LIVE UPDATES
Politike

Diploma e Belind Këlliçit! Coppin University: Është diplomuar me vlerësimin më të lartë në vitin 2008 (DOKUMENTI)

Një lajm i shpërndarë si investigim nga një media pro qeveritare, dhe më pas e shpërndarë “copy-paste” në media të tjera pretendon se Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, ka mashtruar shtetin amerikan. Si argument jepej se Këlliçi ka nisur studimet universitare pa pasur një diplomë të shkollës së mesme. Faktoje verifikoi se ky lajm është i pavartetë, pasi mori edhe reagimin zyrtar nga Coppin University në Maryland, ku ka studiuar Këlliçi.

4 Maj 2023, 11:26 Nga A.B
Diploma e Belind Këlliçit! Coppin University: Është
Belind Kellici

“A ka diplomë të shkollës së mesme Belind Këlliçi dhe a e ka mashtruar ai shtetin amerikan të Maryland, për t’u regjistruar në ‘Coppin University’, e më pas, edhe shtetin shqiptar për të kryer njësimin e diplomës?”

Kështu e nis artikullin investigues shqiptarja.com, që në mesin e fushatës elektorale publikoi katër artikuj që i quan investigues, me pretendimin se kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka mashtruar universitetin amerikan Coppin në Maryland, pasi ai nuk kishte marrë diplomë nga shkolla e mesme Harry Fultz.

Diploma e Belind Këlliçit! Coppin University: Është

Artikulli në fjalë pretendon se ka dokumentuar këtë shkelje, duke sjellë për publikun një letër të shkollës së mesme ku Këlliçi ka kryer studimet.

“Siç na u konfirmua zyrtarisht edhe nga Instituti “Harry Fultz”, edhe nga Ministria e Arsimit, Këlliçi nuk rezulton të ketë diplomë të shkollës së mesme, e për rrjedhojë nuk ka si të kryhet njësimi i diplomës universitare.” –  shkruan artikulli i shqiptarja.com

Si provë për këtë pretendim, publikut i ofrohet dokumenti ku shkolla Harry Fulltz është përgjigjur, por pamja e përgjigjes nuk ofrohet e plotë.

Faktoje siguroi një kopje të përgjigjes së ardhur nga shkolla ku Belind Këlliçi ka kryer studimet parauniversitare.

Në përgjigjen e plotë, të cilën shqiptarja.com e ka mbuluar qëllimisht, shkolla i është përgjigjur interesimit të përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ku thuhet se Belind Këlliçi, në përfundim të klasës së 12-të, në përgjigje të kërkesës së tij për studime të mëtejshme në SHBA, u pajis nga shkolla me disa dokumenta të cilat listohen në përgjigje.

Diploma e Belind Këlliçit! Coppin University: Është

Letra vijon duke sqaruar se kjo është një praktikë normale e kësaj shkolle.

“Kjo praktikë është ndjekur në shkollën tonë nga shumë nxënës të dalluar të periudhës 1997-2005, të cilët pas 12 viteve shkollim në Shqipëri kanë ndjekur studimet e mëtejshme në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën Çeke, për motivin e pajtueshmërisë kurrikulare dhe të krediteve përkatëse”. – sqarohet në përgjigjen e shkollës Harry Fultz.

Por kjo pjesë e përgjigjes është mbuluar nga media, që e ka publikuar informacionin e shtrembëruar për kandidatin për zgjedhjet vendore. Sipas artikullit në fjalë, arsyeja e regjistrimit të Këlliçit në Coppin University në vitin 2005, është sepse vëllai i tij punonte në zyrën e pranimeve të studentit.

“Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes së tij, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme.” – vijon artikulli.

Në fakt, këto dyshime janë lehtësisht të verifikueshme. Mjafton të interesohesh pranë universitetit Coppin në Maryland për të kërkuar informacion mbi ish-studentin e tyre.

Faktoje bëri pikërisht këtë.

Në përgjigjen e tij, Universiteti Coppin në Maryland informoi Faktoje-n për procedurat që ky universitet ka për regjistrimin e studentëve që ndjekin procesin, siç ka vepruar edhe Belind Këlliçi.

Dokumenti udhërrëfyes i universitetit liston “rregullat për pranimin e studentëve të huaj”.

Sipas këtij udhërrëfyesi një student i huaj që aplikon për t’u pranuar në Coppin University për studimet bachelor, duhet të dorëzojë aplikimin me disa dokumenta, ndër të cilat:

Të dhënat akademike zyrtare të noterizuara të shkollës së mesme që tregojnë notat e marra, fletët vjetore të notave, certifikatat e provimit dhe certifikatat e përfundimit siç zbatohen për sistemin arsimor në vendin e origjinës së studentit. Të dhënat duhet të merren për secilin nga katër vitet e fundit të shkollës së mesme ose pikët e nivelit të avancuar.

Letra e shkollës Harry Fulltz ka sqaruar se e ka pajisur Belind Këlliçin me raportin shkollor me rezultatet përkatëse për katër vite, skeletin e kurikulës për vitet 2001-2005 dhe programet mësimore të detajuara për çdo lëndë si dhe vërtetimin për zhvillimin e programit mësimor në gjuhën angleze.

Informacionet e dhëna nga universiteti Coppin në Maryland dhe shkolla Harry Fultz në Tiranë tregojnë shumë qartë procedurën e përdorur për pranimin e studentit Belind Këlliçi në programin bachelor.

Në përgjigjen drejtuar Faktojes, Universiteti Coppin ka informuar edhe për studimet që Këlliçi ka përfunduar në këtë universitet.

“Sipas të dhënave tona, Belind Këlliçi hyri në Universitetin Coppin në semestrin e vjeshtës së vitit 2005 dhe u diplomua në nivelin Bachelor për Shkenca Menaxhimi në dhjetor 2008. Ai u diplomua me vlerësimin më të lartë “Summa Cum Laude”, që merret nga studentët që fitojnë të paktën 48 orë kredite në universitet dhe një mesatare kumulative të notave midis 3.75 dhe 4 në të gjitha lëndët universitare.”

Edhe pse vërtetimi i këtij pretendimi të ngritur ishte lehtësisht i verifikueshëm, medias që e nisi këtë “hetim” iu deshën, jo një, as dy apo tre, por  katër artikuj dhe përsëri nuk i dha përgjigje pyetjeve që ngriti vetë. Kjo mungesë verifikimi nuk ndaloi mediat e tjera online që të përhapin keqinformimin e shqiptarja.com Të paktën 99 herë është publikuar në rrjetin social facebook titulli “Belind Këlliçi nuk ka diplomë”.

Diploma e Belind Këlliçit! Coppin University: Është

Në asnjë nga këto artikuj, media nuk është interesuar të marrë informacion nga vetë Universiteti që pretendohet se është mashtruar. Pas daljes së këtyre artikujve, Partia Socialiste e përdori këtë tezë keqinformuese të mungesës së diplomës, për reklamë negative të cilën e sponsorizoi si spot në mediat online.

Nisur nga përgjigjja publike e shkollës Harry Fultz në Tiranë, dhe përgjigjes se Universitetit Coppin në Maryland, Faktoje e kategorizon si të pavërtetë lajmin dhe dizinformues lajmin në fjalë./Faktorje

belind kellici

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën