LIVE UPDATES
Politike

"Me Edi Ramën vendi po largohet me shpejtësi nga BE"/ Berisha: Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin

Lideri i opozitës u shpreh se vendi po ndëshkohet për shkak të,“vjedhjeve dhe korrupsionit qeveritar”, duke përmendur edhe institucione dhe projekte publike si AKSHI dhe Porti i Durrësit.

10 Prill 2026, 11:15 Nga E. D
"Me Edi Ramën vendi po largohet me shpejtësi nga BE"/
Sali Berisha  

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi me Edi Ramën vendi po largohet me shpejtësi nga BE, ndërkohë shtoi se pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin europian. Lideri i opozitës u shpreh se vendi po ndëshkohet për shkak të,“vjedhjeve dhe korrupsionit qeveritar”, duke përmendur edhe institucione dhe projekte publike si AKSHI dhe Porti i Durrësit.

"Ju e dini që ka mbi një muaj, përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare kanë bërë gjer dje pesë takime dhe prapë Shqipëria mbetet në klasë për shkak të vjedhjeve të Edi Ramës me Lubi Ballukun dhe AKSHI-n e Lindave.
Dhe çfarë është ai? Ai është një raport i ndërmjetëm, nuk është një raport përfundimtar. Dhe as të ndërmjetëm nuk e kanë pranuar dhe janë bërë një grup i madh vendesh, të cilat kanë sjellë dje një breshëri të re kushtesh dhe kërkesash që do i vendosen Shqipërisë në rrugën e integrimit. Të gjitha këto për vjedhjet e Edi Ramës me Lubi Ballukun dhe Lindat e tij.

Dhe del nga një sallë në një tjetër me patronazhistë hajdutë dhe kriminelë elektoralë duke mbrojtur korrupsionin, duke deklaruar se nuk kemi shumë korrupsion. Kujton se nuk e ka parë bota lakuriq atë kur bllokoi heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut. Mendon se të tjerët nuk e dinë se mbrojti veten e tij. Mendon se të tjerët nuk e dinë se Linda e AKSHI-t nuk është gjë tjetër veçse maska e Lindës së Surrelit. Dhe e vërteta është se Shqipëria po ndëshkohet pavarësisht nga mashtrimet e tij. Por një breshëri kushtesh të reja vendosen dhe de facto pas proceseve të mundshme të anëtarësimit të Islandës dhe Norvegjisë, Shqipëria largohet me Edi Ramën me shpejtësi mbrapa nga horizonti.

Dhe ky mendon se çdo gjë do ta kalojë me mashtrimet e tij. Ky mendon se duke deklaruar se ka më pak korrupsion se ç’kishte bëhet i besueshëm, në një kohë kur të gjithë e kuptojnë se kryehajduti i kombit është vetëm ai. Del nga salla në sallë me patronazhistët dhe u thotë punët e Shqipërisë. Unë u them qytetarëve, demokratë, socialistë, pa parti, punët e Edi Ramës janë sarajet e Surrelit. Punët e Edi Ramës është pallati i Linda Ramës në pajë pa asnjë faturë. Punët e zeza të Edi Ramës është Porti i Durrësit që shkon disa miliarda. Punët e zeza të Edi Ramës është Tuneli i Llogarasë.

Punët e zeza të Edi Ramës është autostrada Librazhd-Dragostunjë e shembur sikur t’i kenë hedhur bombën më të madhe që ekziston. Punët e tij janë rrugët e shembura në të katër anët e vendit. Punët e tij janë çmimet e dhjetëfishta për një kilometër rrugë të ndara me enturazhin e tij. Punët e tij janë çmimet. Zhdukja 100 përqind e investimeve siç është djegësi i Tiranës. Apo 75 milionë euro vetëm një tender i Linda Ramës për inteligjencën artificiale, në një kohë kur Kina për DeepSeek ka shpenzuar 6 milionë euro. Dhe Edi Rama për inteligjencën artificiale që nuk ekziston, ka inkasuar 75 milionë euro.

Pra, këta janë punët, dhe qytetarët duhet ta dinë. Por ai nuk takohet me qytetarët, takohet me patronazhistët, një racë kriminelësh elektoralë, të cilët janë absolutisht, drejtësia për ta nuk vonon dhe do të dënohen, ndëshkohen si kriminelë elektoralë në këtë vend. Dhe kanë zëvendësuar plotësisht policinë politike të ish-Sigurimit të Shtetit të Enver Hoxhës," tha Berisha/Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet