LIVE UPDATES
Politike

Veliaj: Edhe Enver Hoxha nuk ishte ‘non grata’ nga SHBA!

Banaliteti i së keqes u shfaq sërish në Tiranë, në formën e kryetarit të bashkisë, i cili sugjeroi se Enver Hoxha “nuk ka qenë non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por a mundet të jetë kështu?

4 Maj 2023, 12:00 Nga A.B
Veliaj: Edhe Enver Hoxha nuk ishte ‘non grata’ nga SHBA!
Erion Veliaj

Në vitet e para pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, në Tiranë kishte një legatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Drejtuesi i saj, Harry Fultz, një person që krijoi një shkollë në Tiranë për të mësuar jo vetëm profesione, por edhe kulturën e demokracinë amerikane.

Disa vite më parë, autori i këtyre radhëve ishte duke lexuar një dosje voluminoze të Sigurimit të Shtetit, nga të paktat dokumente të bëra publike nga një ligj që mbart titullin sarkastik “për aksesin në….” pavarësisht në në praktikë bën pikërisht të kundërtën, shpall dosjet e komunizmit, dhe rrjedhimisht, mundësinë për të hetuar krimet e komunizmit, sekret shtetëror pa afat.

Mes morisë së idiotësive të shkruesve, kishte disa informacione faktike. Bëhej fjalë për një numër shqiptarësh, burra dhe gra, kryesisht ish-nxënës të Harry Fultzit, të cilët vizitonin këtë të fundit në rezidencën e tij në Rrugën e Elbasanit, në të njëjtin vend ku sot vijon të jetë Ambasada e Shteteve të Bashkuara. Ndërsa këta hynin e dilnin për të shkëmbyer biseda lirie, Sigurimi i Shtetit bënte rojë. Këta miq të Shteteve të Bashkuara, përfunduan të gjithë në burg, të ekzekutuar apo të internuar. Dy prej tyre, Loni Adami dhe Kol Kuqali, kanë sot një memorial në oborrin e ambasadës. Ata u vranë, nga regjimi i Enver Hoxhës, se ishin miq të Shteteve të Bashkuara, miq të lirisë. Dokumenti tregon se si një grua që kishte vajtur për çaj në ambasadën Amerikane, u arrestua dhe u torturua me synimin për të nxjerrë informacion mbi ndonjë komplot të mundshëm kundër regjimit. Nuk ka nevojë të kesh shumë fantazi të zhvilluar për të imagjinuar se si aty ku sot gjendet muzeu “Gjethi”, në bodrum, një grua ulëriste nën tortura për t’i shpjeguar xhelatëve se një bisedë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara nuk nënkuptonte doemos një komplot kundër regjimit.

Kjo histori e shkurtër, dhe fakti që disa nga ata që u ekzekutuan sot e të gjithë ditën kanë mbetur pa varr, më goditi si çekiç akulli në tru kur në media u shfaq një citim i kryebashkiakut, i cili thoshte: “Edhe Enver Hoxha nuk ishte ‘non grata’ nga SHBA”!

‘Non grata’ është një term i botës së diplomacisë dhe vjen nga latinishtja. Fjalë për fjalë, do të thotë: “i padëshirueshëm.” E kundërta, “grata”, do të thotë, “i dëshirueshëm.” A mundet që Enver Hoxha të ketë qenë ndryshe nga “non grata” në SHBA, pra të ketë qenë “grata” apo “i dëshirueshëm”?! Çfarë cektësie në njohuritë e historisë justifikon një banalitet të tillë, sugjerimin që njeriu që vrau miqtë e Shteteve të Bashkuara, jo se ata i kishin bërë gjë, por vetëm e vetëm për shkak se ishin miq të Shteteve të Bashkuara, të jetë “grata”, ndryshe nga, fjala vjen, Sali Berisha, që është “non grata”?

Banaliteti është i kobshëm. Erion Veliaj, me lehtësinë më të madhe, legjitimon Enver Hoxhën dhe e konsideron atë “grata” të amerikanëve, duke fyer kujtimin e mijëra shqiptarëve që panë nga Shtetet e Bashkuara me shpresë dhe dëgjuan Zërin e Amerikës si zëri i lirisë. Ai e bën këtë jo se është enverist, por për hatër të batutës. Për shembull, edhe Tom Doshi është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk e ndalon kandidatin socialist të Vaut të Dejës të shtrojë iftare me të për elektoratin ndërsa vetë Tom Doshi ka shpallur mbështetjen e hapur për Benet Becin, kandidatin socialist të Shkodrës. A është i gatshëm Erion Veliaj dhe shefi i tij Edi Rama, t’i thonë Doshit: “nuk e duam mbështetjen tënde sepse je non grata?”

Dhe më tutje, ka edhe një nongrata tjetër në Shqipëri, është ish-deputeti Aqif Rakipi. Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara e ka “emërtuar atë” për shkak të korrupsionit dhe “ndikimit që ai ka në një strukturë të krimit të organizuar në Elbasan.” Njerëzit e tij janë në Partinë Socialiste. I biri është deputet në Tiranë, me listën e Partisë Socialiste. Ai voton maxhorancën e Partisë Socialiste. Erion Veliaj, si përgjegjës për qarkun Tiranë, dukshëm ka mbështetjen e këtij grupi dhe ai vetë, i mbështet ata.

Pse shpallja non grata e tyre qenka ndryshe nga shpallja non grata e Berishës?

Komunistët dikur i ndanin njerëzit në dy grupe. Në “tanët” dhe në “armiq”. Ëdhe në betejën e sotme të paprinciptë për pushtet, Erion Veliaj nuk e ka problem të na legjitimojë Enver Hoxhën me një krahasim të pabazë dhe të na e shpallë atë “grata” në mënyrë krejtësisht të pavërtetë, për hatër të batutës së tij.

P.s. Sa për informacion historik, Shqipëria komuniste nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1947 deri në vitin 1991. Dy vende që nuk kanë marrëdhënie diplomatike janë dy vende armike. Enver Hoxha ishte armik i Shteteve të Bashkuara dhe armik i shumë shqiptarëve që u persekutuan gjithashtu./REPORTER.AL

erion veliaj

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë