LIVE UPDATES
Politike

Akuzat për 4.2 milionë euro nga Fondi i Emergjencave për koncerin e Kanye West/ Blushi: Skandal që turpëron vendin, SPAK të nisë menjëherë hetimet

13 Korrik 2026, 14:26 Nga D.S
Akuzat për 4.2 milionë euro nga Fondi i Emergjencave për koncerin
Tedi Blushi

TIRANË- 

Deklarata e Blushit:

“Shqipëria është sot në qendër të mediave ndërkombëtare jo për ndonjë arritje, por për skandalin e radhës që ka turpëruar vendin dhe ka tronditur opinionin publik, shpërdorimin e 4.2 milionë eurove të taksave të shqiptarëve për financimin e një koncerti privat, në një kohë kur qytetarët jetojnë nën peshën e rëndë të varfërisë ekstreme dhe keqqeverisjes dhe kur shërbimet publike janë në kolaps total.

Në vend që këto 4.2 milionë euro t’u shkonin pensionistëve që nuk përballojnë dot jetesës, familjeve në nevojë, fermerëve që po falimentojnë, spitaleve që vuajnë mungesën e barnave dhe pajisjeve që shpëtojnë jetë, shkollave që mbyllen njëra pas tjetrës apo të rinjve që largohen çdo ditë nga Shqipëria, ato u hodhën për financimin e një eventi privat, pa asnjë lidhje me interesin publik dhe pa asnjë justifikim moral apo ligjor.

Edhe më tronditës është fakti se këto miliona euro janë marrë nga Fondi i Emergjencave.
Ky fond nuk ekziston për luksin dhe propagandën e Kryeministrit. Ai ekziston për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve në rast zjarresh, përmbytjesh, tërmetesh apo fatkeqësish të tjera natyrore. Por për Edi Ramën emergjencë nuk kanë qenë kurrë hallet e shqiptarëve.
Emergjencë është vetëm rënia e propagandës së tij. Emergjencë është fakti se po digjet fasada e mashtrimit, po shembet miti i gjoja paprekshmërisë dhe mos cënimit të një qeverisjeje kriminale që ka prodhuar vetëm korrupsion, varfëri, dhunë dhe shpopullim.

Emergjencë është revolta qytetare që po fundos çdo ditë e më shumë narkoregjimin dhe po nxjerr në dritë grabitjen sistematike të parave publike.
Dhe pikërisht në emër të kësaj “emergjence” politike, Edi Rama vendosi të grabisë edhe 4.2 milionë euro nga taksat e qytetarëve më të varfër të Europës për të financuar një spektakël privat.
Ky është promovimi më i shëmtuar i modelit të keqqeverisjes, arbitraritetit dhe papërgjegjshmërisë që ka shndërruar shtetin në pronë personale të Edi Ramës.
Nëse ky skandal ka shokuar median ndërkombëtare dhe opinionin publik brenda e jashtë vendit, ekziston vetëm një institucion që vazhdon të sillet sikur nuk ka ndodhur absolutisht asgjë, SPAK-u.
Përballë një transaksioni prej 4.2 milionë eurosh nga fondi i emergjencave, përballë përdorimit të parave publike për një aktivitet privat dhe përballë dyshimeve të rënda për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet shtetërore, SPAK vazhdon të heshtë.

Kur bëhet fjalë për opozitën, mjaftojnë thashethemet, indiciet apo kallëzimet më absurde për të ngritur procese spektakolare, për të organizuar konferenca shtypi dhe për të prodhuar shoë mediatik. Kur bëhet fjalë për Edi Ramën, nuk mjaftojnë as 4.2 milionë euro të taksave të shqiptarëve. Hetuesit do të duhet ishin dje dhe jo sot në Kryeministri dhe në çdo institucion që ka autorizuar, miratuar, firmosur apo ekzekutuar këtë pagesë, duke sekuestruar çdo dokument dhe duke marrë në përgjegjësi çdo zyrtar të përfshirë.

Sepse përballë 4.2 milionë eurove të parave të shqiptarëve nuk ka vend për heshtje, justifikime por ka vetëm një detyrim, zbatimin pa hezitimit të ligjit.
Por, pavarësisht heshtjes së SPAK-ut, një gjë është e sigurt.
Edi Rama nuk do t’i shpëtojë kurrë llogaridhënies për barbarinë që ka ushtruar ndaj financave publike. Historia e keqqeverisjes së tij është historia e një narkopushteti që ka trajtuar taksat e shqiptarëve si pronë personale, që ka grabitur fondet, tokat dhe pasuritë publike për propagandë, luks dhe interesa klienteliste, ndërsa qytetarëve u ka lënë varfërinë, dëbimin nëpërmjet axhendës antikombëtare të shpopullimit dhe shkatërrimin e shërbimeve më jetike.
Asnjë propagandë, asnjë koncert, asnjë spektakël i paguar me paratë e shqiptarëve nuk mund ta fshehë këtë realitet.

Asnjë mekanizëm politik dhe asnjë mburojë institucionale nuk mund ta mbrojë përgjithmonë nga përgjegjësia. Sepse paratë publike nuk janë pronë e Kryeministrit ato u përkasin qytetarëve shqiptarë. Dhe për çdo cent të shpërdoruar, për çdo fond të grabitur dhe për çdo vendim që ka cenuar interesin publik, Edi Rama do të japë llogari para ligjit dhe para qytetarëve të Shqipërisë.
Llogaridhënia mund të vonohet, por nuk mund të shmanget”, tha ai.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar