16 Maj 2022, 12:14
Nga DOSJA
Edi Rama
TIRANË- Kontrolli i pagave duket se do të jetë objektivi i radhës për qeverinë, madje po shqyrtohet mundësia për publikimin e pagave një herë në vit. Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama tha se shqiptarët do të pyeten nëse duhet të bëhen publike pagat e shqiptarëve 1 herë në vit pasi kjo ndihmon në vetërregullimin e tregut. Megjithatë për këtë propozim ende nuk ka vendim, e me shumë gjasa do të jetë një ndër pyetjet në Këshillimin e radhës me qytetarët.
“Mbi 25% e të punësiarve në Shqipëri kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë që do të thotë se ata nuk merrnin pagën minimale të deklaruar por më shumë. Mendojmë se është e udhës ti pyesin shqiptarët mos vallë është më mirë që njëherë në vit të gjitha pagat të bëhen publike. Vendet që e bëjnë këtë disa vende, dhe thonë se kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda përbrenda sistemit, ne mendojmë se kjo është shumë e vërtetë se e shohim se impakti i kësaj ngjarje dhe punës së bërë pas kësaj ngjarje… Ideja se pagat mund të bëhen publike çdo vit njëherë në vit është një ide që nuk mendoj se duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por ia vlen të konsultohet opinioni publik,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.
Por propozimi i ri duket më shumë si një mënyrë për të legjitimuar skandalin e rrjedhjes së pagave të gati 1 milion pagave të shqiptarëve, i cili u bë publik më 22 dhjetor të vitit që lanë pas.
Po ashtu sot, gjatë konferencës për shtyp, Rama pretendon se pas një procesi kontrolli të detajuar kundër informalitetit të pagave u arritën rezultate mbresëlënëse. Kjo sepse u rrit komunikimi intensiv i Tatimeve me bizneset në vend. Sipas tij, mbi 25% të të punësuarve në vend kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë, që lë të kuptohet se në fakt nuk merrnin në fakt pagën minimale të deklaruar por më shumë. Ndërkohë që ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj i ka bërë thirrje tatimpaguesve për të mos kryer shkelje ndërsa ka paralajmëruar përshkallëzimin e gjobave.
Nga 1 qershori do të paraqitet ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat ndërsa do të ketë dyfishim të gjobave për evazionin fiskal, për fshehjen e pagës dhe mosdeklarimin e punonjësve.
(k.m/dosja.al)
Politike
16 Maj 2022, 12:17
Tedi Blushi
TIRANË- Presidenca ka reaguar për herë të parë pas akuzave të publikuara sot në gazetën më të...
Politike
16 Maj 2022, 12:09
Mike Pompeo
TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar vizitën e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër t&eu...
Politike
16 Maj 2022, 11:55
Edi Rama
TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëroi sot bizneset që të vetërregullohen sa i takon deklarimit të pagav...
Politike
16 Maj 2022, 11:51
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme se nga 1 Qershori do të hyjë ...
Politike
16 Maj 2022, 11:32
TIRANË- Qytetarët shqiptarë mund të bëjnë publike pagat e tyre. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë komuniki...
Politike
16 Maj 2022, 11:32
Edi Rama: S’mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shtëpia e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura. Ne do e...
Politike
16 Maj 2022, 10:45
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se SHBA dhe PD kanë pasur gjithmon&eum...
Politike
16 Maj 2022, 10:48
Foto ilustruese
TIRANË- Gazeta austriake “Kronen Zeitung” ka bërë një denoncim lidhur me presidentin e vendit, Ilir Me...
Politike
16 Maj 2022, 10:28
TIRANË- Ish-Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo deklaroi ditën e sotme se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë jan...
Politike
16 Maj 2022, 10:28
TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka një lidhje të pathyeshme. Gjatë e...