LIVE UPDATES
Politike

"PD është rehatuar me humbjen", Salianji: Me sjelljen që kanë drejtuesit, Partia nuk vjen dot në pushtet! As votat e Berishës nuk mjaftojnë

Gjatë një interviste në emisionin TPZ, Salianji theksoi se brenda PD-së ekziston një grup njerëzish me privilegje, të cilët janë larguar nga baza dhe nuk kanë kontakt me anëtarët e thjeshtë të partisë, dhe se partia nuk mund të kthehet në pushtet vetëm me mbështetjen e Sali Berishës.

15 Dhjetor 2025, 21:35 Nga M.L
"PD është rehatuar me humbjen", Salianji: Me sjelljen
Berisha-Salinaji

TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, komentoi situatën aktuale të partisë pas tre humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje parlamentare. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Salianji theksoi se brenda PD-së ekziston një grup njerëzish me privilegje, të cilët janë larguar nga baza dhe nuk kanë kontakt me anëtarët e thjeshtë të partisë, dhe se partia nuk mund të kthehet në pushtet vetëm me mbështetjen e Sali Berishës.

Salianji shtoi se disa drejtues të PD-së duket se janë rehatuar me humbjet, duke mos marrë përgjegjësitë e nevojshme për të rikthyer partinë në një pozitë fituese. Ai vuri në dukje rezultatet e dobëta të zgjedhjeve të pjesshme në disa bashki, si Vlorë, Cërrik dhe Tepelenë, të cilat tregojnë largësinë mes drejtuesve dhe demokratëve.

Salianji nënvizoi nevojën për ndryshime strukturore dhe mekanizma që tejkalojnë ndikimin e individëve me vota të sigurta, në mënyrë që PD të ketë shanse reale për të ardhur në pushtet dhe për të rifituar besimin e qytetarëve. 

"Ka një arsye pse unë dhe një grup demokratësh po bëjmë lëvizjen e tillë. Ka dy qëndrime për PD. Një qëndrim, që jemi mirë kështu dhe fajin e ka Rama. Sa herë humbim zgjedhjet, është qëndrim zyrtar, ka disa rrogtarë dhe disa që sakrifikojnë. Disa të privilegjuar, që mendojnë se demokratët u kanë borxh dhe këta janë të rëndësishëm. Fakti që ky qëndrim nuk po ndryshonte, kam menduar që duhet të themi disa të vërteta ashtu sic jam. Ju thoni çfarë kërkon Salianji? Kërkoj atë që kërkon çdo demokrat, kërkoj që PD të jetë parti fituese. E kërkojnë demokratët këtë?

A duan demokratët që PD të jetë fituese? Besoj se po. A mundet PD të fitojë? Po. A vjen dot në pushtet kështu sic është? Jo. Me sjelljen që ka PD, jo partia, drejtuesit e PD, nuk vjen dot në pushtet. Ju thoni është rrudhur. Ka patur zgjedhjjet të pjesshme, PD ka marrë 2500 vota në Vlorë… Kemi shkuar 1700 vota në Cërrik, 1000 vota në Tepelenë. Në pesë bashki nuk merr dot as një mandat. Këto janë shenja alarmi që një politikan duhet ti lexojë.

A është rehatuar PD me humbjen? Mendoj se po. Shumë drejtues të PD janë rehatuar me humbjen, nuk lodhen për të qenë fitues. Ka një privilegj më shumë se ca të tjerë. Sëmundja e opozitarizmit, që mendon se ke disa privilegje. Kemi humbje seriale dhe njerëz që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Ka largësi nga demokratët, po mbushen sallat te ne dhe kjo e tregon, demokratët janë të neglizhuar, të braktisur. 

Kemi mungesë përfaqësimi. U vendosën disa rregulla, ai që do të marrë më shumë vota, promovohet. U vendosën ata të primareve? Jo.

Sali Berisha, ka një numër të konsiderueshëm votash. Për shkak se është simbol në PD, ka 35 vite, do të ketë gjithmonë një numër votash, por nuk mjafton për të ardhur në pushtet. Ne duhet të gjejmë mekanizmin, të kalojmë përtej votave që Berisha ka në PD, që PD të jetë parti fituese", tha Salianji./ Dosja.al

ervin salianji sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet