LIVE UPDATES
Politike

Asambleja e të zgjedhurëve vendorë/ Blushi: 11 propozimet e PL-së për uljen dhe heqjen e taksave vendore në Bashkinë e Tiranës

Ai ka thënë se kjo do të sjellë një përfitim për qytetarët dhe bizneset në rreth 50 milion euro në vit.

19 Dhjetor 2023, 11:36 Nga h.k
Asambleja e të zgjedhurëve vendorë/  Blushi: 11 propozimet e
Partia e Lirisë

TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi prezantoi paraditen e sotme në Asamblenë e të zgjedhurë vendorë, 11 propozimet për uljen dhe heqjen e një sërë taksash dhe tarifash vendore në Bashkinë e Tiranës.

Ai ka thënë se kjo do të sjellë një përfitim për qytetarët dhe bizneset në rreth 50 milion euro në vit. Blushi vijoi duke thënë se sistemi fiskal i Bashkisë së Tiranës është karakterizuar nga një rritje e numrit të tatimeve dhe të tarifave.

PROPOZIMET: 

1. Anulimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për zonat malore.

Anulimi i kësaj takse, që aktualisht është 3% e vlerës së investimit, është e domosdoshme për të ulur barrën fiskale për ndërtimet në zonat malore të Tiranës. Gjithashtu është e nevojshme për të stimuluar e mbështetur zhvillimin e turizmit.

2. Anulimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet që legalizohen.

Vendosja e kësaj takse në masën 0.5% të vlerës së investimit ka shtuar barrën fiskale te qytetarët që kërkojnë ende të legalizojnë banesat e tyre. Gjithashtu nga pikëpamja e konceptit të vendosjes së kësaj takse, ndërtimi i një banese që kërkohet për t’u legalizuar është përfunduar.

3. Anulimin e taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore.

Anulimi i kësaj takse do të sillte një përfitim në 0.93 miliardë lekë ose në rreth 9 milion euro në vit për qytetarët dhe biznesin. Kjo taksë është një barrë e shtuar për qytetarët dhe biznesin, pa harruar se në 7 vitet e aplikimit, fondet e mbledhura nga kjo taksë (50 milion euro) nuk janë përdorur për ndërtimin e shkollave, por qartazi janë shpërdoruar nga Bashkia e Tiranës, për të cilën keni kërkuar edhe nisjen e një auditimi të plotë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

4. Anulimin e kontributit të subjekteve private me fondin social në lekë duke kaluar në kontribut me m2 në objekt.

Anulimi i kësaj takse, që është një barrë e shtuar për ndërtuesit, gjykohet që është i arsyetuar se jo vetëm që rritet kosto për ta dhe rrjedhimisht edhe për çmimin e banesave, por dhe për arsye se Bashkia e Tiranës ka dështuar për t’i përdorur këto fonde për ndërtime sociale. Të ardhurat nga kontributi i subjekteve private në fondin social arrijnë në rreth 18.3 milion euro. Por konkretisht, për vitin 2022 nga Bashkia e Tiranës nuk u realizua asnjë investim për ndërtim të banesave sociale, pavarësisht se u mblodhën kontributet nga subjektet private.

Sistemi fiskal tregon një rritje të lartë të barrës së taksave dhe tarifave për qytetarët dhe bizneset në Tiranë. Për këtë arsye Partia e Lirisë, propozon :

1. Ulje me 50% të nivelit të taksës së tabelës për efekt reklamimi në formën elektronike, nga 90 mijë lekë m2/vit që është aktualisht, në 45 mijë lekë m2/vit. Rritja e nivelit të kësaj takse në 90 mijë lekë për m2/vit ka shtuar barrën fiskale për biznesin. Propozimi ynë është përgjysmimi i nivelit të saj në 45 mijë lekë.

2. Ulje të nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga 8% që është aktualisht, në 2 deri 4% të vlerës së investimit. Taksa e ndikimit në infrastrukturë për banesa, shërbime, për aktivitet ekonomik, etj., është rritur ndjeshëm për shkak se taksimi nga 2-4% të vlerës së investimit u rrit në 8%. Por dhe për shkak të llogaritjes së saj mbi bazën e vlerës së kostos në vlerën e investimit. Niveli i kësaj takes llogaritet që është rritur mbi 10 herë.

Propozimi ynë është të rikthehet niveli i taksës në nivelin fillestar në 2 deri në 4%. Nga ky propozim do të përfitohet një ulje e barrës fiskale për bizneset në rreth 2 deri në 3 miliard lekë, ose në rreth 25 milion euro. Me ndikim në uljen e kostos dhe përfitim si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.

3. Përgjysmim të tarifës së pastrimit për bizneset. Nga 5750 lekë për biznesin e vogël që është aktualisht, në 2875 lekë. Nga 108.100 lekë për shitje me pakicë dhe 115.000 lekë për shitje me shumicë për biznesin VIP, të bëhen 54.050 lekë për shitje me pakicë dhe 57,500 lekë për shitje me shumicë për biznesin VIP.
Bashkia e Tiranës duhet të argumentojë që niveli i tarifës së pastrimit i përgjigjet kostos për pastrimin e qytetit. Niveli i tarifës së pastrimit është rritur mbi 2.6 herë për biznesin e vogël dhe të madh. Propozimi ynë është përgjysmimi i kësaj takse me një përfitim për bizneset në 0.9 miliard lekë ose në rreth 9 milion euro

4. Reduktim të tarifës për marrjen e një leje punimi, nga 1% të investimit për leje ndërtimi që është aktualisht, në 0.5% të investimit. Si dhe nga 10 lekë për m2 për leje zhvillimi që është aktualisht, në 5 lekë/m2. Kjo tarifë është rritur shumëfish krahasuar me nivelin e mëparshëm. Të mos harrojmë se në vitin 2011 tarifa për marrjen e një leje zhvillimi apo ndërtimi ishte e njëjtë dhe fikse, në vlerën 500 lekë. Në mandatin e dytë të Veliajt, tarifa për leje zhvillimi u rrit në 10 lekë për m2, ndërsa për leje ndërtimi u rrit në 1% të vlerës së investimit. Kjo ka ndikuar në rritjen e barrës si për qytetarët dhe për biznesin. Ndaj propozimi ynë konkret është ulja e nivelit të tarifës në 0.5% të investimit për leje ndërtimi dhe në 5 lekë/m2 për leje zhvillimi. Nga kjo ulje qytetarët dhe bizneset do të përfitonin në vit rreth 2.4 milion euro.

5. Reduktim të tarifës për zënien e hapësirave publike, nga 200 – 1500 lekë/m2 që është aktualisht, në 100 – 750 lekë/m2
Kjo tarifë është rritur mbi 10 herë për bizneset, që në vitin 2011 i paguanin Bashkisë së Tiranës 150 lekë/m2, ndërsa pas vitin 2019 paguajnë 1500 lekë/m2. Propozimi është përgjysmimi në 50% të nivelit aktual të tarifës me një përfitim në 175 milion lekë për bizneset ose në rreth 1.6 milion euro.

6. Ulje me 50% të tarifës së parkimit publik.
Parkimi dhe gjobat arbitrare të policisë bashkiake janë një nga problemet kryesore të qytetarëve të Tiranës, veçanërisht në kushtet e një trafiku të çmendur, që ende nuk ka marrë një zgjidhje. Territori i Bashkisë Tiranë është duke u zhvilluar çdo ditë dhe sipas statistikave vetëm 1% e makinave mund të gjejnë vend parkimi publik falas. Në situatën aktuale ku janë ngushtuar hapësirat për parkim publik pa pagesë, propozojmë përgjysmimin e tarifës. Nga kjo ulje do të përfitojnë qytetarët në rreth 310 milion lekë ose në 3 milion euro.

7. Reduktim të çmimit aktual të ujit për abonentët familjarë, nga 65 lekë/m3, në 45 lekë/m3.
Mungesa e ujit të pijshëm në Tiranë vijon të jetë prezente pavarësisht premtimit të Erion Veliaj për garantim të ujit të pijshëm 24 orë, me « cilësi Korçe dhe çmim Bathoreje », që rezultoi një mashtrim i madh. Nga qendra në periferi, kryeqyteti sot në të katërta stinën « thahet » për ujë të pijshëm dhe rritja e çmimit, që u premtua se do të përkthehej në investime moderne në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve rezultoi gënjeshtër. Rritja me 40% e çmimit të ujit për abonentët familjarë pa analizuar gjendjen sociale të familjeve të Tiranës ka rënduar më tej dhe përkeqësuar gjendjen e tyre ekonomike. Ndaj sa kohë që rritja e çmimit nuk solli ndryshim të prekshëm të furnizimit të tyre me ujë të pijshëm, propozojmë uljen e çmimit në 45 lekë/m3.
Sistemi fiskal ka treguar një performancë të ulët dhe evazion të lartë të mbledhjes së të ardhurave nga taksat në Bashkinë e Tiranës.


Një sistem fiskal me një performancë të ulët, evazion të lartë dhe gjithashtu me një kosto të lartë administrative të mbledhjes së të ardhurave. Parashikimi i të ardhurave të veta për vitin 2024 tregon sërish që Bashkia e Tiranës ka një performancë të ulët të mbledhjes dhe parashikimit të realizimit të të ardhurave duke konsideruar rritjen e lartë të shkallës tatimore të taksave dhe tarifave. Performanca e ulët është tregues i keqadministrimit dhe i evaziont fiskal.

Përfitimi i qytetarëve dhe biznesit nga ulja e barrës fiskale në vlerën rreth 50 milion euro, propozojmë të kompensohet nga rritja e performancës dhe uljes së evazionit në mbledhjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, të taksës së pronës, taksa e tabelës, tarifa e pastrimit, tarifa e zënies së hapësirës publike, si dhe nga tarifa e parkimit. Propozime që do t’i jepnin frymëmarrje buxheteve familjare dhe të biznesit në kushtet aktuale të pasojave të krizës ekonomike të shkaktuar nga rritja e çmimeve të shportës, energjisë elektrike dhe karburanteve.

partia e lirise tedi blushi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet