LIVE UPDATES
Politike

"Askush nuk dha llogari për fondet e hedhura kot!" Situata në Parkun e Divjakës, ish-drejtori-Braçes: Idea e hapjes se shtratit të vjetër të Shkumbinit, groposje e parave publike

Nga ana e tij, Koci është përgjigjur duke thënë se në vitin 2014 me shumë bujë u trumbetua hapja e kanalit verior dhe ai personalisht ishte kundër, jo për hapjen, siç shkruan, por për zgjidhjen e paqëndrueshme të problemit.

25 Gusht 2024, 21:20 Nga M.B
"Askush nuk dha llogari për fondet e hedhura kot!" Situata
Divjaka

DIVJAKA- Ish-Drejtori i Parkut të Divjakës, Ardian Koci i është përgjigjur me anë të një postimi në Facebook, shqetësimit që ngriti një ditë më parë deputeti socialist Erion Braçe lidhur me tharjen e lagunës dhe ndryshimin e shtratit dhe grykëdedhjes së lumit Shkumbin duke i cilësuar këto si dramë ekologjik e Divjakës.

 

Nga ana e tij, Koci është përgjigjur duke thënë se në vitin 2014 me shumë bujë u trumbetua hapja e kanalit verior dhe ai personalisht ishte kundër, jo për hapjen, siç shkruan, por për zgjidhjen e paqëndrueshme të problemit.

Koci ka shtuar se iu hodhën në fyt atë kohë duke i thënë që s'merr vesh. Ai i drejtohet Braçes duke i thënë se "kishe të drejtë se unë kisha gabuar në kohë". Koci tregon se gryka u mbyll për disa orë dhe askush nuk dha llogari për ato fonde publike të hedhura kot. 

Reagimi i Kocit vijon teksa shkruan se për ndërrimin e grykederdhjes së lumit Shkumbin, që gjoja, shkruan ai, e kanë bllokuar banorët e Vilës duke i ndërruar rrjedhën, janë të pavërteta. Koci shkruan se dihet që lumenjtë kur ka vërshime të mëdha gjejnë rrugën alternative dhe ai aty ka gjetur rrugën më të shkurter për në det. Në sqarimin e tij, ai ka shtuar se idea e hapjes se shtratit të vjetë shërben vetëm të groposë para publike.

POSTIMI I ARDIAN KOCIT: 

Pergjigje deputetit Brace.
Nje problem i njohur prej disa dekadash.Per kete aresye përpara '90 ndermarrja e bonifikimit neper keto gryka mbante draga.Nuk është nje problem qe u zbulua sot,por sot na duhen ca pará .Ne 2014 me shume bujë u trumbetua hapja e kanalit verior.Une personalisht isha kunder,jo per hapjen,por per zgjidhjen e paqendrueshme te problemit.Me kujtohet qe ate kohe ju paralajmerova, qe gryka e kanalit do mbyllet per nje jave.Mu hodhet ne fyt duke me thënë qe ti s'merr vesh.Kishe te drejte se unë kisha gabuar ne kohe. Gryka u mbyll per disa ore.Askush nuk dha llogari per ato fonde publike te hedhura kot.

Eshte kollaj te kerkosh para.Sigurisht qe ajo duhet hapur.por përpara se te kerkosh fonde duhet te jesh i bindur mbi efikasitetin e nderhyrjes.Ka studime se si mund te mbahen grykat hapur.Me i fundit është ai i specialisteve japonezë.Konkluzionet e punes se tyre kanë nje vit qe flenë ne raftet e ministrise se mjedisit.Nje vit nuk eshte shume,por kam frikë se do kalojne vite dhe ashtu do i mbuloje harresa. Asnje nuk u referohet atyre,por degjoni opinione te njerezve diletantë,qe kane deshtuar ne mbajtjen hapur te rrugeve te komunikimit.Sa per institucionet qe nuk kane punuar,kam qene unë qe kur konturohej projekti japonez dhe specialistet japonez nuk dinin akoma se ne c'fushe do aplikohej ky projekt,me kerkesen time u vendos si prioritet rivitalizimi i lagunes se Karavastasë,si nje ekosistem kompleks.Ky proces perfshinte jo vetem hapjen e grykave,por edhe futjen e ujit te embel ne lagune.Keto jane te protokolluara.

Ndersa sa per ndërrimin e grykederdhjes se lumit Shkumbin,qe gjoja e kanë bllokuar banoret e Viles duke I nderruar rrjedhen,po jua them qe jane vetem llogje Divjake.Dihet qe lumenjte kur ka vershime te medha gjejne rruge alternative dhe ai aty ka gjetur rrugen me te shkurter per ne det.Idea e hapjes se shtratit te vjeter,qe une e degjoj prej disa vitesh, eshte nje gomarllik,qe sherben vetem te groposë para publike. E ndjej si detyrim t'ju them,mjaft më eksperimente me natyren!Ajo është shumë më e aftë se njeriu të vetrregullohet.Do më pelqente që per këtë dukuri të natyres dhe nderhyrjen qe propozoni te shprehen specialiste te fushes dhe jo ata që per zanat kanë lajkat.

ardian koci erjon brace

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet