24 Prill 2024, 17:56
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe akuzat e bëra ndaj reportazhit të RAI 3 ndaj vëllait të tij Olsi Ramës. Në televizionin afër qeverisë Report Tv, Rama tha se akuzat në RAI ndaj vëllait të tij janë çështje personale dhe ai nuk ka pse të ndërhyjë për to. Ndërkohë që ka theksuar se Olsi Rama ka të gjithë kapacitetin të përballet si gjithë të tjerët.
"Sepse nuk është një çështje personale. Unë nuk reagoj për çështje personale. Unë nuk kam reaguar për çështjen e tim vëllai as këtu në Shqipëri. Im vëlla është 55 vjeç. Ka të gjithë kapacitetin e tij dhe detyrimin të përballet si gjithë të tjerët. Kështu që ajo është një çështje që i takon këtu tani drejtësisë. I takon SPAK, Gjykatës Speciale. Të vendosin kush është fajtori në këtë. Aty ka një pjesë që më lidh mua, kam bërë këtë kam bërë atë. Dhe për atë pjesë më duket se është padia numër 22, e imja për këta shqiptar që janë bartës të atij mallkimi që kanë shqiptarët që nga 1912," tha Rama.
Reportazhi i emisionit 'Report' në "Rai 3", i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.
edi rama olsi rama
Politike
24 Prill 2024, 17:49
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se opozita të cilin thotë se e kanë futur veten në një batak me duart e v...
Politike
24 Prill 2024, 17:40
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama duke zgjedhur vetë një televizion pranë qeverisë sëtij, u shpreh se në emisionin e...
Politike
24 Prill 2024, 17:30
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish të flasë për reportazhin e televiozionit RAI 3, që nxorri skan...
Politike
24 Prill 2024, 17:16
I.A
Rama dhe Meloni
TIRANË- Amnesty International theksoi si shqetësime në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqip&e...
Politike
24 Prill 2024, 16:28
I.A
Adriana Kalaja
TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka bërë me dije se sot ka kallëzuar në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Basha d...
Politike
24 Prill 2024, 16:20
S.B
Ivi Kaso
TIRANË- Sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka reaguar me një deklaratë n&eum...
Politike
24 Prill 2024, 15:16
I.A
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar ditën e sotme kërkesën e bërë nga grupi Parlamentar i Pa...
Politike
24 Prill 2024, 14:52
I.A
Faik Basha
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë në bashkinë e Kamzës, Faik Basha me një postim në rrjetet...
Politike
24 Prill 2024, 14:46
r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një deklaratë...
Politike
24 Prill 2024, 14:13
r.ll
pamje nga aeroporti i hanoverit
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj është bërë dhe njëherë protagonist ditën e ...