kam kërkuar asnjëherë ndryshimin e masës së sigurisë. Gjyqtarja e seancës paraprake është vënë në dijeni prej meje në seancë se, në seancën gjyqësore të datës 30.12.2024, kur organi i akuzës kërkoi shtyrjen e afatit të hetimeve, mbrojtja ime ligjore kërkoi zëvendësimin e paraburgimit me një masë më të lehtë. Kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtarja e hetimeve paraprake. Ky moment është i pasqyruar si në procesverbal, ashtu edhe në vendimin e gjykatës.

Gënjeshtra nr. 2

Organi i akuzës deklaroi se, për llogari të këtij procedimi penal, unë kam kryer veprime të paligjshme ndërkohë që ndaj meje ekzistonte një tjetër çështje penale. Këtë pretendim e kam kundërshtuar që në tetor 2025, gjatë seancës paraprake. Në procedimin penal nr. 13/2020 (“Sterilizimi”), i lidhur me veprime të kryera në kohën kur kam qenë ministër i Shëndetësisë — detyrë nga e cila jam larguar në mars 2017 — statusi “person nën hetim” më është komunikuar më 17.11.2023, në orën 21:00. Të nesërmen kam dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC. Nëse ky pretendim është paraqitur më parë nga organi i akuzës dhe është kundërshtuar prej meje, rikthimi i tij sërish në prill 2026 nga i njëjti prokuror nuk është gjë tjetër veçse gënjeshtër.

Gënjeshtra nr. 3

Organi i akuzës deklaroi se unë duhet të vazhdoj të qëndroj në paraburgim sepse, edhe nga vendi ku ndodhem, paskam kontakte me punonjës të SASPAC. Sipas këtij pretendimi, fakti që gjatë seancës kam sjellë informacion mbi dokumentacionin që ndodhet në arkivën e SASPAC provon se këtë informacion e marr prej tyre.

Ndaj meje është një akuzë për falsifikim. Pasi jam njohur me dosjen hetimore, kam konstatuar se në të nuk ndodhet asnjë dokument origjinal. Në qershor 2025, mbrojtja ime ligjore mori një përgjigje zyrtare nga SASPAC, sipas së cilës organi i akuzës kishte sekuestruar vetëm regjistrat e protokollit dhe asnjë dokument origjinal. Kjo përgjigje zyrtare i është bërë e ditur si gjykatëses, ashtu edhe organit të akuzës gjatë seancës paraprake.

Gënjeshtra nr. 4

Organi i akuzës deklaroi se koha e gjatë e kaluar në paraburgim nuk duhet marrë parasysh, sepse, sipas tij, unë e kam zvarritur me vetëdije procesin gjatë seancës paraprake. E vërteta është se, pas njoftimit të akuzës, na janë vënë në dispozicion 25,000 faqe të dosjes hetimore, të pasistemuara në volume si një fashikull normal hetimor. Në fazën e parë të seancës paraprake konstatuam se mungonin edhe 9,000 faqe të tjera të dosjes hetimore. U desh kohë ti marrim e ti studjojmë. Ndërkohë, në kushtet e paraburgimit, ka qenë e pamundur për mua të njihem normalisht me përmbajtjen elektronike të dosjes hetimore, përfshirë CD-të dhe USB-të.

Sikur të mos mjaftonin këto katër gënjeshtra, organi i akuzës shtoi edhe një tjetër argument të çuditshëm. Sipas tij, unë duhet të vazhdoj të qëndroj në paraburgim sepse, më 28.12.2023, një person tjetër i përfshirë në këtë çështje, gjatë kontrollit të banesës së tij, ka fshirë të dhëna nga një telefon celular.

Besoj se kushdo e kupton se deklarime të tilla, në një seancë për ndryshimin e masës së sigurisë, nuk mund t’i parashikojë, t’i mbulojë apo t’i zgjidhë asnjë vendim unifikues, njësues apo çfarëdo lloj vendimi tjetër.

Prandaj, kushdo le ta heqë merakun se vendimi i Gjykatës së Lartë po merret për t’i ndryshuar masën e sigurisë Ilir Beqajt. Ilir Beqaj duhet të vazhdojë të qëndrojë në burg si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi./Dosja.al

 ilir beqaj 

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet