LIVE UPDATES
Politike

Analiza e BIRN: Replikat e Ramës me RSF fshehin problemet e medias

Duke iu referuar një platforme monitorimi mediatik të bazuar në inteligjencën artificiale, Rama tha se zërat e opozitës kanë qenë disa herë më të pranishëm në media sesa ata të qeverisë, ndërsa burimet kritike ndaj qeverisë kanë dominuar më shumë se burimet proqeveritare.

30 Maj 2026, 16:14 Nga D.S
Analiza e BIRN: Replikat e Ramës me RSF fshehin problemet e medias
Edi RAMA

TIRANË- Pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij mbi situatën e lirisë së medias në Shqipëri për vitin 2026, Rama reagoi disa herë në platformën X, duke u përpjekur të kundërshtojë gjetjet e indeksit për mungesën e pluralizmit në mjedisin mediatik shqiptar.

Duke iu referuar një platforme monitorimi mediatik të bazuar në inteligjencën artificiale, Rama tha se zërat e opozitës kanë qenë disa herë më të pranishëm në media sesa ata të qeverisë, ndërsa burimet kritike ndaj qeverisë kanë dominuar më shumë se burimet proqeveritare. Ai iu referua gjithashtu të dhënave të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, sipas të cilave opozita zuri 60.12 për qind të kohës televizive politike gjatë muajit mars.

“Këto nuk janë perceptime, por fakte të matshme”, tha Rama,

Shqipëria u rendit në vendin e 83-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2026, mes 180 vendeve të përfshira në vlerësim.

Sipas RSF-së, liria e shtypit në vend është përkeqësuar, ndërsa gazetarët përballen me presion politik, vështirësi në aksesimin e informacionit dhe sfida për pavarësinë editoriale. Raporti shton se gazetarët kritikë ndaj qeverisë bëhen shpesh objekt i sulmeve të diskreditimit dhe intimidimit.

Ekspertë të lirisë së medias në Shqipëri i thanë BIRN se kryeministri po përpiqet të ndërtojë një narrativë alternative për gjendjen e medias, duke zhvendosur debatin nga problemet strukturore të sektorit.

Blerjana Bino, drejtuese ekzekutive e SCiDEV dhe përfaqësuese e Rrjetit SafeJournalists në Shqipëri, tha për BIRN se Rama po përpiqet të kundërshtojë atë që është dokumentuar prej vitesh nga raportet ndërkombëtare dhe vendore të pavarura për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

“Replika e fundit me RSF-në nuk është një rast i izoluar. Më herët, një logjikë e ngjashme është përdorur edhe ndaj Rrjetit SafeJournalists dhe reagimeve të tij për mbrojtjen e transmetuesit publik, si dhe në raste të tjera kur janë ngritur shqetësime për klimën mediatike në vend”, tha Bino.

Një qëndrim të ngjashëm shprehu edhe Isa Myzyraj, kreu i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë, AGSH.

“Me ‘sherrin’ online me RSF-në, Rama dëshiron të zhvendosë vëmendjen nga problemet thelbësore dhe shqetësuese, ndërsa u paraqet statistikë matematikore që nuk kanë lidhje me lirinë e medias”, tha Myzyraj për BIRN.

Sipas tij, kjo është një strategji e njohur e kryeministrit për të shmangur debatin mbi problemet reale.

“Kjo nuk është një strategji e re; e kemi parë qindra herë gjatë këtyre 13 viteve”, shtoi ai.

Edhe Bino argumentoi se kemi të bëjmë me një përpjekje për të zhvendosur debatin nga problemet strukturore të medias.

“Strategjia është e qartë: debati zhvendoset nga problemet reale të ekosistemit mediatik drejt një polemike ku disa shifra paraqiten si provë përfundimtare mbi një nga dimensionet kryesore të demokracisë dhe të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha ajo.

Sipas Binos, të dhënat e cituara nga kryeministri nuk japin përgjigje për çështjen e kapjes së medias, e cila nuk lidhet thjesht me praninë ose mungesën e opozitës në ekran.

“Minutazhi i opozitës apo i qeverisë nuk është tregues i mjaftueshëm i lirisë së medias dhe fakti që opozita përmendet më shumë nuk provon se media është e lirë”, tha ajo.

Bino shtoi se liria e medias lidhet kryesisht me faktin se kush i zotëron mediat, kush i financon ato, si shpërndahen reklamat publike dhe private, sa transparent është tregu mediatik dhe çfarë kostoje paguajnë gazetarët ose mediat kur prekin interesa politike dhe ekonomike.

Sipas saj, replika të tilla e zhvendosin vëmendjen nga struktura e pushtetit mbi median drejt dukshmërisë së aktorëve politikë.

Myzyraj theksoi veçanërisht koston që paguajnë zërat kritikë ndaj qeverisë.

“Nëse një person apo një entitet paraqet fakte që tregojnë se gjërat nuk po shkojnë siç duhet, Rama përfshihet në debat personal me të, duke u përpjekur ta banalizojë diskutimin dhe të zbehë rëndësinë e shqetësimit real”, tha ai.

Bino vlerësoi gjithashtu se postimet e gjata në anglisht, të drejtuara ndaj RSF-së ose audiencës ndërkombëtare, kanë një efekt të menjëhershëm në debatin publik vendas.

“Postimet e gjata në anglisht, drejtuar RSF-së apo audiencës së huaj, nuk janë vetëm komunikim me organizatat ndërkombëtare. Ato prodhojnë menjëherë lajm në Shqipëri, riprodhohen në shqip dhe përdoren për të krijuar përshtypjen se qeveria është e hapur ndaj dialogut, ndërsa kritikët janë të njëanshëm dhe refuzojnë të pranojnë ‘të dhënat’”, përfundoi ajo./Reporter.al

edi rama birn

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet