LIVE UPDATES
Bota

Me rolin e ri të Qalibafit, Irani sinjalizon se e ka prioritet raportin me Kinën

Për këtë vendim nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga Qeveria. Emërimi fillimisht u raportua nga agjencitë e lajmeve Tasnim dhe Fars të dyja të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) që cituan burime që kanë njohuri me çështjen.

19 Maj 2026, 08:12 Nga D.S

Me rolin e ri të Qalibafit, Irani sinjalizon se e ka prioritet raportin me

IRAN- Irani e ka emëruar kryetarin e Parlamentit, që ka ndikim të madh Mohammad Baqer Qalibaf, si përfaqësues të posaçëm për çështje të Kinës, një lëvizje që analistët thonë se bart një mesazh që shkon përtej lidhjeve dypalëshe, dhe mund të ketë të bëjë më shumë me Uashingtonin sesa me Pekinin.

Për këtë vendim nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga Qeveria. Emërimi fillimisht u raportua nga agjencitë e lajmeve Tasnim dhe Fars të dyja të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) që cituan burime që kanë njohuri me çështjen. Këto dy media thanë se Qalibaf, ish-komandant i IRGC-së, u emërua me propozimin e presidentit Masud Pezeshkian dhe me miratimin e liderit suprem, Mojtaba Khamenei.

Burimet e agjencisë Tasnim thanë se roli dallon nga rolet që kanë mbajtur paraardhësit e Qalibafit “në kuptim të nivelit të autoritetit”, duke mos elaboruar më shumë.

Personat që mbanin më herët këtë post operonin nën mandate të ndara: Ali Larijani, që u vra gjatë sulmeve ajrore izraelite në mars, kishte shërbyer si përfaqësuesi i liderit suprem për çështje të Kinës, teksa Abdolreza Rahmani Fazli shërbeu si përfaqësuesi i presidentit. Emërimi i Qalibafit në mënyrë efektive bashkon këto dy poste në një post më të fuqishëm.

Sipas agjencisë Tasnim, Qalibafi është “përfaqësuesi i posaçëm i Iranit” e jo i presidentit apo liderit suprem. Amir Chahaki, analist politik iranian me bazë në Gjermani, i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se emërimi duhet të lexohet fillimisht nga aspekti i negociatave të ngecura SHBA-Iran.

“Sipas mendimit tim, kjo e forcon pozicionin e Qalibafit në negociata me Amerikën”, tha Chahaki, duke shtuar se qëllimi duket se është që t’i jepet kryetarit të Parlamentit një “rol më i madh në çdo negociatë të mundshme me SHBA-në”.

Ai po ashtu vuri në pah rëndësinë në rritje të Kinës për Teheranin si një mbështetje diplomatike, duke thënë se Pekini “tashmë e ka tejkaluar edhe Rusinë” si ndërmjetës kyç strategjik për Iranin. Për analistët e afërt me establishmentin iranian, emërimi është një sinjal i qëllimshëm strategjik.

Ehsan Khanduzi, ish-ministër i Ekonomisë, e përshkroi këtë përmes një postimi në X si “kartë të re në arenën e ndërlikuar të konfrontimit Iran-Amerikë”, duke argumentuar se Irani ka nevojë që shpejt të dizajnojë një “paketë të partneritetit strategjik” me Pekinin dhe të krijojë një strukturë për ta zbatuar atë. Mostafa Najafi, analist me bazë në Teheran pikëpamjet e të cilit pasqyrojnë mendimet e establishmentit, vuri në dukje një histori të performancës së dobët sa i përket çështjes së Kinës.

“Gjatë viteve të fundit, shumë individë e institucione u ngarkuan me avancimin e raporteve Iran-Kinë në aspektin strategjik”, shkroi ai në X. “Megjithatë, secili nga përfaqësuesit e kaluar dështoi që ta sillte këtë çështje në një përfundim të kënaqshëm”.

Ai argumentoi se përvoja ekzekutive e Qalibafit dhe njohja e tij me projektet e mëdha infrastrukturore dhe ekonomike e bëjnë atë më të përshtatshëm për angazhim me Kinën, duke vënë në dukje se Kina “zakonisht punon më rehat” me njerëz që kanë “kapacitetin për të zbatuar projekte dhe për të marrë vendime operacionale”.

Më 2021, Irani nënshkroi një marrëveshje gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit me Kinën, por zbatimi i saj është ndalur, dhe vetëm pak investime të premtuara në marrëveshje janë materializuar.

Ky emërim vjen në një kohë kur Irani navigon përmes një armëpushimi të brishtë me SHBA-në pas 40 ditësh luftime, me bisedimet e ngecura të paqes dhe me Pakistanin që vazhdon të luajë rolin e ndërmjetësit.

Qalibaf udhëhoqi delegacionin iranian në rundin e vetëm të bisedimeve të drejtpërdrejta me Uashingtonin, të mbajtura në Islamabad në prill. Ngritja e tij në drejtimin e çështjes së Kinës sugjeron se Teherani po konsolidon operatorin e tij më të besuar, njëkohësisht si në partneritetet lindore, ashtu edhe në konfrontimin me Perëndimin./REL

qalibafit iran kina

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht