LIVE UPDATES
Politike

Analiza: Çfarë ndodh kur teprohen zgjedhjet?

Në këta muaj të parë të 2026-tës, subjektet politike në Kuvendin e Kosovës nuk arritën të zgjedhin presidentin e vendit brenda afatit kushtetues.

30 Prill 2026, 18:38 Nga E.d
Analiza: Çfarë ndodh kur teprohen zgjedhjet?
Një qytetar duke votuar në zgjedhjet e shkurtit më 2025

Kosova do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare për herë të tretë në më pak se një vit e gjysmë. Do të jenë të dytat të parakohshme radhazi, pas atyre në dhjetorin e 2025-tës, që u shkaktuan nga dështimi i legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e rregullta të shkurtit të atij viti, për konsolidimin e institucioneve.

Në këta muaj të parë të 2026-tës, subjektet politike në Kuvendin e Kosovës nuk arritën të zgjedhin presidentin e vendit brenda afatit kushtetues.

Për pasojë, legjislatura e dhjetë u shpërnda. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e shpalli 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Efekti i kundërt i zgjedhjeve

Njohësit e çështjeve shoqërore e vlerësojnë të lodhshëm ciklin e shkurtër zgjedhor.

Sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se demokracia është sistem qeverisës që ka për qëllim fuqizimin e qytetarëve.

Por, sipas tij, mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve shndërrohet në praktikë rraskapitëse, me efekt të kundërt: humbjen e besimit në votë dhe gërryerjen e substancës politike.

“Rituali demokratik bëhet pikërisht vetë ai që e rrënon frymën dhe kuptimin e demokracisë. Harxhohet energjia politike dhe ndodh një demobilizim i pjesëmarrësve në proceset e radhës”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë (REL).

Vitin e kaluar, përveç dy palë zgjedhjeve parlamentare, në shumicën e komunave të Kosovës u mbajtën edhe dy runde të zgjedhjeve lokale.

Vebi Mujku nga Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS) kujton se, për shumicën e qytetarëve, do të jetë hera e pestë që votojnë brenda 16 muajsh.

“Të dalësh pesë herë [në votime] për një periudhë kaq të shkurtër kohore është jashtëzakonisht e rëndë për secilin qytetar, qoftë në aspektin ekonomik për shtetin, qoftë në aspektin social të qëndrueshmërisë për qytetarë”, thotë Mujku për REL-in. 

Lodhja nga votimet

Qytetarë në Prishtinë, me të cilët bisedoi REL-i, i shohin të lodhshme votimet e shpeshta.

“Jo që na kanë lodhur, por na kanë lodhur tepër. Po përsëriten gjërat e njëjta. Emrat e njëjtë do të promovohen sërish, nuk ka ndonjë ndryshim, programe të reja nuk ka”, thotë Gazmend Zhuri.

Edona Selimi shpreh mendimin se as zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do ta ndryshojnë situatën në skenën politike dhe institucionale.

“Sigurisht që na ka lodhur ky cikël i ri i zgjedhjeve. Besoj që shumë pak prej popullatës ka për të dalë herën tjetër [në votime]”, thotë ajo.

Për Ekrem Nezirin, jo vetëm zgjedhjet e shpeshta janë të lodhshme, por edhe aktivitetet e subjekteve politike të zhvilluara brenda periudhës ndërmjet zgjedhjeve.

“Nuk ka vetëm një fajtor. Të gjithë janë, dikush më pak, e dikush më shumë. Të gjithë duhet mbajtur përgjegjës”, shprehet ai. 

Pasojat e tjera

Muhaxhiri e sheh situatën si jashtëzakonisht dëmtuese për Kosovën, sepse qytetarët, thotë ai, nisin ta perceptojnë të votuarit si “strukturalisht të kotë”, pasi nuk shohin efekte konkrete në ecurinë e jetës institucionale.

“Kësisoj, edhe aktorët që kanë potencial të kontribuojnë në mënyrë cilësore në jetën politike e humbin motivin dhe gradualisht tërhiqen, duke e degraduar edhe më shumë diskursin politik”, thekson Muhaxhiri.

“Më e rrezikshmja është ideja e normalizimit të mosfunksionimit demokratik, pasi kështu investohet në ndërtimin e kulturës fataliste, që e minon entuziazmin, vetëbesimin dhe sigurinë kolektive”, thotë ai.

Muhaxhiri shton se, në këtë situatë, zbehet respekti ndaj sistemit dhe mund të dalin në pah forma jashtinstitucionale të veprimit.

Gjithashtu, sipas tij, në mesin e qytetarëve shkaktohen polarizime të mëdha, pa ndonjë thellësi ideologjike, duke shkaktuar “stres social të përmasave të gjera”, i cili ndikon në mënyrën në të cilën qytetarët e mendojnë dhe e përjetojnë raportin e tyre me shtetin.

Mujku thotë se në komunikimet që ka me disa fokus grupe, ka parë zhgënjim të qytetarëve me partitë politike. Sipas tij, shumë qytetarë nuk presin që zgjedhjet e reja do të prodhojnë zgjidhje për krizën politike dhe institucionale.

“Shumë prej personave kanë reaguar duke thënë që nuk do të dalin [në votime], sidomos disa që kanë qenë fanatikë të subjekteve të caktuara politike”, tregon Mujku, i cili parasheh se dalja e qytetarëve në votime në zgjedhjet e ardhshme do të jetë më e ulët se në ato të fundvitit.

Përsëritja e zgjedhjeve, pa rezultatin e stabilizimit të institucioneve, sipas sociologëve shkakton zhgënjime të thella dhe pasoja shumëdimensionale në shoqëri.

Ndër to është, sipas Muhaxhirit, është edhe “ankthi ekonomik”, i cili i ka dy aspekte kryesore: pezullimin e planeve afatgjate jetësore në Kosovë dhe rritjen e nivelit të emigrimit.

“Emigrimi transformohet në një akt të heshtur politik, si reagim protestues fundamental ndaj gjithë spektrit politik, ndërkohë që kjo i bën dinamikat elektorale më të pafuqishme”, thotë ai./REL

kosova zgjedhje pasoja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet