LIVE UPDATES
Politike

"Puçi kushtetues u përgatit nga Sokol Sadushi dhe Bajram Begaj"/ Berisha: Sonila Bejtja ishte një zë i pavarur

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se Bejtja ishte një zë i pavarur dhe një zë që nderonte parimin themelor të një sistemi.

17 Tetor 2025, 13:03 Nga E.d
"Puçi kushtetues u përgatit nga Sokol Sadushi dhe Bajram
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se mandati i gjyqtares Sonila Bejtja sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ligjit të Gjykatës Kushtetuese, opinionit të Venecias, dhe sipas vetë Kushtetutës nuk mund të ndërpritej. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se Bejtja ishte një zë i pavarur dhe një zë që nderonte parimin themelor të një sistemi.

Në fund Berisha hodhi akuza ndaj gjyqtarëve dhe Presidentit Begaj, duke thënë se ata nuk kanë kushtetutë. Sipas Kreut të PD-së, Gjykata Kushtetuese nuk mund të interpretojë veten, por sipas tij këtë e ka urdhëruar Presidenti Begaj.

"Tani, këtu kemi, përveç kësaj, nuk po citoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011, të qëndisur nga Sadushi, se ai nuk meriton të citohet nga asgjë në aktet e jurisprudencës, për sa kohë është autori i një puçi të vërtetë brenda institucioneve. Çfarë thotë Komisioni i Venecias: Duhet të hiqen vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve 9-vjeçare.
Gjyqtarët Kushtetues duhet të gëzojnë një mandat të plotë 9-vjeçar.Sonila Bejtja ka filluar detyrën në vitin 2020. Jashtë çdo lloj dyshimi, përveç rrethit të kuq si armike e narkoshtetit, ajo nuk mund të prekej mandati gjer në vitin 2028. Dhe vazhdon Komisioni i Venecias: Gjyqtarët kushtetues duhet të gëzojnë mandat të plotë 9-vjeçar, edhe nëse janë mbledhur me njëfarë vonese. Ose nëse marrin një mandat që është ndërprerë para kohe. Sonila Bejtja është zgjedhur dhe mori mandatin e Besnik Muçit, i cili u detyrua brenda një muaji apo dy të dorëzojë mandatin.

Dhe është zgjedhur për një vend që ishte vakant që nga viti 2016. Por sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, sipas opinionit të Venecias, sipas vetë Kushtetutës, mandati i saj nuk mund të ndërpritej. Kushtetuta thotë se mandati fillon kur bëhet betimi. Por këtu gjykatësit kushtetues nuk kanë Kushtetutë. Presidenti ka xhepin dhe nuk ka Kushtetutë. Sadushi ka kodin e mafies dhe nuk ka Kushtetutë. Kurrë ndonjëherë shteti shqiptar nuk është fyer dhe poshtëruar si dje. Por ç’punë ka Gjykata Kushtetuese të interpretojë për veten e vet? Dhe pse? Sepse i thotë Bajram Limioni.
E kuptoni ju? Kjo është zero tolerancë ndaj mendimit ndryshe. Zero tolerancë ndaj pakicës. Sepse e vërteta është, duhet ta pranojmë, zonja Bejtja ishte një zë i pavarur, një zë që nderonte parimin themelor të një sistemi. 

Ata që mendojnë se këtu po bëhet avokati politike, gabojnë rëndë. Jo, po bëhet avokati për rendin kushtetues dhe kushtetutshmërinë. Po për sa i përket opozitës, me atë përbërje që ka Gjykata Kushtetuese, me njerëz të marrë peng, nuk ka dyshim se Edi Rama do diktojë çdo gjë. Ju i patë kërcënimet që bëri? Një ditë më para, njeriu që nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë apo moral, presidenti që në çdo vend të botës, Kushtetuta e ndalon të ushtrojë asnjë detyrë tjetër publike apo private përveç asaj të presidentit, dhe ky ushtron detyrat e xhepit, shkon dhe punon në privat duke shkelur në mënyrë flagrante nenet e Kushtetutës. Jo një, por dy nene, shpirtin e saj. Ky i turrej me tërbim Gjykatës Kushtetuese me fyerje, brutalitet se ato vendosën të anulojnë dekretin e tij për Erion Veliajn dhe natyrisht, duhet të themi këtu, relatore për këtë çështje ishte Sonila Bejtja." tha Berisha/Dosja.al

sali berisha pd sonila bejtja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet