LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pse Vuçiç e fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?

Këto pretendime të Aleksandar Vuçiç, deri më tani, nuk janë komentuar nga Podgorica zyrtare. As Qeveria e Malit të Zi dhe as Ministria e Brendshme e këtij vendi nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë. E, zëvendëskryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Malit të Zi, Nikolla Zirojeviq, i ka vlerësuar këto deklarata si të papërshtatshme.

19 Maj 2026, 10:23 Nga D.S
Analiza e REL: Pse Vuçiç e fajëson Malin e Zi pas arrestimit
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Në vend që të flitet për shefin e arrestuar të policisë së Beogradit, akuzat drejtohen ndaj Malit të Zi. Ndërsa publiku pret përgjigje pas arrestimit dhe shkarkimit të drejtuesit kryesor të policisë në kryeqytetin e Serbisë, presidenti i këtij vendi akuzon Malin e Zi se ka “importuar” klane narkotike në Serbi.

Këto pretendime të Aleksandar Vuçiç, deri më tani, nuk janë komentuar nga Podgorica zyrtare. As Qeveria e Malit të Zi dhe as Ministria e Brendshme e këtij vendi nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë. E, zëvendëskryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Malit të Zi, Nikolla Zirojeviq, i ka vlerësuar këto deklarata si të papërshtatshme.

“Nëse e pyetni Vuçiqin, ne të gjithë në Mal të Zi jemi serbë, vetëm kriminelët janë malazezë dhe vijnë nga Mali i Zi”, ka thënë ai.

Ky deputet i opozitës nga Socialdemokratët ka konsideruar se pyetja më e rëndësishme është se “pse dikush nga cilido shtet e sheh Serbinë si terren të përshtatshëm për t’u marrë me krim”. “Dhe, mendoj se përgjigjja për këtë pyetje duhet kërkuar brenda kufijve të Serbisë, përkatësisht nga pushteti ekzekutiv në Serbi”, ka thënë Zirojeviq.

Vesellin Milliq ka qenë në një nga pozicionet më të larta drejtuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) kur është arrestuar. Ai dyshohet se ka fshehur vrasjen e një burri, të cilin mediat e lidhin me një grup kriminal në Beograd.M Ai është vrarë në një restorant në Beograd, ku ka qenë edhe Milliq. Përveç këtij të fundit, janë arrestuar edhe tre policë.

Prokuroria dyshon se Milliq ka qenë në restorant në shoqëri të dy personave të dyshuar për vrasjen dhe se ai e ka telefonuar viktimën, duke i propozuar që të shkonte për të sqaruar mosmarrëveshjet mes tyre.

Po ashtu, thuhet se i ka sugjeruar që të mos shkonte i shoqëruar nga sigurimi i tij. Gjatë një paraqitjeje të jashtëzakonshme, një ditë pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit, Vuçiq nuk ka dhënë më shumë detaje për rolin e Milliqit, por ka folur për klanet kriminale malazeze.

Avokati dhe ish-ministri i Policisë serbe, Bozho Prelleviq, vlerëson se deklaratat e Vuçiqit për Malin e Zi janë përpjekje për të larguar vëmendjen nga ajo që ka ndodhur në Beograd.

“... që në një restorant, i cili pothuajse është i mbyllur për publikun, ka ndodhur një vrasje e rëndë, që trupi ka humbur dhe që janë arrestuar pjesëtarë të MUP-it”, thotë Prelleviq për Radion Evropa e Lirë.

Trupi i të vrarit ende nuk është gjetur, ndërsa në kërkime, sipas njoftimeve të autoriteteve, është përfshirë edhe ushtria. Pa e lidhur drejtpërdrejt me rastin ku është i përfshirë shefi i policisë së Beogradit, Vuçiq, më 16 maj, ka bërë një sërë akuzash ndaj Malit të Zi.

“Na e vranë gjysmën e shtetit. Nuk janë fshatrat Shkalari dhe Kavaçi afër Beogradit, por ju na e importuat këtë të keqe këtu”, ka thënë ai. Klani i Kavaçit dhe ai i Shkalarit janë dy grupe kriminale rivale nga zona e Kotorrit në Mal të Zi, konflikti i të cilave zgjat që nga viti 2014, kur në Valencia është zhdukur një ngarkesë me kokainë.

Që atëherë, në përplasjet mes tyre në territorin e Malit të Zi, Serbisë dhe vendeve të tjera janë vrarë më shumë se 70 persona. Këto grupe lidhen me trafik ndërkombëtar droge, vrasje dhe vepra të tjera penale. Radoje Zvicer konsiderohet si një nga udhëheqësit e klanit famëkeq të Kavaçit dhe ndodhet në listën e 50 personave më të kërkuar në Evropë.

Që nga viti 2020, kur është plagosur rëndë në Kiev, çdo gjurmë e tij ka humbur.Në krye të klanit të Shkalarit ka qenë Jovan Vukotiq, i cili është vrarë në vitin 2022 në Stamboll. Gazetari hulumtues serb, Vuk Cvijiq, thotë se grupet kriminale vështirë mund të ndahen mbi baza kombëtare, sepse janë të përziera dhe bashkëpunojnë mes vete.

“Këtë e shohim edhe nga rastet që kanë përfunduar me vendime të formës së prerë, si në rastin e Darko Shariqit”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Shariq, shtetas serb që nga viti 2005, por i lindur në Mal të Zi, është dënuar në Beograd për kontrabandë të më shumë se pesë tonëve kokainë. Cvijiq thotë se kriminelët nga Serbia dhe Mali i Zi kanë pasaporta të të dyja shteteve.

“Ata nuk do të gjendeshin në Serbi nëse nuk do të ndiheshin të sigurt këtu”, shton ai. Dikur, ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se është zvogëluar veprimtaria e grupeve kriminale nga Mali i Zi në Serbi. “Për shumë vite, grupet kriminale shfrytëzonin Beogradin dhe Serbinë për përplasje të ndërsjella. Por, ne i kemi prerë degët e oktapodit kriminal malazez dhe veprimtaria e tij në Serbi është zvogëluar”, ka thënë Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë në tetor të vitit 2024.

Daçiq nuk është deklaruar publikisht që nga arrestimi i shefit të policisë së Beogradit. Vuçiq ka deklaruar, po ashtu, se disa pretendime për vrasjen në Beograd janë duke u publikuar në rrjetin social X nga Millosh Medenica, një person në arrati nga Mali i Zi. Besueshmëria e këtyre videove, megjithatë, nuk është konfirmuar nga Radio Evropa e Lirë.

“Këtë e tha ky kriminel i dënuar me vendim gjykate, përsëri nga Mali i Zi, të cilin, sipas të dhënave tona të inteligjencës, aktualisht e mbron klani i Kavaçit dhe e mban në territorin e Malit të Zi”, ka thënë Vuçiq.

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse policia malazeze ka informacione për Millosh Medenicën, siç ka pretenduar Vuçiq, apo nëse ka verifikuar origjinën e videove.

Më herët, policia e Malit të Zi ka deklaruar se videot, të cilat janë publikuar disa herë në rrjetet sociale pas arratisjes së Millosh Medenicës, janë krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, edhe pse ekspertët thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për këto pretendime.

Medenica është dënuar në janar në Mal të Zi me dhjetë vjet burg për krim të organizuar. Pas këtij vendimi, ai është arratisur nga arresti shtëpiak dhe ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar. Edhe nëna e tij, Vesna Medenica, ish-kryetare e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, është dënuar me dhjetë vjet burg. Avokati Prelleviq vlerëson se akuzat ndaj Malit të Zi, i cili këtë muaj shënon 20 vjet prej ndarjes nga bashkësia shtetërore me Serbinë, janë bërë për qëllime elektorale.

“A janë tani problem kroatët, malazezët, maqedonasit? Duhet të hidhet një bombë tymi dhe dikush të japë shpjegime”, thotë ai. Prelleviq konsideron se është domethënëse edhe sjellja e tabloidëve proqeveritarë në rastin e ish-shefit të policisë së Beogradit. “Kur ndodhi kjo, heshtje në tabloidët shtetërorë, që do të thotë se nuk u lejuan të shkruajnë. Pastaj, [Vuçiq] tha diçka për malazezët dhe ata menjëherë filluan të shkruajnë për këtë”, thotë ai.

Vuçiq, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, ka bërë deklarata të ashpra ndaj këtij vendi dhe ka refuzuar të marrë pjesë në festime. “E dua Serbinë më shumë se çdo gjë në botë dhe të festoja diçka të tillë, do të më vinte turp dhe do të pështyja mbi veten dhe mbi popullin tim”, ka deklaruar ai më 14 maj. Ministria e Punëve të Jashtme e Mal it të Zi i ka vlerësuar këto deklarata si politikisht të papërgjegjshme./REL

alexandar vuçiç serbi mali i zi

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027