LIVE UPDATES
Politike

Akuzat për lidhjen e Olsi Ramës me Xibrakën, kryeministri: Janë shpifje

Ndër të tjera, ai shtoi se pa Partinë Socialiste, nuk do të kishte reformë në drejtësi dhe stabilitet në punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

15 Prill 2024, 21:13 Nga r.ll
Akuzat për lidhjen e Olsi Ramës me Xibrakën, kryeministri:
edi rama

PARIS- Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar shpifje, akuzat ndaj vëllait të tij, Olsi Rama për lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë, të bëra nga Gazment Bardhi.

Në intervistën për "Real Story", Rama u shpreh se "Bardhi është një çingije që spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës." Ndër të tjera, ai shtoi se pa Partinë Socialiste, nuk do të kishte reformë në drejtësi dhe stabilitet në punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Pjesë nga intervista: 

Balla: I referoheni akuzave ndaj vëllait tuaj?

Rama: Po çfarë mund të pritet tjetër, nga një çingije që hidhet nga prehëri në prehër dhe spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës dhe për të marrë nga padroni i radhës pastaj atë vlerësimin e çingijes më të preferuar. Çfarë mund të bëjë tjetër, çfarë mund të presësh tjetër? Ndërkohë që ana serioze e gjithë kësaj është që pa PS nuk do kishte reformë në drejtësi dhe pa PS, nuk do kishte stabilitet në punën  e SPAK. SPAK-u sot është një organizatë që ka mundësinë të punojë me stabilitet të plotë dhe është i sulmuar vetëm nga një segment i politikës që edhe ata nuk kanë çfarë.. c’mund të bëjë tjetër për të mbijetuar aq sa mund të mbiejtojë dikush që i ka hapësirat të kufizuara. Kështu që, në një hapsirë të kufizuar përpiqet të shpjegojë që ia kanë kufizuar hapësirën se këtu po bëhet në padrejtësi e madhe, një tjetër, hipën nëpër paralele, shtylla, hipën nëpër diga, për të treguar se di të fluturojë..  gjithsesi ai fluturon. Pra, është një situatë që është si rezultat i faktit që drejtësia e re po funksionon. Dhe për sa na takon ne, kemi shumë gjëra të tjera që mund të bëjmë padiskutim dhe që përpiqemi t’i bëjmë çdo ditë. Dëgjoja rastësisht dikë, një tjetër që e kishim harruar, që thoshte, qeverisja është në ditën më të zezë por nuk ka opozitë. Tani, nëse qeverisja, është në ditën më të zezë, në një Shqipëri e cila sot është në ditën e vet më të mirë dhe kjo nuk diskutohet sepse mjafton dhe tepron fakti që në Shqipëri pasi u arrit numri i 10 milionë turistëve vjet. Janar, shkurt, mars kemi 65 përqind më shumë turistë, dhe të gjithë këta vijnë në Shqipëri konsumojnë në Shqipëri, paguajnë netët, vënë në lëvizje një ekonomi të tërë që prek shumë e shumë njerëz dhe këtë e shohim te të ardhurat që vijnë nga taksat. Se të shohësh më shumë taksa pa i rritur taksat duhet të prodhohen më shumë para prej të cilave shteti të marrë taksën e vet. Atëherë nëse kjo është ditë e zezë, ditë të tilla të zeza paçim sa më shumë dhe nga ana tjetër dikush tjetër thoshte e shoh shumë të qetë Ramën dhe kupolën e PS megjithëse po i ikin njerëzit. Tani më vjen shumë keq, unë kuptoj se çfarë është pritur këtu, ça duhet të ndodhë këtu, që të bëhej një drejtësi e re që të konfirmonte që në gjithë ushtrinë e madhe të PS dhe në të gjithë këtë armatë të madhe funksionarësh të ishin të gjithë virgjëresha? Po atëherë pse e bëmë refomën në drejtësi ne? Për çfarë e bëmë reformën në drejtësi? Nëse do ishte kështu. Dhe e fundit për këtë është që, rrihet e këndohet ministrat e Ramës, ministrat e Ramës, po më fal një sekondë, unë kam 10 vjet në krye të qeverisë, 11 pothuajse në shtator, dhe çfarë më numërohet mua…

edi rama olsi rama xibrake

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet