LIVE UPDATES
Politike

AfD dhe Donald Trump/ DW: Go West! Si po rriten kontaktet me republikanët

AfD duket se po rrit kontaktet me kampin e Trumpit në SHBA. Mediat raportojnë për disa udhëtime të politikanëve të AfD-së në Uashington.

6 Tetor 2025, 09:05 Nga I.A
AfD dhe Donald Trump/ DW: Go West! Si po rriten kontaktet me republikanët
Krerët e AfD në Bundestag

Politikania e AfD-së, Beatrix von Storch, është kryesisht e panjohur në politikën e jashtme gjermane dhe ky fakt e bën takimin e saj në SHBA në shtator 2025 edhe më interesant. Në kryeqytetin e SHBA-së, Uashington, ajo u takua me përfaqësues të administratës amerikane, pra bashkëpunëtorë të Presidentit Donald Trump - në një ndërtesë brenda Shtëpisë së Bardhë. Von Storch dhe media të ndryshme gjermane raportuan për këtë takim.

Midis bashkëbiseduesve të saj ishin punonjës të zyrës së Zëvendëspresidentit të SHBA-së JD Vance, përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Von Storch shkroi në rrjete: "Shumë e hapur, konstruktive dhe me synime të qarta."

Debat mbi lirinë e mendimit

Sipas Zëvendëskryetares së grupit parlamentar të AFD-së në Bundestag, tema kryesore e diskutimit ishte liria e mendimit. Pas vizitës së saj në SHBA, von Storch i tha stacionit radiofonik zviceran online Kontrafunk: "Ata janë të interesuar për kufizimet e lirisë së shprehjes dhe censurën në Gjermani." Kontrafunk u themelua nga gazetari gjermano-zviceran Burkhard Müller-Ulrich, i cili është vetë anëtar i AfD-së.

Kjo është një temë që ekstremisti i krahut të djathtë AfD e ka trajtuar vazhdimisht për një kohë të gjatë. Ajo që partia kritikon si kufizime të lirisë së shprehjes janë shpesh vendime gjyqësore kundër politikanëve të partisë që kanë shkelur ligjet në fuqi. Për shembull, kryetari me ndikim i degës së AfD-së në shtetin e Thuringisë, Björn Höcke, u dënua me dy gjoba në vitin 2024 për përdorimin e sloganeve nga grupi paramilitar famëkeq i epokës nacionalsocialiste Sturmabteilung (SA) i Adolf Hitlerit në fjalimet e tij zgjedhore. AfD rregullisht i diskrediton vendime të tilla si të motivuara politikisht.

Kundër migracionit, kundër "woke"

Në takimin midis përfaqësuesve të administratës amerikane dhe vizitorëve nga Gjermania, fokusi kryesor ishte në politikën e brendshme gjermane - AfD padyshim pati mundësinë të promovonte në mënyrë aktive kauzën e saj.

"Ju e dini që partia AfD është kryesisht dakord me politikën qeveritare të Trump", shpjegoi Von Storch në emisionin "Kontrafunk". Kjo është veçanërisht e dukshme me temat e mëposhtme: "Kundër islamizimit, kundër migracionit, kundër Woke".

Në fushatën parazgjedhorepër zgjedhjet federale në fillim të këtij viti, AfD ka marrë mbështetje të madhe nga SHBA-të. Në një fjalim të paharrueshëm nga Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai mbështeti bashkëpunimin e partive gjermane me AfD-në radikale të krahut të djathtë.

Në konferencën e partisë AfD, pak para zgjedhjeve federale në shkurt, bashkëpunëtori i ngushtë i Trump asokohe, multimiliarderi Elon Musk, iu bashkua thirrjeve për votimin e kësaj partie dhe biseda me Weidelu transmetua drejtpërdrejt në rrjetet e tij. Musk foli me entuziazëm për AfD-në dhe u tha votuesve gjermanë se, siç tha ai, vetëm AfD mund ta "shpëtojë" Gjermaninë.

Kontaktet me SHBA-në dhe promovimi i AfD-së
Politologu dhe eksperti i ekstremizmit të krahut të djathtë Armin Pfahl-Traughber është i kujdesshëm në lidhje me ndikimin e bisedimeve të tilla në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Gjermanisë. Ai nuk pret që AfD të fitojë më shumë peshë në skenën politike: "Nuk mendoj se qeveria amerikane do t'i intensifikojë domosdoshmërisht këto kontakte në këtë pikë, sepse AfD nuk është ende një lojtar kyç në politikën gjermane", shpjegoi Pfahl-Traughber në një intervistë me DW.

Megjithatë, këto kontakte kanë qenë të dobishme për AfD-në në politikën gjermane: "Ky afrim me administratën Trump në fakt do të thotë një përmirësim në statusin e kësaj partie".

Brenda AfD-së, marrëdhënia me SHBA-në ka qenë prej kohësh një temë e diskutueshme. Ekstremistët e krahut të djathtë e shohin vendin si "vatër" të një shoqërie moderne të imigracionit. Dhe partitë si AfD fajësojnë migracionin për pothuajse të gjitha problemet sociale.

Shumë ideologë brenda partisë kanë flirtuar pak a shumë hapur me presidentin autoritar rus Vladimir Putin dhe politikat e tij të ashpra. Për shembull, goditja e lëvizjes LGBTQ të Rusisë nga Putini është pritur me miratim brenda AfD-së.

Politologu Armin Pfahl-Traughber e përshkruan afrimin në rritje të AfD-së me SHBA-në jo si afrim me vetë vendin, por me SHBA-në nën Donald Trump: "SHBA-ja e Trumpit ka ngjashmëri të dukshme me pikëpamjet e AfD-së."

Trump dhe AfD: të bashkuar në pikëpamjen joliberale

Të dyja partitë ndajnë një pikëpamje thelbësisht joliberale për shoqërinë. Në këtë drejtim, liria e shprehjes vlen vetëm kur bëhet fjalë për lirinë e mendimit të dikujt. "Tani që ka kufizime në lirinë e medias në SHBA, nuk e kam dëgjuar vërtet udhëheqësen e AfD-së, Alice Weidel, të bëjë thirrje për 'lirinë e fjalës'", tha Pfahl-Traughber për DW.

"Por këto janë standardet e dyfishta të zakonshme, të cilat sigurisht nuk janë të rralla në këtë spektër." Pas vizitës së Beatrix von Storch në Uashington, delegacioni i ardhshëm i AfD-së së shpejti do të udhëtojë përtej Atlantikut: në fillim të tetorit, anëtari i Bundestagut nga AfD-ja, Markus Frohnmaier, do të jetë në kryeqytetin e SHBA-së për ato që thuhet se janë bisedime politike./DW

beatrix von storch

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet