LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL: Fuqia dhe tensionet e Vetëvendosjes!

Analisti Imer Mushkolaj, duke iu referuar burimeve brenda Vetëvendosjes, thotë se dorëheqja e Aliut nuk lidhet vetëm me zgjedhjen e Bashës, por edhe me rezervat e tij ndaj disa vendimeve dhe drejtimeve të partisë.

31 Gusht 2025, 17:00 Nga N.F
Analiza e REL: Fuqia dhe tensionet e Vetëvendosjes!
Liburn Aliu dhe Albin Kurti

KOSOVË- Dy dekada pas themelimit, Lëvizja Vetëvendosje duket se po përjeton edhe një dridhje politike, me anëtarë “të rebeluar”, siç vërejnë analistët. Nga një lëvizje e pavarur opozitare, që nisi me protesta të fuqishme kundër kompromisit politik dhe ndërhyrjeve ndërkombëtare, ajo u shndërrua në partinë më të madhe në Kosovë.

Por sot, kur është në kulmin e pushtetit, përballet me sfida të brendshme e të jashtme: kritika për stilin e qeverisjes, dilema mbi raportet me aleatët ndërkombëtarë dhe, së fundi, sinjale përçarjeje brenda strukturave të saj.

Vetë partia nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të komentuar mbi ndarjet mes anëtarëve të saj. E, ato u bënë të dukshme në fillim të kësaj jave, kur ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, nga radhët e Vetëvendosjes, dha dorëheqje, pas zgjedhjes së bashkëpartiakut të tij, Dimal Basha, në krye të Kuvendit të Kosovës.

“Konsideroj se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit - institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari Qeveria - nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, tha Aliu.

Basha u kundërpërgjigj duke thënë vetëm se e “çmon kontributin e tij si aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje”, por edhe punën e tij si ministër. Ai tha se pakënaqësitë janë “të natyrshme”.

Ngjashëm, edhe udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha shkurtimisht se e “falënderon ish-ministrin Liburn Aliu për kontributin”. Përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të bjerë në kontakt me Aliun.

Basha - vetëm shkas për “rebelimin” e Aliut

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se zgjedhja e Bashës si kryeparlamentar ka shërbyer vetëm si shkas për dorëheqjen e njërit prej themeluesve të Vetëvendosjes nga posti ministror. Sipas tyre, pas këtij vendimi mund të fshihen edhe arsye të tjera që Aliu nuk i ka bërë publike.

Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, beson se dorëheqja e tij pasqyron mospajtimin me politikat e partisë, që e kanë shtyrë “drejt rebelimit”.

“… mirëpo, kjo nuk ka qenë arsyeja themelore; thjesht, momenti kur kupa është mbushur dhe nuk ka mbajtur më”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Edhe analisti Imer Mushkolaj, duke iu referuar burimeve brenda Vetëvendosjes, thotë se dorëheqja e Aliut nuk lidhet vetëm me zgjedhjen e Bashës, por edhe me rezervat e tij ndaj disa vendimeve dhe drejtimeve të partisë.

“Është një shprehje e pakënaqësisë me mënyrën se si Vetëvendosje ka operuar deri më tash në qeverisje, ndonëse edhe zoti Aliu ka qenë pjesë e qeverisjes”, thotë Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai shpjegon se pakënaqësitë mund të lidhen me largimin e Kurtit nga ideologjia dhe parimet me të cilat e kishte ndërtuar Vetëvendosjen, si dhe me premtimet e pambajtura gjatë pushtetit.

Që nga ardhja në qeveri në fillim të vitit 2020 dhe më pas në vitin 2021, Mushkolaj thotë se partia ka lënë mënjanë narrativët për bashkimin me Shqipërinë, nuk ka ndërmarrë një luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nuk e ka trajtuar dialogun me Serbinë si një prioritet të ulët - ndonëse këto i kishte premtuar më herët.

“Këto nuk përmenden më si kushte ose si parime për të shkuar tutje. Ndaj, konsideroj se pakënaqësitë për këto çështje, pavarësisht që mund të zbuten nga të qenët në pushtet, nuk mund të evitohen plotësisht”, thotë Mushkolaj.

Ai kujton gjithashtu se Aliu nuk mori pjesë në zgjedhjet e brendshme të Vetëvendosjes në vitin 2022 dhe nuk ishte as në listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit - edhe pse Aliu kishte deklaruar se ishte vendim i tij personal për të mos marrë pjesë.

Largimet e ish-udhëheqësve

Kjo nuk është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje përballet me dezertime të nivelit të lartë. Në vitin 2018, ajo përballoi një periudhë të tensionuar politike dhe përplasje të brendshme, që tronditën strukturat e saj drejtuese.

Konfliktet kulmuan me dorëheqjen e disa prej figurave kryesore të partisë, duke përfshirë ish-kryetarin Visar Ymeri, ish-sekretarin organizativ, Dardan Molliqaj, nënkryetarin Dardan Sejdiu, si dhe zyrtarë të tjerë: Shpend Ahmeti, Ilir Deda, Frashër Krasniqi, Belgzim Kamberi e Aida Dërguti.

Shumica e tyre më pas krijuan Partinë Socialdemokrate, megjithëse disa nga ta u larguan më vonë edhe nga kjo parti. Radio Evropa e Lirë tentoi të kontaktonte disa prej tyre për të marrë koment mbi zhvillimet brenda Vetëvendosjes - atëherë dhe tash.

Ymeri, Ahmeti dhe Sejdiu nuk ishim të qasshëm, ndërsa Dërguti nuk shprehu vullnet për të komentuar. Kamberi, dikur anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se dorëheqja e Aliut - njërit prej bashkëpunëtorëve më të hershëm dhe më të afërt të Kurtit - nuk është e zakonshme.

“Nuk është njëjtë kur krisin marrëdhëniet me dikë si Liburn Aliu, sikur me një deputet apo aktivist tjetër... Liburni ka qenë dhe mbetet një person i rëndësishëm për Lëvizjen Vetëvendosje, për historikun e saj”, thotë ai.

“Kurti vendos gjithçka”

Kamberi shton se partia ka mekanizma ‘pro forma’, apo formalë, për menaxhimin e mospajtimeve, për t’u mundësuar anëtarëve dhe strukturave drejtuese t’i shprehin ato dhe për të dhënë një pamje se debatet adresohen. Megjithatë, thekson ai, diskutimet reale brenda partisë mbahen larg syrit të publikut.

“Ajo që ndodh zakonisht është se kur lideri [Kurti] e sheh të rrezikuar popullaritetin e tij personal, por edhe atë të Vetëvendosjes, nga ndonjë përplasje e brendshme ose mosmarrëveshje, atëherë mund të ndërmerren strategji të ndryshme. Siç e kemi parë, të demonizohen, për shembull, personat që nuk pajtohen”, thotë Kamberi.

Paçarizi vlerëson se, aktualisht, nuk ka rrezik që ndonjë reagim i brendshëm të kërcënojë funksionimin e partisë apo pozicionin e liderit të saj, Albin Kurti.

“Ky grup politik është një ‘one man show’, ku gjithçka vendoset nga zoti Kurti”, thotë Paçarizi.

“Kushdo [nga Vetëvendosje] që i kundërvihet zotit Kurti, shkon në margjinat politike të Kosovës dhe dalëngadalë bëhet i parëndësishëm, në kuptimin e aktivitetit politik brenda çfarëdo partie politike”, shton ai.

Si mund të reagojë elektorati?

Kurti u bë kryeministër për herë të parë në shkurt të vitit 2020, por Qeveria e tij u rrëzua shpejt, duke u bërë më jetëshkurtra pas luftës në Kosovë.

Konfliktet mbi menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe dialogun me Serbinë u përshkallëzuan deri në mocionin e mosbesimit të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës më 25 mars të atij viti, e që çoi në kolapsin e Qeverisë.

Më pak se një vit më vonë, në shkurt të vitit 2021, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje arriti të sigurojë mbi 50 për qind të votave, duke rifituar fuqinë qeverisëse me një mandat të fortë popullor.

Vetëvendosje doli e para edhe në zgjedhjet e fundit, më 9 shkurt, ndonëse me përqindje më të vogël të votave: 42.3%.Mushkolaj vlerëson se, tash për tash, Vetëvendosje pritet të jetë e kujdesshme para elektoratit të saj.

“Tensionet ose maspajtimet brenda Lëvizjes Vetëvendosje ekzistojnë edhe tash. Mund të shkojnë duke u rritur, por konsideroj që edhe një mandat në pushtet i Vetëvendosjes - me kryeministër Kurtin - do të arrijë që pak a shumë, jo t’i shuajë tensionet, por t’i mbajë të heshtura deri në një moment të dytë”, thotë ai.

Edhe sipas Paçarizit, ky elektorat i Vetëvendosjes “beson në Kurtin”.

“Janë votues, të cilët janë ‘besimtarë’... [Kurti] është një lloj udhëheqësi shpirtëror i atij grupi të njerëzve, të cilët e votojnë pa pasur nevojë për shpjegime apo për arsyetime se pse duhet ta votojnë. Thjesht, janë të bindur që duhet ta votojnë dhe e votojnë”, thotë Paçarizi.

Kurti, prej muajsh, është kryeministër në detyrë, pasi Kuvendi i Kosovës, që do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re, nuk është konstituuar ende plotësisht. Gjatë katër vjetëve të fundit, Qeveria e tij e ka gjetur veten në raporte të Departamentit amerikan të Shtetit për korrupsion qeveritar, apo të Reporterëve pa Kufij për kufizimin e lirisë së mediave.

Por, ajo që ka përcaktuar më thellësisht qeverisjen e kryetarit të Vetëvendosjes ka qenë vendosmëria e tij për të zgjeruar autoritetin e Kosovës në veri të vendit, ku popullata shumicë është serbe dhe, me vite, nuk u është bindur vendimeve të Prishtinës zyrtare.

Vendimet për instalimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe, për zëvendësimin e targave serbe të makinave, për heqjen nga përdorimi të dinarit serb dhe për mbylljen e shumicës së institucioneve të Serbisë - edhe pse qenësore për vizionin e Kurtit për një Kosovë sovrane dhe të bashkuar - kanë pasur kosto të lartë mbi aleancat ndërkombëtare.

Si rrallëherë në publik, zyrtarët e BE-së dhe të SHBA-së e kanë kritikuar ashpër qeverisjen e tij, duke i përshkruar veprimet e saj si të pakoordinuara./ REL

kosove lvv kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet