LIVE UPDATES
Politike

Albana Vokshi në Asamblenë e PPE: Shqipëria drejt autokracisë, kërkohet mision urgjent verifikimi

Ajo denoncoi ndërhyrjet e qeverisë shqiptare në raportin e ODIHR-it dhe presionet ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë, me qëllim ndryshimin e vlerësimeve për zgjedhjet.

17 Tetor 2025, 15:13 Nga E. D
Albana Vokshi në Asamblenë e PPE: Shqipëria drejt
Albana Vokshi

SHBA- Në Asamblenë e PPE në Vilnius, Lituani, deputetja Albana Vokshi kërkoi një mision urgjent verifikimi në Shqipëri, duke ngritur shqetësime serioze mbi situatën demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit 2025. Ajo denoncoi ndërhyrjet e qeverisë shqiptare në raportin e ODIHR-it dhe presionet ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë, me qëllim ndryshimin e vlerësimeve për zgjedhjet.

Vokshi theksoi se parlamenti i ri nuk funksionon, pasi shumica ka refuzuar debatet mbi çështje me rëndësi kombëtare dhe europiane, si programi qeverisës 4-vjeçar, interpelancat urgjente dhe raportet e institucioneve të pavarura, duke mohuar të drejtat kushtetuese të opozitës dhe qytetarëve për t’u informuar.

Vokshi paralajmëroi gjithashtu për rritjen alarmante të pastrimit të parave kriminale, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, duke cituar Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit 2025, sipas të cilit fondet e paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës, dominojnë ekonominë shqiptare, shtrembërojnë konkurrencën dhe pengojnë investimet e ndershme. Vokshi nënvizoi se kjo nuk është një çështje vetëm për Shqipërinë, por një rrezik rajonal dhe europian, pasi këto fonde mund të ndikojnë në ekonomitë e vendeve të tjera të BE-së.

Në përfundim, deputetja Vokshi paralajmëroi se Shqipëria po shkon drejt autokracisë, me rrezikun e ikjes së trurit dhe humbjes së demokracisë, dhe kërkoi nga PPE të ndërmarrë veprime urgjente për të mbrojtur institucionet demokratike dhe funksionimin e shtetit ligjor në vend.

FJALA E PLOTË:

Fjalim për Asamblenë Politike të PPE - Kërkesë për Mision Urgjent Verifikimi në Shqipëri I nderuar President, i nderuar Sekretar i Përgjithshëm, të dashur kolegë, Siç e dini të gjithë, më 11 maj 2025 në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet. Por çuditërisht, pas 5 muajsh ende nuk kemi raportin përfundimtar të ODIHR-it. Është bërë publik një letër nga Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, dërguar drejtuesve të misioneve vëzhguese, ku ai u kërkon atyre të ndryshojnë raportin. Gjithashtu dimë se ka pasur intimidime dhe kërcënime ndaj vëzhguesve për t’u hequr akreditimet, me qëllim që raporti paraprak të ndryshohej. Ende po presim, pas 5 muajsh nga zgjedhjet, dhe shpresojmë që raporti të mos ndryshohet. Dhe sapo ta kemi, ne planifikojmë t’i dërgojmë PPE-së një rezolutë.

Pse ka rëndësi kjo? Pse duan ta ndryshojnë raportin? Sepse, siç ka shkruar vetë ODIHR në raportin paraprak: nuk kishte fushë loje të barabartë. Partia Socialiste në pushtet abuzoi me burimet shtetërore, anuloi gjoba publike menjëherë para ditës së votimit, fshiu kufirin midis shtetit dhe partisë, ushtroi presion mbi punonjësit publikë për të siguruar vota, pati blerje votash, frikësim të kandidatëve dhe votuesve. Raporti përmend gjithashtu ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhje.

Po çfarë po ndodh me parlamentin? Parlamenti i ri nisi punën në mes të shtatorit. Por vetëm në disa javë, shumica qeverisëse ka rrëzuar: 1. Tre mocione debati (që lidhen me prioritetet e BE-së, abuzimin me fondet IPARD II dhe ngrirjen e 112 milionë eurove të fondeve IPARD III për fermerët); 2. Një interpelancë urgjente për hetimet mbi çështjen e njohur si “rasti Aruba”, që lidhet me hetimet e antimafias italiane, ku ka fakte për takime të anëtarëve të qeverisë shqiptare me grupe kriminale, lidhje me pastrimin e parave. Edhe kjo u bllokua; 3. Programin politik 4-vjeçar të qeverisë, debatin më të rëndësishëm, i cili duhej të zgjaste 1,500 minuta, por u mbyll në vetëm 28 minuta. Nuk na u lejua të flasim. Qytetarëve iu mohua e drejta kushtetuese për t’u informuar; 4. Gjithashtu, 15 orë debat mbi raportet e institucioneve të pavarura u refuzuan.

Pra, parlamenti nuk funksionon dhe nuk garanton të drejtat e opozitës. Kemi nevojë për ndihmën tuaj për të ushtruar presion mbi autoritetet shqiptare, që të rivendosin funksionalitetin e institucioneve dhe të rikthejnë balancat e pushteteve në Shqipëri. Dua të theksoj edhe një çështje alarmante: rritjen e pastrimit të parave me burim kriminal, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe turizmit në Shqipëri. Nuk e them këtë si përfaqësuese e opozitës që kërkon të sulmojë qeverinë, por sepse është një problem i madh kombëtar dhe rajonal.

Sipas Raportit të vitit 2025 të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit, në Shqipëri “fondet e paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës, dominojnë ekonominë, shtrembërojnë konkurrencën dhe pengojnë investimet e ndershme.” Në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë ngrihen kulla luksoze e moderne, ndërkohë që qytetarët po emigrojnë. Shikoni kulla të bukura e moderne, por gjysma e tyre janë bosh. Nga 4 miliardë euro të shpenzuara në ndërtim, vetëm 800 milionë kanë kaluar përmes bankave; pjesa tjetër 3.2 miliardë euro, ka ardhur nga flukse të paligjshme parash në dorë.

Çdo leje ndërtimi në vend firmoset personalisht nga Kryeministri. Kemi prova dhe fakte që shumë nga këto leje, të dhëna para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, janë akorduar për anëtarë të grupeve kriminale, kartele droge dhe trafikantë të dënuar. Të dashur kolegë, ky nuk është një alarm që vjen vetëm nga opozita në Shqipëri. Është një çështje europiane, sepse këto para që pastrohen në Shqipëri do të përdoren më pas në vendet tuaja, do të ndikojnë konkurrencën e ndershme dhe do të kenë pasoja të mëdha në ekonomitë tuaja.

Prandaj, ajo që po kërkoj është një mision urgjent verifikimi në Shqipëri. E di që e keni planifikuar, por kemi nevojë që të vijë sa më shpejt, që të mund të flisni me njerëzit, të shihni faktet dhe të krijoni bindjen tuaj. Shqipëria po rrëshqet me shpejtësi drejt autokracisë, dhe duhet ta ndalim tani, përpara se vendi të humbasë edhe më shumë trurin e vet, qytetarët dhe demokracinë./Dosja.al

albana vokshi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet