LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL: E vërteta e rritjes ekonomike në Kosovë

Kosova edhe në qeverisjet e mëhershme, sipas të dhënave të mekanizmave financiarë ndërkombëtarë, ka pasur rritjen ekonomike më të lartën në rajon. Por, edhe përkundër kësaj rritjeje, sipas njohësve të kësaj fushe, Kosova ka pasur probleme të mëdha ekonomike, siç janë papunësia dhe varfëria.

21 Maj 2023, 09:48 Nga k.m.
Analiza e REL: E vërteta e rritjes ekonomike në Kosovë
Foto ilustruese

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, jo rrallëherë lavdërohen për suksesin që ka arritur vendi, sa i përket rritjes ekonomike. Gjatë kësaj jave, edhe të dhënat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), treguan se Kosova ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon. Sipas këtij institucioni financiar ndërkombëtar, Kosova pritet të ketë rritje ekonomike 3.5 për qind këtë vit dhe deri në 4 për qind vitin e ardhshëm.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një postim në rrjetin social Facebook vlerësoi se kjo është meritë e punës së Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.

“Këto rezultate, nuk janë të rastësishme. Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin, është ajo e duhura, ku frytet dhe benefitet do t'i shohim edhe në vitet e ardhshme. Qëllimi i Qeverisë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme e të vijojë të shfrytëzohet potenciali ekonomik”, shkroi Bislimi.

Kosova edhe në qeverisjet e mëhershme, sipas të dhënave të mekanizmave financiarë ndërkombëtarë, ka pasur rritjen ekonomike më të lartën në rajon. Por, edhe përkundër kësaj rritjeje, sipas njohësve të kësaj fushe, Kosova ka pasur probleme të mëdha ekonomike, siç janë papunësia dhe varfëria.

Me këto dy probleme, Kosova është përballur ndër vite. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e papunësisë në Kosovë në tremujorin e parë të vitit 2022 ishte 16.6 për qind. Ndërkaq, të dhënat për gjithë vitin 2021, tregojnë se shkalla e papunësisë ka qenë mbi 20 për qind. Me mbi 1.7 milion banorë, Kosova konsiderohet të jetë një nga vendet më të varfra në Evropë.

Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri. Profesori i lëndës së Makroekonomisë dhe Mjedisit në Biznes në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, thotë se derisa janë këto shifra të papunësisë dhe varfërisë, Kosova nuk mund të mburret me rritjen ekonomike.

“Edhe pse e kemi një rritje ekonomike simbolike, nuk është ajo që adreson problemet ekonomike dhe sociale në Kosovë dhe që do të përmirësonte gjendjen ekonomike të qytetarëve të cilët janë goditur edhe nga inflacioni i lartë”, thotë Skenderi për Radion Evropa e Lirë.

Për të zbutur këto probleme ekonomike dhe sociale që ka Kosova, vlerësohet se rritja ekonomike duhet të jetë dyshifrore dhe të mbajë atë trend për shumë vite.

Profesor Skenderi thotë se në një shtet ku inflacioni është dyshifror, krijohen probleme të mëdha në ekonomi.

“Shporta mujore e konsumatorit po përkeqësohet çdo ditë. Këtu është problemi më i madh”, thekson ai.

Nga fundi i vitit 2021, inflacioni në Kosovë ka qenë në rritje. Norma mesatare e inflacionit në vitin 2022 ka qenë gati 12 për qind. Rritjes së inflacionit gjetkë në botë i kanë kontribuar në masë të madhe pandemia e koronaviursit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë. Për ta kontrolluar inflacionin, Banka Qendrore Evropiane ka rritur në mënyrë agresive normat e interesit, duke i çuar ato nga zero sa kanë qenë në mesin e vitit 2022, në 3.5 për qind në mars të këtij viti. Profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, thotë se arsyeja se pse Kosova ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon është “për shkak të parave të dërguara nga diaspora dhe shpenzimet që ata bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë”.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm vitin e kaluar, remitencat kanë kapur vlerën e mbi 1.2 miliard eurove.

“Përveç remitencave, një ndikim të madh, krahasuar me vendet e rajonit, ka pasur edhe rritja e sektorit të ndërtimit. Edhe ky sektor ka pasur rritje si rezultat i diasporës, të cilët blejnë e ndërtojnë shtëpi në Kosovë”, thotë Skenderi.

Po ashtu, një indikator tjetër që ka ndikuar në rritjen ekonomike, siasp profesor Skenderit janë edhe investimet direkte, të cilat gjithashtu i atribuohen diasporës. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja në Kosovë, në vitin 2022, kanë kapur vlerën e mbi 750 milionë eurove - nga mbi 420 milionë euro sa kanë qenë në vitin 2021. Sipas BQK-së, investimet më të mëdha bëhen në sektorin e patundshmërisë dhe ato vijnë kryesisht nga diaspora e Kosovës. Për një rritje ekonomike më të qëndrueshme, profesor Skenderi thotë se duhet të dizajnohen një model tjetër i ekonomisë.

“Për të pasur një rritje ekonomike të qëndrueshme, Qeveria e Kosovës duhet të përqendrohet në ndryshimin e strukturës ekonomike. Duhet t’i orientojë masat stimuluese në drejtim të sektorit prodhues”.

“Të gjitha paratë neve na shkojnë në importe, për gjërat që ne mundemi vetë t’i prodhojmë. Stimujt ekonomikë duhet të përqendrohen në sektorin e prodhimit, bujqësisë”, thotë Skenderi.

Me deficitin e lartë tregtar që ka Kosova, shton Skenderi, vështirë se mund të zhvillohet ekonomia. Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në një intervistë dhënë për REL-in në janar, ka paralajmëruar se deficiti tregtar është duke ndikuar negativisht në aktivitetin ekonomik të Kosovës. Kosova importon shumicën e produkteve nga shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të ASK-së, në vitin 2022, Kosova ka eksportuar produkte në vlerë prej mbi 900 milionë eurosh, ndërsa ka importuar produkte në vlerë mbi 5 miliardë euro. Rrjedhimisht, deficiti tregtar i Kosovës në vitin 2022 ka arritur në mbi 4 miliardë euro./VOA

kosove

Sondazh

Poll
Politike 20 Maj 2023, 17:24 F.M

Gazetari Rama interviston Luizin e BBV

Luiz Ejlli, Edi Rama dhe Benet Beci TIRANË- Fenomenit Luiz Ejlli që iu dedikuan të gjitha mediat, rrjetet sociale, që bëri bashk&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet