LIVE UPDATES
Politike

Analiza e BIRN: Televizionet retushojnë partitë e vogla parlamentare nga fushata elektorale

Të dhënat e monitorimit të mediave audiovizive të analizuara nga BIRN, tregojnë se gjatë gjysmës së parë të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit, televizionet u kanë dhënë shumë pak kohë në edicione informative partive të vogla parlamentare, duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe standardet e fushatës.

4 Maj 2023, 18:13 Nga k.m.
Analiza e BIRN: Televizionet retushojnë partitë e vogla parlamentare
Foto ilustruese

Kodi Zgjedhor i miratuar me konsensus nga partitë politike në vitin 2020 parashikon se midis subjekteve zgjedhore parlamentare duhet të ketë një barazpeshë në mbulimin mediatik nga mediat audiovizive gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, në fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit, dy partitë e mëdha që kanë marrë më shumë se 20% të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare – Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, duhet të marrin jo më shumë se dyfishin e kohës televizive të partive të vogla parlamentare, të cilat kanë marrë më pak se 20% të votave.

Për të kontrolluar respektimin e Kodit Zgjedhor, ligjëvënësi ka mandatuar Autoritetin e Mediave Audivizive, AMA, të monitorojë gjatë fushatës kohën që i rezervohet çdo subjekti elektoral dhe t’ia raportojë të dhënat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të dhënat e AMA-s të analizuara nga BIRN tregojnë se parashikimet e Kodit Zgjedhor nuk janë respektuar gjatë 15 ditëve të para të fushatës dhe vetëm një nga shtatë partitë e vogla parlamentare –Partia e Lirisë (PL) që udhëheq koalicionin Bashkë Fitojmë – ka marrë një kohë mediatike proporcionale me partitë e mëdha.

Ndërkohë, gjashtë partitë e tjera parlamentare – Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Partia Agrare Ambientaliste (PAA), Partia Social Demokrate (PSD), Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) dhe Partia Republikane (PR), kanë marrë mbulim mediatik 10 herë më pak nga çfarë u garanton ligji.

Ngjashëm me partitë, edhe bashkitë e vogla kanë marrë pak vëmendje mediatike gjatë kësaj fushate zgjedhore, ndërkohë që mbulimi mediatik është fokusuar kryesisht te liderët e partive poltike dhe në garën elektorale për bashkinë e kryeqytetit.

Diskriminimi i mediave audiovizive ndaj partive të vogla parlamentare nuk regjistrohet vetëm në kohën e rezervuar gjatë edicioneve informative. Edhe në tranmetimet ‘live’ të televizioneve informative dhe në emisionet politike, aktivitetet e tyre zgjedhore regjistrojnë të dhëna njëshifrore.

Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie ose të një koalicioni, Kodi Zgjedhor parashikon kompensimin e partive apo koalicioneve të diskriminuara me minutazh shtesë brenda 48 orëve.

Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie, KQZ ka gjithashtu fuqinë që kryesisht ose me propozimin e KZAZ-ve, të gjobisë operatorët radiotelevizivë vendorë me masë administrative 1,5 milionë lekë dhe operatorët radiotelevizivë kombëtarë me 3 milionë lekë.

I pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënëseje, KQZ tha se një vendim mbi raportet e AMA-s për ndarjen e kohës televizive nuk ishte marrë ende dhe të dhënat priten të shqyrtohen gjatë mbledhjes së ardhshme të Komisionit.

Diskriminimi i subjekteve “të vogla”Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshilltarët për 61 bashkitë e Shqipërisë.

Më 14 prill, AMA nisi monitorimin e rreth 34 mediave audiovizive, televizione dhe radio qendroe dhe lokale, mbi ndarjen e mbulimit mediatik për subjektet dhe aktorët zgjedhorë në edicione informative, transmetimet ‘live’ dhe emisionet televizive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Raportet ditore të monitorimit të mediave të AMA-s janë të disponueshme në faqen e internetit të KQZ-së. Të dhënat e raporteve ditore të AMA-s për 15 ditët e para të fushatës, u mblodhën dhe u analizuan nga BIRN nëpërmjet një databaze.

Këto të dhëna tregojnë se mbulimi mediatik gjatë fushatës ka anuar në mënyrë të qartë në favor të dy partive të mëdha parlamentare dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Gjatë 15 ditëve të para të fushatës, 17 televizionet kryesore në vend të monitoruara nga AMA i dedikuan pak më shumë se 160 orë fushatës zgjedhore të subjekteve politike në edicionet informative, ose mesatarisht 10.7 orë në ditë. Pjesa më e madhe e kësaj kohe i shkoi koalicionit Bashkë Fitojmë me 39% të kohës totale të lajmeve në edicionet informative, e ndjekur nga Partia Socialiste me 33.9% dhe Partia Demokratike me 21.9%.

Ndërkohë, pesë partitë e vogla parlamentare – përfshirë LZHK, PR, PDIU, PSD dhe PAA, morën në total 450 minuta ose të marra së bashku, 4.7% të kohës televizive në edicionet informative. Ndërkohë, Partia Lëvizja e Legalitet që përfaqësohet me një deputet në Kuvendin e Shqipërisë mori 0 minuta gjatë gjysmës së parë të fushatës për zgjedhjet vendore në edicionet informative.

Përveç partive parlamentare, gjatë 15 ditëve të para të fushatës, televizionet mbuluan edhe fushatën e disa partive joparlamentare, përfshirë Nisma Thurja, Lëvizja Bashkë dhe Partia Bindja Demokratike, të cilat morën në total 52 minuta mbulim mediatik në edicione informative.

Diferencat në mbulimin e fushatës gjatë edicioneve informative bëhen dhe më të dukshme nëse analizohet minutazhi i subjekteve kryesore politike në tre kanalet kryesore televizive të transmetuesit publik dhe tre kanaleve private që zotërojnë licensa kombëtare. Të dy këto grupime kanë favorizuar në mbulimin e tyre Partinë Socialiste në pushtet, duke mos u lënë hapësirë shumicës së partive më të vogla parlamentare në shpalosjen e pikëpamjeve të tyre politike për publikun.

Diskriminimi i partive të vogla parlamentare regjistrohet gjithashtu edhe gjatë emisioneve televizive dhe transmetimeve live.

Nga 274 orë e 35 minuta emisione politike të transmetuara gjatë 15 ditëve të para të fushatës, vetëm 697 minuta ose 4.2% i janë dedikuar gjashtë subjekteve të vogla parlamentare. Ngjashëm me edicionet informative, edhe në emisione, pjesë më e madhe e minutazhit i ka shkuar koalicionit Bashkë Fitojmë (41.4%), i ndjekur nga Partia Socialiste (29.2%) dhe Partia Demokratike (17.1%).

Ndërkohë, nga 260 orë e 48 minuta transmetime live të fushatës në 11 televizione informative qendrore, 97.9% i kanë shkuar Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe koalicionit Bashkë Fitojmë. Vetëm tre nga partitë e vogla parlamentare kanë përfituar nga transmetive live të mediave audiovizive informative – PDIU, PAA dhe PR, për një total prej 248 minutash ose 1.6% të totalit gjatë gjysmës së parë të fushatës.

Zgjedhje vendore, fushatë kombëtare

Gjithsej 40 parti dhe koalicione me 144 kandidatë për kryetarë bashkie dhe rreth 23,700 kandidatë për këshilltarë garojnë në këto zgjedhje. Megjithatë, në 17 mediat kryesore të monitoruara nga AMA gjatë 15 ditëve të para të fushatës zgjedhore, 41.8% e kohës televizive në edicionet informative iu dha tre liderëve të partive politike kryesore – Sali Berishës, Edi Ramës dhe Enkelejd Alibeajt, edhe pse asnjëri prej tyre nuk është kandidat në zgjedhje.

Tre liderët e partive politike ndiqen në mbulim mediatik në edicionet e lajmeve nga kandidatët për bashkinë e Tiranës nga partitë parlamentare – Erion Veliaj, Belind Këlliçi, Roland Bejko dhe Lajla Përnaska, me 25.3% të minutazhit. Kandidati i Lëvizjes Bashkë për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori ka marrë zero minuta në edicionet informative gjatë gjysmës së parë të fushatës.

Transmetimet live dominohen gjithashtu nga Edi Rama (15.5%) dhe Sali Berisha (15.4%), të ndjekur nga Erion Veliaj (14.7%), Enkelejd Alibeaj (10.3%) dhe Roland Bejko (8.6%). Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçi ka marrë vetëm 1.5% të minutazhit të transmetimeve live në mediat audiovizive gjatë 15 ditëve të para të fushatës.

Minutazhi i emisioneve televizive kryesore në vend është dominuar gjithashtu nga kandidatët për kryebashkiak të Tiranës, të cilët kanë marrë në total 60 orë transmetive dhe 20.5% të totalit gjatë 15 ditëve të para të fushatës elektorale. Kandidati që ka marrë më shumë kohë në emisionit televizive është Roland Bejko (6.3%), i ndjekur nga Belind Këlliçi (6.1%) dhe Erion Veliaj (4.8%)./BIRN

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet