LIVE UPDATES
Politike

Media greke: Kandidatura e Belerit për eurodeputet, një gjemb për Ramën dhe strategjitë e tij për Himarën 

Protothema shkruan se zgjedhja e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, për kandidaturën e Belerit ishte një zgjedhje e guximshme, ndërsa u përball me kritika se kjo do t'i ndërlikonte edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. 

15 Prill 2024, 19:37 Nga r.ll

Media greke: Kandidatura e Belerit për eurodeputet, një gjemb për

GREQI- Media greke "Protothema" ka shkruar se çfarë pritet të ndodhë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg, por që sot u prezantua si kandidat për eurodeputet i partisë greke "Demokracia e Re".

Protothema shkruan se zgjedhja e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, për kandidaturën e Belerit ishte një zgjedhje e guximshme, ndërsa u përball me kritika se kjo do t'i ndërlikonte edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. 

shkrim thuhet se kandidatura për eurodeputet e Fredi Belerit, do të jetë një gjemb për kryeministrin Edi Rama dhe strategjitë e tij të menduara për bashkinë e Himarës. 

Artikulli i plotë: 

Në një lëvizje që përligj luftën e helenizmit të kontinentit verior dhe përpjekjen për të mbrojtur të drejtat e tyre edhe në Himarë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis zgjodhi Fredi Belerin, i cili vazhdon të mbahet në burgjet shqiptare, si kandidat për eurodeputet i Demokracia e Re (ND).

Kryeministri kishte marrë sugjerime për pjesëmarrjen e Fredi Belerit në votimin e PD-së qysh në fillim të muajit mars, kur ankesa e tij në Gjykatën Kushtetuese ishte refuzuar dhe çështja e Bashkisë së Himarës ishte në rrugë pa krye dhe ndërsa tashmë ishte e qartë se nuk kishte asnjë mënyrë për ta detyruar Edi Ramën të pranonte rezultatet e zgjedhjeve. Që nga ai moment diskutimet vazhduan pasi përzgjedhja e Belerit për në votimin e PD-së dhe me shumë shanse për t'u zgjedhur do të ketë shumë më tepër efekte se në ditën e zgjedhjeve teorikisht ai do të mbetet ende në burgjet e Fierit.

Zgjedhja e guximshme e Kyriakos Mitsotakis nuk u bë e lehtë, megjithatë, pasi pati kundërshtime nga disa faktorë që besonin se kandidatura e Belerit do të komplikonte edhe më shumë marrëdhëniet greko-shqiptare, ndërkohë që u shpreh shqetësimi edhe për spekulimet që janë hedhur së fundmi nga qarqet rreth kryeministrit shqiptar, se kanë... prova kundër kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Me përzgjedhjen e Belerit, ND fiton një kartë të fortë në rrugën drejt zgjedhjeve europiane, pasi nuk u drejtohet vetëm vorioepirotëve që jetojnë dhe votojnë në Greqi, por një pjese të rëndësishme të votuesve që kanë një ndjeshmëri të veçantë ndaj vorioepirotëve si dhe për çështjet e politikës së jashtme. Athina ngriti që në momentin e parë çështjen e Himarës, ku tentativa e kryeministrit shqiptar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në këtë Bashki, ka shkaktuar një krizë të rëndë në marrëdhëniet dypalëshe.

Fredi Beleri, nëse dënimi i tij mbetet i tillë, do të lirohet më 12 shtator, pasi sipas ligjit shqiptar, një ditë paraburgim llogaritet si një ditë e gjysmë. Por qeveria shqiptare, duke dashur të shmangë zhurmën e mbajtjes në burg të një eurodeputeti të zgjedhur, me siguri do të udhëzojë Gjykatën të ulë dënimin në seancën e apelit, që pritet të zhvillohet nga data 10-25 maj, në mënyrë që ai të mund lirohet menjëherë më pas.

Sipas informacioneve, qeveria shqiptare po planifikon të zhvillojë zgjedhje të reja në Himarë në qershor, ndaj pa pengimin e Fredi Belerit, me siguri do të favorizojë Vangjel Tavon, një anëtar aktiv i pakicës që natyrisht i përket Partisë Socialiste të Ramës, i emëruar prefekt i Vlorës.

Zgjedhja e Belerit në Parlamentin Evropian do t'i japë zë helenizmit të kontinentit verior dhe sigurisht me rolin e tij të ri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës do të jetë një "gjemb" i madh për strategjitë e kryeministrit shqiptar në Himarë dhe gjithashtu në lidhje me ligjin e rregullin.

Një rezultat i suksesshëm në zgjedhjet europiane do të jetë megjithatë një mesazh pozitiv për kombinimin me të cilin ai fitoi në zgjedhjet e Himarës dhe që me një kandidat tjetër do të përpiqet të pretendojë sërish Bashkinë në zgjedhje të përsëritura.

Pavarësisht se presioni ndaj Tiranës sigurisht që do të vazhdojë të ekzistojë dhe padyshim që Rama nuk do të jetë i lumtur të ketë përballë një eurodeputet nga partia qeverisëse greke të cilin e kishte burgosur , zgjedhja e Belerit do të sigurojë një rrugë shpëtimi nga ngërçi aktual në marrëdhëniet greko-shqiptare.

fredi beleri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet