LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL: A mund të jetë PDK-ja e Hamzës më bashkëpunuese me LVV-në?

Partitë që patën vende në Kuvend e panë të pamundshme arritjen e një koalicioni për të qeverisur me vendin dhe për t’i çuar përpara të paktën disa projektligje shumë të rëndësishme: buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, apo ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në vlerë prej mbi 200 milionë eurosh.

20 Nëntor 2025, 20:54 Nga E. D
Analiza e REL: A mund të jetë PDK-ja e Hamzës më
foto ilustruese

KOSOVË- Nga zgjedhjet në zgjedhje... Dikush i përshkruan si e keqja e domosdoshme. Sido që të jetë, ky është tashmë realitet definitiv për Kosovën, pas vendimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për shpërndarje të Kuvendit dhe caktimit të 28 dhjetorit si datë për mbajtjen e procesit të ri zgjedhor.

Partitë që patën vende në Kuvend e panë të pamundshme arritjen e një koalicioni për të qeverisur me vendin dhe për t’i çuar përpara të paktën disa projektligje shumë të rëndësishme: buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, apo ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në vlerë prej mbi 200 milionë eurosh.

Për disa muaj rresht, partitë e fajësuan njëra-tjetra për këto dhe shumë ngecje tjera. A do t’i jepet fund kësaj qasjeje, pas zgjedhjeve të reja? Ndoshta gjërat edhe mund të ndryshojnë, tani që Bedri Hamza është në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Për dallim nga paraardhësi i tij, Hamza e përsëriti dy herë brenda pak ditësh që vija të kuqe s’ka për askënd, dhe që do të synojë bashkëpunim për të mirën e vendit. I befasishëm për disa ishte edhe urimi që pati për të kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë që fitoi më së shumti vota më 9 shkurt.

Për Artan Muhaxhirin, analist politik, këto dy parti nuk janë të gatshme t’i bëjnë disa kompromise të mëdha për të hyrë në ndonjë koalicion paszgjedhor, ani pse përmend që sistemi politik në Kosovë e imponon bashkëpunimin.

“Urimi i zotit Kurti është një sinjal për imazh, është më shumë një veprim simbolik sesa që ka ndonjë peshë kualitative, sepse dihet mirë qasja e zotit Kurti ndaj aleatëve potencialë politikë. Nuk besoj që me gjithë këtë animozitet dhe hendek, që ushqehet nga Kurti dhe LVV-ja në drejtim të PDK-së, të ketë ndonjë gjasë reale për një rikthim 180 shkallësh dhe për një bashkëpunim të frytshëm në mes të këtyre dy partive”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë (REL).

Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), vlerëson se një koalicion i madh i duhet Kosovës, dhe se një i tillë mund të jetë mes këtyre dy partive.

“Bashkëpunimi potencial normalisht se do t’i trondiste bastionet tradicionale të PDK-së. Mirëpo, në PDK e kemi parë që ka pasur një përballje të fortë të bastionit tradicional, votuesit tradicional të PDK-së dhe krahut progresiv, që e ka pasur për qëllim zhvillimin e saj në Prishtinë”, shprehet ajo për REL-in.

Por, sipas saj, në çdo negociatë, do të diskutohet edhe pozita e presidentit, meqë Osmanit i skadon mandati në prillin e 2026-tës.

“Nuk kemi kohë për të humbur, siç e kemi humbur komplet vitin 2025, prandaj ky bashkëpunim mund të jetë komplet i natyrshëm. Situata politike është shumë e paqartë, varet se si do të sillen partitë me njëra-tjetrën gjatë fushatës, sepse aty mund ta shohim se ku ka favorizime potenciale”.

Në anën tjetër, Emini rikujton edhe që PDK-ja po llogarit vazhdimisht në skenarin e rikthimit potencial të Hashim Thaçit, pas përfundimit të procesit në Hagë, ku po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i mohon.

“Kjo ende nuk dihet, por mund të jetë ndër ekuacionet potenciale që duhet ta kemi parasysh”.

Çfarë e pret Bedri Hamzën?

Për politologun Dritëro Arifi, kreu i ri i PDK-së ka barrë të madhe mbi supe. Ai beson se Hamza ka shumë punë, për shkak së fërkimeve të brendshme që ekzistojnë brenda partisë.

“Bedri Hamza është parë si person që mund t’i unifikojë pakënaqësitë e grupeve, pra t’i kanalizojë në mënyra të ndryshme për shkak të aftësive të tij menaxheriale. Kjo mund të ketë qenë rruga e tretë, që të mos krijohen fërkime edhe më të thella në prag të zgjedhjeve nacionale”, thotë ai për REL-in.

Për Muhaxhirin, sfida e tij më e madhe është te rifreskimi i figurave brenda partisë.

“Ai duhet medoemos ta fuqizojë autoritetin e tij vendimmarrës përbrenda partisë, të dëshmojë se mund të marrë të vendime në mënyrë autonome, që ka një ide dhe që të kërkojë resurse njerëzore përbrenda strukturave të PDK-së, që në aspektin kualitativ dhe vizual ta rifreskojë prezencën e PDK-së në opinionin publik, pasi nëse vazhdon me strukturat e vjetra nuk do të ketë sukses”.

Në Konventën e PDK-së, të mbajtur më 17 nëntor, Hamza nuk pati kundërkandidat.

Kundërshtimet për 28 dhjetorin

Hamza, sikur edhe krerët e disa partive tjera të mëdha shqiptare, thanë se e parapëlqejnë 21 dhjetorin si datë për mbajtje të zgjedhjeve të reja. Por, për presidenten Osmani, 21 dhjetori ishte datë e pamundshme, për shkak të daljes së KQZ-së nga procesi i zgjedhjeve lokale dhe procedurave tjera tenderuese.

LVV-ja ka thënë më herët se preferon 28 dhjetorin, ashtu sikurse Faton Peci nga Guxo, parti në koalicion me LVV-në. Për Arifin, presidentja nuk do të duhej të dilte kundër vullnetit të partive të mëdha shqiptare.

Muhaxhiri, ndërkaq, thotë se 28 dhjetori mund ta deformojë vullnetin e qytetarëve, qoftë për shkak të udhëtimeve, qoftë për shkak të gjithë kontekstit festiv. Për asnjërin, zgjedhjet nuk janë ideale, por janë të pashmangshme në situatën e krijuar. Ata nuk presin risi në programet partiake, dhe as inkuadrime të reja nëpër parti./REL

pdk kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet