3 Qershor 2026, 09:08
Nga D.S

TIRANË- Gjykata Administrative e Apelit ka vulosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, pasi rrëzoi si të paligjshëm vendimin për shkarkimin e tij.
Dokushi mban një rol kyç jo vetëm në administratën lokale, por njihet edhe si krahu i djathtë i ish-kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.
Ai ishte pranë Veliajt gjatë paraqitjes së tij në SPAK para arrestimit, si dhe u bë i pari person që e vizitoi atë në ambientet e paraburgimit te 313-ta, menjëherë pas ndalimit më 10 shkurt.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
alban dokushi erion veliaj gjkko
Politike
3 Qershor 2026, 08:25
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi ultimatumi të protestuesve në Zvërnec, të cil&eu...
Politike
3 Qershor 2026, 08:19
D.S
VLORË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka bërë një hap pas, duke liruar llogaritë bankare të kompanisë nga Ka...
Politike
2 Qershor 2026, 22:15
D.S
Rama- Costa
ITALI- Vizita e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa në Tiranë ka marrë vëmendjen e disa mediave t&...
Politike
2 Qershor 2026, 19:55
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kreu i qeverisë ka deklaruar se, të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipë...
Politike
2 Qershor 2026, 19:36
D.S
TIRANË-Kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe shembullin e ish-kryeministrit Fatos Nano, duke vlerësuar qasjen e tij pas daljes nga b...
Politike
2 Qershor 2026, 19:35
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se PS bëri ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit dhe u përb...
Politike
2 Qershor 2026, 19:22
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se suksesi dhe fitoret e njëpasnjëshme të partisë vijnë nga aftësia...
Politike
2 Qershor 2026, 18:46
D.S
foto nga protesta
TIRANË- Situata në protestë është tensionuar pasi një pjesë e protestuesve kanë tentuar t&e...
Politike
2 Qershor 2026, 17:40
D.S
Denisa Kela
TIRANA- Drejtuesja e Departamentit të Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale në PD, Denisa Kela ka deklaruar se, kr...
Politike
2 Qershor 2026, 16:15
D.S
komisioni i shendetesise
TIRANË- Terapia hormonale për transgjinorët ka shkaktuar debate të ashpra në Komisionin e Shënd...