LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL: Ka a s’ka Kuvend?

Kryekuvendari Dimal Basha e shpalli të mbyllur seancën konstituive më 30 gusht, edhe pse nënkryetari serb nuk ishte zgjedhur. Nga pesë nënkryetarët e kërkuar me Kushtetutë, katër u zgjodhën - tre shqiptarë dhe një përfaqësues i pakicave joserbe - ndërsa i pesti, nga komuniteti serb, nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme. Basha tha se të gjitha mundësitë për zgjedhjen e tij janë shteruar dhe se seanca mund të konsiderohet e përfunduar.

1 Shtator 2025, 16:40 Nga DOSJA
Analiza e REL: Ka a s’ka Kuvend?
Dimal Basha

KOSOVË- Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën.

“Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ndodh vetëm kur plotësohen të gjitha organet - kryetari, nënkryetarët dhe komisionet. Deri atëherë, ky Kuvend nuk mund të konsiderohet i konstituuar”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.

Kryekuvendari Dimal Basha e shpalli të mbyllur seancën konstituive më 30 gusht, edhe pse nënkryetari serb nuk ishte zgjedhur. Nga pesë nënkryetarët e kërkuar me Kushtetutë, katër u zgjodhën - tre shqiptarë dhe një përfaqësues i pakicave joserbe - ndërsa i pesti, nga komuniteti serb, nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme. Basha tha se të gjitha mundësitë për zgjedhjen e tij janë shteruar dhe se seanca mund të konsiderohet e përfunduar.

“Për mua nuk ka logjikë që të bllokohet Kuvendi i Republikës për moszgjedhjen e një nënkryetari”, përsëriti ai më 1 shtator.

Pas krijimit të kësaj situate, Salihu sugjeron që të pritet zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese. Më 30 gusht, Lista Serbe - partia më e madhe serbe në Kuvend - paraqiti ankesë në Kushtetuese, për mënyrën e votimit të nënkryetarit serb, duke kritikuar veprimin e Bashës që i hodhi në votim ndaras nënkryetarët e pakicave dhe përdori shortin për kandidatët serbë.

“Kushtetuta është shumë e qartë: grupi më i madh parlamentar i partive të komunitetit serb ka të drejtën të propozojë kryetarin ose nënkryetarin e Kuvendit”, shpjegon Salihu.

“Prandaj, serbëve u është bërë një padrejtësi, sepse nënkryetarin nga komuniteti serb kishte të drejtë ta propozonte vetëm Lista Serbe, pa marrë parasysh se a duam a nuk duam ne”, shton ai.

Lista Serbe propozoi vetëm Sllavko Simiqin për nënkryetar, por ai nuk arriti t’i siguronte 61 votat e nevojshme në asnjë nga tri rundet e votimit, ndaj Basha përdori shortin për të dhjetë deputetët serbë - nëntë nga Lista Serbe dhe një nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, konsideron se “të gjithë kanë bërë gabime”.

“Në parim, procedura është shkelur edhe nga kryetari i Kuvendit, edhe nga përfaqësuesit serbë, sepse nuk kanë vazhduar me propozime, sipas rregullit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Tani asgjë... Na mbetet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila besoj se do ta kthejë procesin e votimit për përfaqësuesit e komuniteteve në Kryesinë e Kuvendit... e sa do të zgjasë kjo, nuk e di”, thotë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Sipas vlerësimit të tij, këto lëvizje janë bërë, në fakt, për ta vonuar konstituimin e Kuvendit dhe fillimin e procedurave për formimin e Qeverisë së re.

“Që nga fillimi ka ekzistuar e njëjta strategji: vonimi i proceseve për të siguruar një shumicë ndryshe parlamentare, duke krijuar rrethana që eventualisht do të favorizonin mbështetje më të madhe politike për një subjekt të caktuar, në këtë rast - kryesisht - për fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje”, thotë Rashiti.

Dyshime të ngjashme janë shfaqur më herët edhe nga vëzhgues të tjerë, pasi Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk ka siguruar mjaftueshëm vota në zgjedhjet e 9 shkurtit për të qeverisur e vetme. Rashiti thotë se këto manovra politike kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por kanë qenë më transparente.

“Kam përshtypjen se të gjithë janë të vetëdijshëm se procedua [e konstituimit të Kuvendit] nuk është mbyllur dhe askush nuk do ta marrë veprimin për formimin e Qeverisë”, thotë ai.

Me ligj, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet të mandatojë partinë ose koalicionin fitues për formimin e Qeverisë, pas konstituimit të Kuvendit.

Pas një takimi që zhvilloi më 1 shtator me kryekuvendarin Basha, zyra e saj tha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Por, Zahir Çerkini, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, konfirmon po ashtu se Kuvendi nuk është plotësisht i konstituuar pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.

“Neni 67 i Kushtetutës e thotë shprehimisht se Kryesia e Kuvendit përbëhet nga kryetari dhe pesë nënkryetarë, përfshirë detyrimisht një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë. Rregullorja e Kuvendit e konfirmon se seanca konstituive nuk mund të quhet e përfunduar pa këtë hap. Kjo çështje është përcaktim i qartë kushtetues”, thekson Çerkini për Radion Evropa e Lirë.

Për konstituimin e plotë të Kuvendit, që nga 15 prilli, janë ndërmarrë dhjetëra përpjekje, por pa rezultat, për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Çështja është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë dy vendime me afate dhe udhëzime për zhvillimin e procesit. Afati i parë nuk u respektua, ndërsa i dyti skadon më 18 shtator.

Më 1 shtator, Basha thirri një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit për t’u konsultuar mbi funksionimin e institucionit, por ajo nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kuorumit. Dy nënkryetarë të partive ish-opozitare, që nuk pajtohen me vendimin e Bashës për seancën konstituive, nuk morën pjesë.

“Kuvendi ka zgjedhur kryetarin dhe katër nënkryetarët. Kryesia e Kuvendit ka të zgjedhur pesë nga gjashtë anëtarët e saj. Mbi 80 për qind e Kryesisë është funksionale dhe besoj se kemi kuorumin e mjaftueshëm për të vazhduar punët tona”, këmbënguli Basha./REL

dimal basha kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet