LIVE UPDATES
Politike

Analiza: Udhëkryqet e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Por, sipas tyre, ato ndryshime nuk do të ishin të mjaftueshme, aq sa partitë të shmangnin nevojën për bashkëqeverisje në të ardhmen. Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e Qeverisë brenda 10 ditësh.

27 Tetor 2025, 22:55 Nga E. D
Analiza: Udhëkryqet e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë
foto ilustruese

KOSOVË- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, gjasat për të cilat u rritën dukshëm më 26 tetor pasi Kuvendi nuk e aprovoi një qeveri të re të Albin Kurtit, do të mund të sillnin ndryshime në rezultatet e partive, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Por, sipas tyre, ato ndryshime nuk do të ishin të mjaftueshme, aq sa partitë të shmangnin nevojën për bashkëqeverisje në të ardhmen. Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e Qeverisë brenda 10 ditësh.

Por, lideri i partisë së dytë më të votuar, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja e Kosovës do ta thërrasë për ta pyetur nëse e ka shumicën. Edhe Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila fitoi më së shumti vende në Kuvend nga zgjedhjet e 9 shkurtit, pranoi se zgjedhjet e reja mund të kenë mbetur opsioni i vetëm përpara për kalimin e krizës.

Zgjedhjet nuk sigurojnë qeverisje pa koalicione

Politologu Dritëro Arifi vlerëson se janë disa faktorë që do t’i ndikonin rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme. Arifi thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të disa prej komunave më të mëdha të Kosovës, do t’u japin drejtim partive që do t’i fitojnë ato për t’u pozicionuar edhe për zgjedhjet parlamentare.

Sipas tij, qasja e partive politike në fushatë zgjedhore dhe retorika e matur do të jenë ndër përcaktuesit e rezultateve, si dhe të koalicioneve eventuale para dhe pas zgjedhjeve.

“Jam i bindur, nga ajo që po ndodh në terren, që asnjëra parti nuk do ta ketë shumicën fillestare për ta bërë qeverinë me 61 [vota]. Edhe nëse e merr ndonjëra parti, do ta ketë vështirë që të realizojë agjendën. Pra, gjithsesi duhet një bashkëpunim i madh”, shprehet Arifi.

Ai thotë se e sheh si të mundshme që partitë më të vogla, sikurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate, të futen në koalicione parazgjedhore me partitë e mëdha, kryesisht me ato ish-opozitare, sikurse PDK-ja ose Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ngjashëm, ndryshime pret edhe Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Paçarizi thotë për Radion Evropa e Lirë se në rast se partitë më të vogla, si Nisma apo AAK-ja, nuk futen në koalicione parazgjedhore, ato rrezikojnë të mos arrijnë rezultatet që do t’u siguronin vend në Kuvend. Në një situatë të tillë, vlerëson ai, votat e këtyre partive mund të shpërndahen proporcionalisht te partitë tjera më të mëdha.

“Unë besoj që do të ketë ndryshim numrash... Mirëpo, megjithatë, unë vështirë se shoh ndonjë ndryshim esencial, i cili do të siguronte zgjedhjen e një qeverie pa vështirësi të theksuara. Fakti që Lista Serbe nuk hyn në kombinimet e asnjërit bllok politik për ta bërë qeverinë, do të thotë se janë 10 vota mangët për këdo që synon ta bëj qeverinë”, thekson Paçarizi.

Radio Evropa e Lirë bëri përpjekje të kontaktonte zyrtarë të AAK-së dhe të Nismës, por ata ishin të paqasshëm.

Por, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, zhvilloi një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të hënën. Ata nuk deshën të tregonin për media se për çfarë biseduan.

Frikë nga qeverisja?

Pavarësisht pritjeve se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të prodhojnë ndryshim në numrat e partive politike në Kuvend, vendi vlerësohet se sërish rrezikon të futet në krizë institucionale në rast se ato nuk shfaqin vullnet politik për bashkëpunim.

Bashkëpunimi i tillë do të ishte më se i domosdoshëm, thotë Arifi, për shkak se zgjedhjet e parakoshme parlamentare do t’i përcaktonin edhe pretenduesit për tri pozitat më të larta shtetërore. Në këtë drejtim, sipas Arifit, është i domosdoshëm kompromisi ndërmjet partive politike, i cili do të jetë i pamundur pa një gjuhë korrekte të partive politike shqiptare gjatë fushatës zgjedhore.

“Synimi do të jetë krijimi i koalicionit të madh shqiptar, pavarësisht se cilat parti do të jenë, sepse ajo i zgjidh të tri nyjat kryesore: kryeministrin, kryeparlamentarin dhe presidentin. Prandaj, të gjitha partitë, pavarësisht se cila – Vetëvendosje, PDK ose LDK – do të jenë të detyruara të bashkëpunojnë, varësisht nga koalicionet”, thotë Arifi.

Një koalicion të mundshëm ndërmjet dy ose më shumë partive të mëdha e sheh si zgjidhje edhe Paçarizi. Por, ai është skeptik se koalicioni i tillë mund të ndodhë edhe pas zgjedhjeve të parakohshme të mundshme.

Paçarizi pret që të dyja blloqet aktuale politike, LVV-ja në njërën anë, dhe PDK-ja e LDK-ja në anën tjetër, të fitojnë rreth 40 për qind të votave nga zgjedhjet.

Të dy taborëve, sipas tij, u mungon vullneti politik për formimin e qeverisë, edhe nëse kjo do të ishte e mundur.

“Asnjëra nga forcat politike, si e vetme, nuk ka guxim që të marrë përsipër drejtimin e vendit, pasi kanë frikë se çfarë do të sjellë e nesërmja, në kuptim të dialogut me Serbinë. A do të mund të vihen para një situate ‘merre ose lëre’, e cila do të ishte pastaj një përgjegjësi shumë e madhe dhe do ta fundoste një qeveri me bazë jo shumë të gjerë”, thotë Paçarizi.

Si rrjedhojë, shton ai, vendi rrezikon të futet në një agoni institucionale edhe pas zgjedhjeve të parakohshme eventuale, në rast se nuk do të ketë një ndërhyrje nga ana e vendeve partnere dhe aleate të Kosovës.

“Kjo ndërhyrje nuk nënkupton ndihmën për ta bërë qeverinë. Por, nënkupton dhënien, përkatësisht marrjen e garancive, për rrugën tutje, për atë se çka e pret dhe si duhet të sillet dhe të veprojë qeveria e re”, vlerëson Paçarizi.

Ai shton se në këtë drejtim, e domosdoshme do të jetë një qeveri me bazë të gjerë dhe një president konsensual, i cili jo domosdo duhet të ketë përkatësi partiake./REL

kosovë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet