Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Lidhur me këtë Berisha tha se pasi qeveritarët heshtën për 8 vite, 3 vite më parë ish-kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç në takimin ndërqeveritar kërkoi t'i rikthehen urës dhe u firmos marrëveshja, ku u mor zotimi se ura do të ndërtohej për 2 vite.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se më 24 gusht do të inaugurohej ura e re e Bunës në derdhje të saj, urë për të cilën u ra dakord në vitin 2012 me qeverinë e Malit të Zi, që shkurton distancën Velipojë-Ulqin me 73 km dhe i afron qytetet në 3-400 metra. Lidhur me këtë Berisha tha se pasi qeveritarët heshtën për 8 vite, 3 vite më parë ish-kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç në takimin ndërqeveritar kërkoi t'i rikthehen urës dhe u firmos marrëveshja, ku u mor zotimi se ura do të ndërtohej për 2 vite. Berisha shtoi se ura nuk u ndërtua, sepse sipas tij, i përket pjesës armike të kombit për Edi Ramën.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi! Në datën 24 gusht do të inaugurohej ura e re e Bunës në derdhje të saj, urë për të cilën ramë dakord në vitin 2012 me qeverinë e Malit të Zi, urë që shkurton distancën Velipojë-Ulqin me 73 km dhe i afron qytetet në 3-400 metra. Ura e re e Bunës afron Ulqinin me Shëngjinin dy porte të lashta të kombit me 103 kilometra. Pasi heshtën si fije bari për 8 vite, 3 vite më parë ish-kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç në takimin ndërqeveritar kërkoi ti rikthehen urës. U firmos marrëveshja, u mor zotimi se ura do të ndërtohej për 2 vite.
Me 30 mln euro se ura, do të inaugurohej me 24 gusht të 2024. Ku është ura, as nam as nishan nuk ekziston.
Por një gjë duhet të ju them se potenciali turistik i brigjeve të Adriatikut nga Shëngjini në Ulqin, të gjitha territore të banuara me shqiptarë, është më mahnitësi në të gjitha brigjet e Adriatikut.
Por nuk mund të ndërtohej ura, sepse i përket pjesës armike të kombit për Edi Ramën. Rruga e Dukagjinit, 11 vite asnjë lopatë. E quam deri në Prekal, aty mbeti. Dhe tani vetëm për qëllime elektorale kanë filluar, një rrugë që duhej të kishte përfunduar vite më parë. Por i përket veriu dhe natyrisht nuk mund të ndërtohej.
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për investimet 11 vjeçare, ku sipas sipas ish-ministr...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demoraktike, Sali Berisha ka folur sot për autostradën Thumanë-Kashar, për të cil&eu...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme se krye...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli sot në lidhje me shpopullimin e vendit dhe situa...
TIRANË- Më 4 gusht, Bashkia e Himarës në jug të vendit iu drejtua kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e r...
Igli Hasani TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizon Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024&r...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se çdo vit eksporton qindra kontejner me ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka cituar ligjin për menaxhimin e mbetjeve që detyron çdo eksportues t&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Tajlanda si vend pritës nuk kishte dhënë asnjë leje për tonel...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e dy ministrive, asaj të Infr...