6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për të zëvendësuar Mirosllav Lajçak në këtë pozitë.
BRUKSEL- Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, është konfirmuar nga ambasadorët e Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për të zëvendësuar Mirosllav Lajçak në këtë pozitë.
Ministrat e Jashtëm të BE-së do ta japin pëlqimin përfundimtar të hënën, në mënyrë që Sorensen nga fillimi i shkurtit të nisë mandatin e tij. Të dërguarit aktual, Lajçak, i skadon mandati më 31 janar.
Kush është Sorensen?
Sorensen nga Danimarka ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale. Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen ka ushtruar disa detyra në Ballkanin Perëndimor. Ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë. Po ashtu ka qenë edhe shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.
Më herët, Sorensen ka punuar si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi. Në Ballkan, ai ka punuar edhe në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci. Përvoja e tij nga rajoni thuhet se ka qenë edhe një prej argumenteve se pse Kaja Kallas ka vendosur që ai të jetë pasardhësi i Lajçak.
Për postin e lehtësuesit të dialgout garoi edhe emri i ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, i cili po ashtu ka njohuri për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Për këto rol, ishte përmendur edhe emri i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Sllovenisë, Borut Pahor. Vitin e kaluar, ai pranoi se ishte i interesuar për këtë post. Por, gjatë janarit të këtij viti tha se nuk do të garonte për këtë post, pasi ka kuptuar se kërkohet më shumë një nivel diplomatik sesa politik.
Gjatë mandatit gati pesëvjeçar të Lajçakut, Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Marrëveshja, e cila nuk është nënshkruar, është ligjërisht e obligueshme për palët ka thënë blloku. BE-ja ka akuzuar Kosovën dhe Serbinë për mosnisjen e zbatimit të paktit, duke thënë se kjo do të ndikojë në rrugëtimin e dy shteteve drejt integrimeve evropiane. Dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011. Gjatë procesit janë arritur disa marrëveshje, por pak prej tyre janë zbatuar në terren./ REL
Laboratorët inteligjentë TIRANË - Kryeministri Edi Rama, sot në Ditën Botërore të Arsimit ka ndarë pamje nga labora...
blendi klosi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur mbrëmjen e sotme për formulën...
TIRANË- Zanafilla e problemit lidhet me statusin dhe të dhënat e vendit, ku ka bërë shtëpinë Mustafa Kabili dhe institucioni ...
Ola Xama TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u ankua te prokurorja që heton dosjen e sterilizimit, duke e akuzuar p&e...
Maria Zakharova KOSOVË- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një konferencë për me...
Lala dhe Beqja TIRANË- Gazetarja Klodiana Lal ka folur për procesin ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Ky i fund...
Haradinaj KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ndodhet kët...
pamje nga intervista TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të japër intervistën e tij të tretë nga arra...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me të deleguarit në qarkun e Tiran&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me të deleguarit në qarkun e Tiran&eu...